Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së

Shko poshtë

Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së Empty Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 28, 2012 6:00 pm

Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së


Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së Florini-kamishiPërleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së Selimi-gashi

Deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë përleshur fizikisht para tek dalja e Kuvendit të Kosovës.

Ky sulm ka ardhur derisa deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për këtë organizatë, me ç’rast ka reaguar Selimi, duke i thënë atij se unë flas për këtë çështje.

Pas përleshjes fizike në mes tyre, ka ndërhyrë policia dhe i ka ndarë ata, ndërsa pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër në mes të deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Meqenëse Kamishi është gjakosur në fytyrë, atij i kanë ndihmuar bashkëpunëtorët e tij që të largohet nga Kuvendi, duke e dërguar në drejtim të oborrit të Qeverisë, ndërsa Krasniqi momentalisht ndodhet në hollin e Kuvendit – i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin.

Në këtë përleshje janë inkuadruar edhe bashkëpunëtorët e deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së, përkatësisht shoferët dhe truprojat e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi