Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Joserioziteti e dëmtoi Korin dhe Filharmoninë - Operën e Kosovës

Shko poshtë

Joserioziteti e dëmtoi Korin dhe Filharmoninë - Operën e Kosovës Empty Joserioziteti e dëmtoi Korin dhe Filharmoninë - Operën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2008 3:10 am

Joserioziteti e dëmtoi Korin dhe Filharmoninë - Operën e Kosovës


Shkruan: Mr. Ilir Ramadani


 


Arti nuk ka gojë, por ka gjuhë specifike, ai të bën të ndieshëm dhe të prek në instiktin njerëzor. Qasja e drejtë artistike e begaton jetën e njeriut gjatë rrugëtimit nëpër sfidat e jetës, duke krijuar një përkufizim dhe filozofi të qartë për kulturën dhe rëndësinë e saj. Muzika është art kohor që përcjell te publiku emocione të atilla që nuk mund të përçohen përmes arteve të tjera (sepse gjen rrugën e depërtimit shumë më lehtë dhe me pak vështërësi). Këto emocione kësaj radhe tek shtresa intelektuale i përcolli Kori dhe Filharmonia Opera e Kosovës, me përformim para publikut prishtinas, të një niveli jo të kënaqshëm estetik. Faktor kryesor që e bën një paraqitje të suksesshme, është qasja e duhur dhe e drejt ndaj artit dhe shtresës intelektule, që ata mos ta ndiejnë veten e tyre të fyer. Performimi dha një pasqyrë të një nivel të ultë të individëve që performuan (si atyre vokal, gjithashtu edhe instrumental). Së pari ishte një vetkënaqësi nga ana e solistëve, që është një gjë e dëmshme për ta, por edhe për ngritjen e tyre artistike ne të ardhmën (sepse mund të performosh çdo ditë e të mos jesh në nivel të barabart me artistët e cilitdo vend tjetër). Ne vetën kënaqemi e kënaqemi. Urojmë njëri tjetrin pa e çarë kokën me të vërtetë se si ishte paraqitja jonë (dhe vallë këtë e bëjmë nga mosazhurimi dhe ndjenja për të bukurën në art). Nga vetëkënaqësia kemi vetëm dëme e assesi nuk jemi realë dhe të përgjegjshëm. Serioziteti është ilaçi më i preferuar për t'iu shmangur të dëmshmes. Punë, angazhim, seriozitet dhe me përkushtim, por pa vetëkënaqësi të tepruar mund të arrijmë atë që bota e qytetëruar e ka arritur me shekuj. Edhe pse koncertin e dirigjoi një njeri me mjaft vlerë, me një diapazon të gjerë artistik, me një shpirt të madh prej artisti, i cili koncertoi nëpër shumë vende të botës, por kësaj radhe nuk pati rastin që të bëjë gjënë më të mirë dhe e dini pse? Sepse artistët kosovarë ishin të tejkënaqur me atë që e shpalosën, duke u bërë pjesë e një gjenerate gati të dështuar (me përjashtin të një pakice prej tyre). E themi këtë sepse vetëm krahasimi të jep mundësinë më të mirë për të qenë pjesë e një rendi me vlerë estetike. Solistët kosovarë duhet të jenë vetëkritikë, e mos të paraqiten me shumë vetëkënaqësi, e pak seriozitet, sepse e fyejnë veten dhe të tjerët. Neve na mungon shumëçka që botës së qytetëruar nuk i mungon. Atëherë duhet të parashtrohen disa pyetje. Çka i mungon njerëzve në Kosovë? Pse nuk kemi seriozitet? Pse vetëm i marrin gjërat shkel e shko? A me të vërtetë na duhet një riformim edukativ? Këtyre pyetjeve mund t'i përgjigjemi me shumë pak fjalë. Na mungon kultura për punë! Vetëm atëherë kur jemi në gjendje t'i përballojmë me sukses kërkesat estetike, do të bëhemi për lakmi. Pika më e diskutueshme e koncertit, ishte paraqitja tejet e dobët e korit të Filharmonisë së Kosovës. Kjo i dha një imazh të zbehtë këtij evenimenti të organizuar për nder të festës së Vitit të Ri. Një gjë është e qartë, se nuk mungojnë kuadrot solistik (përveç atyre instrumental), por me ta duhet të punohet e të punohet, pa ndonjë lëvdatë të tepruar, sepse performimi i tyre e tregoi të kundërtën e asaj që jemi mësuar ti dëgjojmë. Performime të tilla ndoshta nuk do të kemi në të ardhmën, sepse me të vërtet i kemi kaluar të gjithë kufijtë e artit dhe këtë e kemi bërë për së mbrapshti, duke i dhënë vetes një komoditet, ndërsa po ta kthejmë shikimin kah e vërteta reale, atëherë? A mund të jemi ne në hap me vendet e tjera? Kjo mbetet të shihet në të ardhmen. (Autori është magjistër i estetikës dhe publicistikës)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi