Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria heton pagesën e avokatit Karim Khan nga Fatmir Limaj

Shko poshtë

Prokuroria heton pagesën e avokatit Karim Khan nga Fatmir Limaj Empty Prokuroria heton pagesën e avokatit Karim Khan nga Fatmir Limaj

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 8:08 pm


Prokuroria heton pagesën e avokatit Karim Khan nga Fatmir Limaj


Prokuroria heton pagesën e avokatit Karim Khan nga Fatmir Limaj F1_12fatmi-futja-vule-fotos-jpg1347433124


Prishtinë, 12 shtatorMbrojtja nga akuzat për krime lufte Fatmir Limajt i është kthyer në rrethanë rënduese në rastin e korrupsionit. Rreth një milion euro besohet se ka paguar avokatin nga Londra Karim Khan, gjatë gjykimit në rastin “Kleçka”. Por burimi i kësaj shume parash po konsiderohet i dyshimtë nga prokurori gjerman Johannes Picke, i cili është përqendruar në hetimet për shpëlarje parash nga Fatmir Limaj, dy vëllezërit e tij, Demir e Florim Limaj, si dhe Endrit Shala.

Burime nga procesi hetimor i kanë thënë “Kohës Ditore” se pas pagesës së avokatit Khan janë ngjallur dyshime për pastrim parash nga ana e Limajt dhe vëllezërve të tij. Prokurori po pretendon se pagesa është bërë me para të pista, derisa Limajt thonë se burimi i këtyre parave është i pastër dhe rrjedh nga shitja e një toke.

Gjerësisht dhe sa është paguar Karim Khan në këstin e parë dhe sa më pas në këstin e dytë, lexoni sot në “Koha Ditore”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi