Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare

Shko poshtë

Vitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare Empty Vitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 09, 2012 12:00 am



Vitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare


Intervistë ekskluzive me kryetarin e Qendrës Kulturore Shqipëtare në Shtuttgart, z. VITOR SPAQI

Vitor Spaqi ka lindur në qytetin e Pizrenit, shkollën fillore e kreu ne Velezhë, kurse gjimnazin në Prizren. Studimet i filloi në Prizren, mirëpo për shkak të gjendjes së vështirë politike nuk arriti ti përfundoj studimet. Vitori deri në moshën 22- vjeçare jetoi në periferi të Prizrenit, ne kilometrin e 6 - të, ne fshatin Shpenadi.

Vitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare 0_130x156_images_stories_Autor_RamizDermaku2

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU

Kur keni emigruar në Gjermani, dhe çka ju shtyri?




Vitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare 0_250x315_images_stories_2012_vitor-spaciVitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare 0_250x315_images_stories_2012_vitor-spaci
Vitor Spaqi - Foto Muhamet Hoxhaj
Vitor Spaqi:Edhe unë si shumë të rinjë për ti shpëtuar shërbimit ushtarakë serb dhe gjendjes së rëndë materiale në vitin 1991, u detyrova të emigroj në Gjermani.

Kur u themelua Qendra Kulturore Shqiptare në Shtuttgart?

Vitor Spaqi: Në bisedë me disa kolegë mësova se ne Shtuttgart, funksionon Qendra Kulturore – Artistike. Unë pa hezitim shkova dhe u anëtarësova ne te. Pasë disa dite disa shokë të mij më ftuan që ne të shkojmë në një tubim të QKSH, posa kuptova qëllimin e takimit, pra atë ditë mbahej Kuvendi zgjedhor. Të bëhem anëtarë i shoqatës, më shtyri gjendja e vështirë ne të cilën ndodhej shoqata. Dhe thashë, siq thotë populli; të vëjë edhe unë një gurë mbi murë. Unë personalisht jam antarësur në janar të vitit 2011. Disa miqë e shokë të mijë më informuan që SHKA në Shtuttgart mbanë Kuvendin zgjedhor dhe analizën e punës së shoqatës. Mirëpo, më vonë u informova se kjo shoqatë kulturoro artistike nuk është e regjistruar tek organet kompetente gjermane. Në mbledhje pjesa dërmuese e pjesëmarrësve ishin për funksionimin e shoqatës, shumë mërgimtarë shprehen gatishmëri që kjo shoqatë ta vazhdojë aktivitetin e saj si dhe të bëhet regjistrimi i saj tek organet kompetente gjermane.

Pasë zgjedhjes suaj si kryetarë i Q.K.SH.SH-të , si duket kanë filluar aktivitetet , na trego cilat janë ato?

Vitor Spaqi: SHKA-ke në Shtuttgart është regjistruar tek organet kompetente gjermane në muajin maj të vitit 2012. Ne e ndiejm vehten të pamvarur dhe i kemi të gjitha të drejtat siq i kanë edhe shoqatat tjera në Gjermani. Shoqata jonë është anëtare e të gjitha forumeve në Shtuttgart. Sa i përket aktiviteteve ne jemi edhe antar te forumit te kulturave ne Shtuttgart , pra tani jemi pjesë përbëse e këtij institucioni, dhe kuptohet që ne të ardhmën të kemi edhe aksione të përbashkëta dhe një bashkëpunim të shkëlqyer, ne të gjithë sektorët; ne kulturë, sport, ashtu edhe në aktivitete humanitare.

Sa anëtarë aktivë numëron SHKASH –në Shtuttgart, dhe cili është programi juaj, ne të ardhmen?



Vitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare 0_300x292_images_stories_2012_logo-qendra-kulturoreVitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare 0_300x292_images_stories_2012_logo-qendra-kulturore
Logo - Qendra Kulturore në Shtutgart
Vitor Spaqi:Shoqata ka dikun rreth 70- antarë të rregullt, të cilët me vetë dëshirë e kanë pranur statutin dhe programin e Qendrës Kulturore Shqipëtare, dhe vullnetarisht janë anëtarësuar. Që nga ditët e para të themelimit dhe zyrtarizimit të QKSh-re, e deri më sot, numri i anëtarëve po vie duke u shtuar për çdo ditë. Komuniteti shqipëtar është shumë i interesuar që edhe kjo Qendër Kulturore Shqiptare të jetë aktive dhe produktive.

Z. Spaqi, ç‘farë marëdhënje keni me palën gjermane, apo thënë shkurtë, ç’farë bashkëpunimi keni me shoqatat humanitare gjermane?

Vitor Spaqi: Pikësynimi ynë kryesor është që ne Qendrën Kultutrore Shqipëtare, kurrë nuk do të lejojmë që njerëzit të viejn dhe t’i shprehin bindjet e tyre partiake.., sepse kjo është Qendër Kulturore Shqipëtare – Kombëtare e jo partiake. Kurse programi i Qendrës Kulturore Shqipëtare, është që në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditat, historinë, kulturën tonë kombëtare. Në shoqatën tonë do të përgaditen aktivitete të ndryshme kulturore, humanitare, sportive dhe artistike e në anën tjetër do të bëjmë përpjekje që gjeneratat e reja të cilat po rriten në diasporë të përgatisin programe të ndryshme; arsimore, kulturore, sportive, humanitare, etj., dhe çdo herë do të jemi të hapur dhe do të bashkëpuniojmë edhe me shoqatat tjera shqipëtare dhe gjermane, që veprojnë në Shtuttgart, e më gjërë. Momentalisht marëdhënje të mira kemi me shoqatën; “Pavarësia“, Klubin e Futbollit; “Besa“ të Shtuttgartit, pra në bashkëpunim me këtë klub ne do të marrim pjesë në lojërat Internacionale që do të mbahen me 8.07.2012 në fushat sportive të TSV.Shtuttgart-Mylhauzen.

Ditë më parë në Shtuttgart, u bë promovimi i Shoqatës, në anën tjetër unë posedoj informacione se Q. K.SH.SH, ka funksionuar edhe më parë.. pse ndodhë kjo ?

Vitor Spaqi: Po ju po pyesni cilat janë aktivitetet?!.., ne jemi në fazën fillestare të ndërtimit, përpunimit dhe përgatitjes së planprogramit të shoqatës. Është faktë se ne kemi bërë një ndryshim në kryesi. Në mbledhjen e fundit mua më zgjodhën kryetar.

Në ftesën që më keni bërë për pjesëmarrjen time në këtë promovim, shihet se Q.K.SH-re në Shtuttgart, tani i ka dhënë një detyrë të rëndë vetes, sa mund ti realizoni këto premtime?




Vitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare 0_300x225_images_stories_2012_vitor-spaci---muhamet-hoxhajVitor Spaçi: Në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditën, historinë, kulturën tonë kombëtare 0_300x225_images_stories_2012_vitor-spaci---muhamet-hoxhaj
Vitor Spaqi dhe Muhamet Hoxhaj gjatë një takimi kulturor në Kircheim Teck
Vitor Spaqi:Në Shtuttgart, jemi betuar se do të angazhohemi maksimalisht dhe nuk do të kursejmë kohë asë mjete materiale vetëm e vetëm që ta realizojmë planin dhe programin e punës së Shoqatës. Ne përmes shoqatës sonë do të bëjmë orvatje titanike që shoqata jonë të jetë një miniambasadë, një piktakim për bashkëatdhetarët tanë në Shtuttgart e më gjerë. Në shoqatën tonë do të përgatiten aktivitete të ndryshme kulturore, humanitare, sportive dhe artistike. Gjithashtu një interesim të veçantë na kanë premtuar edhe përfaqësuesit e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtuttgart, pra nga ajo do kemi një përkrahje morale (nga i gjithë stafi i Konsullatës.., ndoshta edhe materiale…,). Një përkrahje dhe bashkëpunim kemi edhe nga dy përfaqësit fetare, si nga ajo myslimane ne krye me - Hoxhë Asbiu dhe At Marjan Lorenci. Komuniteti shqipëtar është shumë i interesuar që edhe kjo Qendër Kulturore Shqiptare të jetë aktive dhe produktive. Kurse programi i Qendrës Kulturore Shqipëtare, është që në kuadër të kësaj Qendre t’a ruajmë; gjuhën, traditat, histrorinë, kulturën tonë kombëtare.

a) Të zhvilloj aktivitete muzikore, artistike, sportive dhe humanitare. Te krijojmë një atmosferë vëllazërore pa dallim vendi, krahine, besimi a po bindje politike. Të organizojmë e kremtojmë festat kombëtare, të mbajmë kontakte të rregullta me instuticionet gjermane, shoqatat, si dhe me personalitete të ndryshme politike, kulturore, arsimore, sportive etj. Me qëllim të krijimit të një bashkëpunimi të përbashkët të shoqatave kulturore, sportive, humanitare, etj.

b) Si gjithnjë, iu jemi mirënjohes palës gjermane, tek të cilët ne momentet më të vështira e ndihmuan popullin tonë, nga çdo pjesë të Shqipëris natyrale që vinin ata. Këta i ndihmuan Shqipërisë edhe gjatë “revolucionit“ demokratik, pastaj luftës së fundit në Kosovë, si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndihmat nuk u ndalen me kaq, komuna e Shtuttgartit, po bënë përpjekje për inkuadrimin e gjeneratave të reja, sidomos femrës shqipëtare në jetë shoqërore. Ne kuadër të të gjithave ato që i ceka më lartë, është edhe favorizimi i ruajtes dhe kultuvimit të vlerave tona kombëtare shqiptare. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë, edhe me institucionet Gjermane. Ne jemi gjithnjë në kontaktë me shoqatat gjermane, mbi rrjedhat e aktiviteteve, si në kulturë, sport, teatër, mbajtjen orëve letrare etj.

c) Është e vërtetë se ne kemi bërë promovimin e Q.K.Sh. me 5 maj të këtij viti, menduam se do të jetë ndoshta një rast që ne të prezentohemi ashtu siq i ka hije, dhe ashtu siq është më së miri. Në takimin me organet kompetente gjermane ne kemi shpalos Programin dhe Statutin e SHKA-ke, aty kemi prezentuar Logon të cilen na e përgatiti (falasë- z.Agon Ushaku. Me iden e bashkimit të hartës së; bashkuar Shqiptare, pra kemi prezentuar; de Facto dhe de Juro, këtë Institucion. Kurse ne pyetjen tuaj se ky asociacion ka ekzistuar edhe më parë, ju keni informacione se ka egzistuar ky Asociacion edhe me par! Është një gjë e shkëlqyer kur veprimtartë tanë ne një mënyre apo tjetër bënë përpjekje që të kontribojnë në bashkimin e Intelektualëve por edhe bashkëatdhetarët tanë, kryesorja është që; Trageti lundron në atë drejtim, ku ne edhe kemi arritur sot. Pra tani jemi Institucion me të gjitha të drejtat legjitime, pra nuk kemi probleme teknike të asnjë forme. Ju e dini se për të ekzistuar një në Gjermani, ajo duhet të regjistrohet, të ketë numrin e amzës, një logo prezentuese etj.

d) Detyrat që i kemi marrë gjithësesi do ti realizojmë, sepse duke i realizuar detyrat e shoqatës ne i ruajmë vlerat tona kombëtare. Që nga dita e lindjes thuhet, ne duhet ruajtur vlerat tona kombëtare, kështu thotë Zoti dhe shkenca. Ditën qe na fali zoti, për ti ruajtur vlerat tona kombëtare është diçka e shenjtë, për ti prezuentuar ne botën ku ne jetojmë, është suksesë, nderë dhe krenari e atyre vllezërve dhe motrave tona që derdhen gjakun për Lirinë e Kosovës. Andaj detyrë imediate, kulturë, e respektë është që ti nderojmë ata të cilët sakrifikuan edhe jetën për çlirimin e Atdheut.

Punuar me 29.06.2012 / Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi