Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi “hesape” të pa pastruara me shtetin helvetik

Shko poshtë

Thaçi “hesape” të pa pastruara me shtetin helvetik Empty Thaçi “hesape” të pa pastruara me shtetin helvetik

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 03, 2012 9:41 pm

Thaçi “hesape” të pa pastruara me shtetin helvetik


Thaçi “hesape” të pa pastruara me shtetin helvetik Thaqi-03
Kryeministri Hashim Thaçi si i pari i vendit nuk u distancua nga veprimet e bashkëpartiakut të tij, Azem Syla (PDK). Që së paku t’i kërkonte ndjesë Zvicrës. Ky i fundit kishte mashtruar këtë shtet për të përfituar franga duke prezantuar dokumente mjekësore se është i marrë psikikisht.

Zvicra është shteti mik që ka përkrahur dhe vazhdon ta mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe popullin e saj. Por nuk del të jetë kështu edhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Dy ditë më parë askush nga zyrtarët e këtij shteti nuk e priti Thaçin, derisa ky bridhte nëpër Gjenevë. Arsyet nuk u bënë publike. Thaçi u sorollat anës liqenit të Gjenevës, së bashku me Vlora Çitakun (PDK), Besim Beqajn (PDK), Petrit Selimin (PDK). Në këtë vizitë Thaçi ja doli që në një shkollë private të marr titullin Doctor Honoris Causa të Shkollës së Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Po të donin autoritetet e Zvicrës që ta nderonin Thaçin, do ja jepnin një titull nderi në Universitetin e Cyrihut, i cili ka renome botërore. Kjo nuk ndodhi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi