Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj

Shko poshtë

Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj Empty Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2015 3:24 pm

Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj


Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj Largea_unnamed1434968420


(E plotesuar) - Pas një takimi të gjatë në mes të përfaqësuesve të fshatit Llapushnik dhe kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, është arritur marrëveshje që për një muaj të pezullohen punimet për ndërtimin e kishës dhe varrezave katolike.
Ramadan Gashi, përfaqësues i fshatit tha se për ata në këtë muaj të Ramazanit ka qenë një provokim shumë i rënd dhe nuk do të lejojnë që në atë pjesë të ndërtohen as varreza dhe as kisha.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku tha se do të veprojnë komfor ligjit, ndonëse tha se në komunë nuk ka arritur kërkesë për ndërtimin e kishës.
Ai shtoi se kërkesa për ndarjen e parcelës për varrezave ka qenë në komunë që nga viti 2005, por se ende nuk di për veprime e mëtutjeshme.


Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj Protest22062

Banorët e Llapushnikut protestojnë para Komunës së Drenasit


Qindra banorë të fshatit Llapushnik dhe rrethinë po protestojnë para Komunës së Drenasit, ku po kundërshtojnë vendimin për ndërtimin e një kishe në fshatin e tyre.
Në emër të protestuesve foli Bujar Thaçi, i cili tha se në atë pjesë nuk do të duhej të ndërtohej asgjë për shkak se është zonë e mbrojtur e Betejës së Llapushnikut.


Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj Protest22063

Ata po kërkojnë takim me kryetarin e Drenasit, Nexhat Demaku.
Ndërkohë në duar po mbajnë pankarta ku shkruan “Shtëpia e Zotit nuk bëhet me dhunë”, “Stop Ipeshkvisë”, “Ne nuk kërkuam ndarje, ata po kërkojnë”.


Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj Protest2206
Përfundon protesta, punimet për kishën pezullohen për 1 muaj Protest22061

Vazhdon protesta në Llapushnik


Banorët e fshatit Llapushnik të Drenasit vazhdojnë protestën për të kundërshtuar kërkesën e Ipeshkvisë së Kosovës dhe vendimin e Komunës e Drenasit, për mënyrën e ndarjes së parcelës, siç thonë ata kundërligjore për besimtarët katolik të këtij fshati.
Protesta është e katërta me radhë dhe do të fillojë në ora 10:00.
Sipas organizatorëve të protestës, kjo ndarje ka ndodhur pa votim në Asamblenë Komunale, pa i pyetur banorët e fshatit dhe ka nxitur shumë reagime nga ana e bashkëfshatarëve, banorëve të fshatrave tjera përreth dhe OVL e UÇK-së, për arsye se parcela ku është ndarë, është shpallur Zonë e Mbrojtur e UÇK-së para 3 viteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi