Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria evropiane heton 3 miliardë euro në Kosovë

Shko poshtë

Prokuroria evropiane heton 3 miliardë euro në Kosovë Empty Prokuroria evropiane heton 3 miliardë euro në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 30, 2012 12:18 am

Prokuroria evropiane heton 3 miliardë euro në Kosovë


Prokuroria evropiane heton 3 miliardë euro në Kosovë KEK-u-1
Fjala është për 11 dosje

Parlamenti Evropian dyshon për shpërdorime masive të fondeve ndërkombëtare për Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Aeroportin e Prishtinës.
Nga Strasburgu sapo është caktuar një fond prej 111 milionë eurosh për 3 mijë personat e angazhuar në kuadër të EULEX- it në Kosovë.
Ky fond do të shërbejë për shtyrjen edhe për një vit të mandatit të këtij organizmi, që u ka kushtuar në katër vjet taksapaguesve evropianë më se 500 milionë euro.
Ndërkohë, Prokuroria evropiane e Kosovës ende nuk po arrin të zgjidhë "enigmën" e shpërdorimit të fondeve evropiane, të destinuara për Kosovën, që i ishin dhënë UNMIK-ut nga viti 2000 deri më 2008-ën për të përgatitur kalimin e pushteteve.
Fjala është për 11 dosje lidhur me hetimin se ku kanë shkuar 3 miliardë euro financime për rindërtimin e Kosovës drejt një shteti të pavarur, transmeton media shqiptare një shkrim të gazetës italiane "La Repubblica".
Eurodeputeti socialist Pino Arlacchi, i njohur në krijimin e Drejtorisë Hetimore Anti Mafia në Itali në vitet '90 dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka kërkuar të sqarohet qëndrimi i Komisionit Evropian lidhur me probleme të shpërdorimit të fondeve të përdorura në aeroportin e Prishtinës dhe shoqërinë e energjisë elektrike të Kosovës.
Këto dy subjekte kanë qenë përfituesit kryesorë të 3 miliardë eurove fonde ndërkombëtare, që u dhanë nga donatorët në arkat e UNMIK-ut.
Dy të tretat e këtij fondi u dhanë vetëm nga BE-ja, pavarësisht nga paralajmërimet për rrezikun e mashtrimeve që bënë, si Gjykata Evropiane e Llogarive, ashtu edhe disa auditues të pavarur.
Si aeroporti, ashtu edhe Korporata Elektro Energjetike u vendosën nën komisariatin e UNMIK-ut, ashtu si dhe të gjitha entet e dikurshme shtetërore të epokës komuniste.
Sipas tij, EULEX po pengon dhënien e një informacioni të plotë, sidomos lidhur me Korporatën. Një kërkesë që i ishte dorëzuar Olli Rehnit, komisionar për Zgjerimin në vitin 2008, nga parlamenti evropian për sqarime, nuk mori nga ky i fundit përgjigje deri në përfundimin e mandatit të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi