Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes

Shko poshtë

Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes Empty Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 21, 2012 9:51 pm

Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes


Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes Protesta-vv
Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës përfundoi, me disa domate të hedhura në këtë objekt, në shenjë kundërshtimi me bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Disa nga protestuesit kishin arritur të depërtojnë brenda oborrit të qeverisë, nëpërmjet derës së pasme të rrethojave të kësaj ndërtese.

Protesta e VV-së u zhvillua me rastin e vizitës së Robert Kuperit në Prishtinë, ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në bisedimet teknike.

Kuper pritet të zhvillojë takime me shefen e delegacionit kosovar në këto bisedime, Edita Tahiri, por zyrtarisht asnjë informacion nuk është dhënë për këtë vizitë.

Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes Protesta-vv4


Një ditë më parë, diplomati evropian ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me këshilltarin e presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq.

Në deklaratën që ka lëshuar Presidenca serbe pas takimit thuhet se “bisedimet e deritashme janë element i rëndësishëm për arritjen e konsensuseve ndërmjet faktorëve politikë në Serbi".

“Ky është njëri nga synimet e presidentit të Republikës dhe parakusht thelbësor për realizimin e interesave të Serbisë në Kosovë”, transmeton Presidenca serbe deklaratën e Gjuriqit.

Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes Protesta-vv2

Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes Protesta-vv1

Përfundon me domate protesta e Vetëvendosjes Protesta-vv3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi