Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahri Xharra:Pse duhet çmuar Mbreti Zog

Shko poshtë

Fahri Xharra:Pse duhet çmuar Mbreti Zog Empty Fahri Xharra:Pse duhet çmuar Mbreti Zog

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 27, 2012 12:38 am

Pse duhet çmuar Mbreti Zog


“Zogu e solli stilin perëndimor të sundimit. Atëherë, një vend i varfër si Shqipëria, çka mund të pritej se mund të bënte më tepër në ato rrethana. Populli frymonte turqisht. Çdo hap për ndërrimin e diçkaje në të mirë të rrjedhës perëndimore ishte bukur i vështirë (Por, po duket më lehtë se sa në kohën e Enver Hoxhës, kur çdo gjë ishte lidhur me Lindjen; si nga ndikimi komunist lindor, ashtu edhe ndikimi pansllav; se sa sot kur këmbë e krye po i kthehemi bab’ dovletit)”...

Fahri Xharra:Pse duhet çmuar Mbreti Zog 371012_100000708279175_1001431702_n

Shkruan: Fahri Xharra

Të gjithë jemi pjesë e historisë sonë. Edhe unë jam pjesë e saj. Të gjithëve na takon historia e jonë; e lavdishme apo e turpshme - ajo është pjesë e jona. Një të mirë e ka historia , ajo na mëson ,e i lumi ai që nxjerrë përfitime të mençura e i mjeri ai që shkon në shportën e saj.

Mbreti i vetëshpallur

Fahri Xharra:Pse duhet çmuar Mbreti Zog 484163_401399683238499_788066613_n

Zogu është mbret i vetëshpallur, sepse që të jesh mbret, sipas disa parimeve monarkiste evropiane duhet të kesh gjak të kaltër. Ku e gjeti gjakun e kaltër Ahmet Zogu që e shpalli nënën e vet mbretëreshë e veten mbret? Ahmet Zogu me paratë, armët dhe izën e Serbisë marshonte me hap të hekurt drejt Tiranës,

A mund të quhet legjitim edhe veprimi i Ahmet Zogut, i shpallur mbret nga Asambleja e formuar në prapaskenat e Lal Krosit me Pandeli Evangjelat e 27-tës, kur burrat më të shquar të politikës dhe të shtetit shqiptar që prej shpalljes së Pavarësisë morën rrugën e mërgimit politik? E njëjta vlen e dhe për Enver Hoxhën,si erdhi ai në pushtet ? Me anën e Serbisë (Miladinat, Mugoshat, Tempot), e mori Shqipërinë. Nuk ishte mbret i shpallur, por me veprime dhe kohëzgjatje të sundimit ,shkuar edhe tejshkuar mbretit të mesjetës.

Zogu e kishte një parlament pa kundërshtarë politikë,e kështu, nuk ishte e vështirë të bënte atë që bëri, madje në fillim e quajti veten plot pompë "Skënderbeu III, Mbret i Shqiptarëve" ( lexo: The Vorld Book Encyklopedia, Vol.18.faqe 9902, 1956 USA). Më pas, duke e parë se kjo tingëllonte disi groteske, e uli tonin duke u quajtur thjesht “Mbret”. Po Enveri e kishte Kuvendin Popullor me kundërshtarë politikë? Kush guxonte t’i kundërvihej; jo as me shikimin e thjeshtë të syrit.

Se si e qysh mbretëroi ky mbret, që Serbia ia bëri peshqesh Shqipërisë, dhe analiza e politikës së tij, janë një çështje tjetër që nuk është me vend ta trajtoj këtu. Ashtu nuk do t`a trajtoj as “mbretërimin” e Enver Hoxhës për pesë dhjetëvjetësha, tri herë më të gjatë se të Zogut.

Pse duhet çmuar Mbretin Zog

Pra, nga cili kënd i vështrimit të shikohet; na del e mira apo e keqja e Mbretit Zogu. Në këtë shkrim dua të flas për mënyrën perëndimore të qasjes së tij të udhëheqjes apo më mirë të themi mbretërimit të tij për vetëm 15 vjet. Aq kohë sa ia lejuan rrethanat e kohës.

Çka bëri perëndimore? Shqipëria e kohës së tij ishte ende “turke” (ne sot jemi! e lëre më atë kohë). Populli frymonte më këngët turke të përkthyera shqip, këndoheshin këngët e mahmudies, këndoheshin mashallahat, inshallahat e allaturkat. (Të njëjta këndohen edhe sot) .Gratë tona me ferexhe e perçe dhe vetëm të përcjella nga meshkujt guxonin të dilnin jashtë shtëpisë. ( E njëjta gjë po tentohet edhe sot, e s`ka burrë politikani që për interes të kombit t`i thotë jo). Atmosferë aziatike në zemër të Evropës. Cili kishte guxuar të bënte më shumë se sa bëri Mbreti. Po, çka bëri Mbreti? Ai u martua me një princeshë Evropiane; deshi ta përzien gjakun e vet me gjakun “e kaltër” sipas parimeve monarkiste. Deshi të sjellë frymë perëndimore. Të kishte qenë aq serbofil ,së paku ishte martuar me ndonjë princeshë të mbretërisë së Karagjorgjeviqëve të Mbretërisë Jugosllave; apo me ndonjë nga ato të Nikolla Pashiqit. Nikolla Pashiqi e ndihmoj me para, me ushtri, po a nuk do ta ndihmonte edhe me ndonjë princeshë ,në mënyrë që të trashë miqësinë me Zogun. Por, kur Zogu, nuk ia përmbushi “kontratën”, thuhet se Pashiqin e rroku pika në zemër. .Pra Zogu nuk u lidh as me Jugosllavinë e as me Turqinë; flitej se edhe Kemajl Ataturku ia kishte pas kthyer shpinën Zogut.

Pra, e solli stilin perëndimor të sundimit. Atëherë, një vend i varfër si Shqipëria, çka mund të pritej se mund të bënte më tepër në ato rrethana. Populli frymonte turqisht. Çdo hap për ndërrimin e diçkaje në të mirë të rrjedhës perëndimore ishte bukur i vështirë (Por, po duket më lehtë se sa në kohën e Enver Hoxhës kur çdo gjë ishte lidhur me lindjen; si nga ndikimi komunist lindor ashtu edhe ndikimi pansllav; se sa sot kur këmbë e krye po i kthehemi babë dovletit)

Çka është mbresëlënëse se ai në atë kohë i kishte pasur nën kontroll punën,veprimtarinë dhe financat e OJÇ-ve të kohës; theksin e kontrollit më të madh në ato të përhapjes dhe financimit të grupacioneve fetare. Sot nuk i kemi as në Shqipëri e as në Kosovë; nëse në emër të demokracisë që shteti mos të ndërhyhej dhe mos të ndikoj në punën e tyre; por financave s`ka kush të iu ikë ( së paku kështu duhet) Sot, ka farë kontrolli financiar mbi to?

Ndërhyrja në të falurit në xhami

Ndoshta nuk është e tepërt të theksohet dhe ndërhyrja e tij në mënyrën e të falurit në xhami Ai e futi në jetë; faljen e namazit në këmbë. Falje shqiptare. Zogu nuk e ndaloi predikimin e fesë,por së paku ndikoi në të mirë që rrymat ekstremiste mos të marrin hov në Shqipëri. Çfarë bën komunistët në Shqipëri: e ndaluan fenë. Çka po bëjnë sot demokratët në të dy shtet shqiptare? Asgjë me të cilën kishin për t’u lavdëruar.

Në shenjë falënderimi për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkrahjes së Presidentit Wilson; Shëngjinin e emërtoi Wilsonville, emër ky që ishte gjer në kohën kur duhej të harrojmë çdo gjë amerikane. Po sot, Shqipëria apo Kosova e bënë ndonjë Presidentville? Ne s’kemi mundësi tjetër të falënderohemi; këtë kishim mundur t`a bënim si e bëri Mbreti Zog.

Njeriu lind njëherë, por njeriu rilind atëherë kur dikush ia shpëton jetën nga vdekja e sigurt. Ajnshtajni vjen në Shqipëri në prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistët gjermanë, për shkak të origjinës së tij hebreje dhe më pas pajiset me një pasaportë shqiptare dhe largohet me këtë pasaportë në drejtim të SHBA-së. Albert Ajnshtajni ka qenë mik i madh. Në regjistrin e vjetër të vitit 1931, AK0 31, në faqen 53/1, ndodhet ky shënim: Sot më datën 10 prill 1931, u paraqit të zyrën e Bashkisë së Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur më 1892 në lagjen Burima të Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisë, me profesion mjek personal pranë naltmadhënisë së tij Zogu i Parë, i cili na jep garanci që Albert Ajnshtajni të bëhet qytetar i Poradecit. Pra, Zogu e kishte edhe vizionin e tij që më vonë i ndihmoi kombit: nën rrezikun nacist ai e shpëtoi Ajshtajnin dhe mijëra hebrenj tjerë duke iu dhënë pasaporta shqiptare dhe vend qëndrim në Shqipëri.

Urtësia e mbretit

Si dhe sa e donte kombin dhe gjuhën? Vetëm një shembull; Në pasaportat e Mbretërisë për qytetarë e asaj kohe shkruhej: Ta dish se fatbardhësija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin Shqiptar; Rueje mirë karakterin komtar dhe kryenaltësin shqiptare; Çdo shqiptar asht vllau i Yt, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë; Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja;Ndero flamurin e atdheut tand; kush nuk e nderon Shejin e komsis shnderon vehten e vet; Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj kët dashuni rueje edhe kur të këthejsh në vendin t`and”. Cilat janë dhe ishin porositë e Fishtës? Të njëjta. Cilat ishin porositë e rilindasve? Të njëjtat. Çka këshillohet dhe porositet sot? E njëjtë.

Mençuria e madhe e mbretit, ikja e tij. Gjithmonë ikja apo mosikja nga froni mbretëror i mbretërve në situata të caktuara është komentuar në mënyra të ndryshme.

“Këndi zotëri,këndi varet nga cili kënd i shikon gjërat” - më thoshte gjeorgjiani plak, në një bisedë rasti në një darkë në Kutaissi (Gjeorgji). Ashtu edhe duket që edhe vetë jeta në tokë varet nga këndi i rrezeve të diellit që rrezatojnë mbi ne.

Alarm! E la Shqipërinë vetëm dhe iku; mblodhi para dhe iku; e vodhi Shqipërinë dhe iku. Parashtrohet pyetja: Çka kishte për të bërë sikur të rrinte? Aty, në këtë rast ishin dy rrugë: ose ta pranonte pushtimin Italian dhe të bashkëpunon me ta, ose ta mbledh një grup patriotësh dhe ta përballojnë armikun; të bien me mijëra viktima; të shkatërrohet gjithçka ashtu kurrë e ndërtuar si duhet, dhe në fund të kapet në ndonjë birucë kanalizimi dhe me sy të miut të pret se ç`po ndodh me te më tutje. (Ju kujtohen Gadafi, Mubaraku?)

Matja e forcave dhe mospajtimi me pushtuesin, atij i ka dhënë një vend në histori: që nuk mund të quhet tradhtar - pra ikja e tij.

Historia e kohërave të vjetra apo ajo e këtyre ditëve po e tregon mençurinë e Zogut ,për hapin e tij të madh të ikjes. Ikja e Zogut dhe me ikjen e tij pengimin e katastrofës kombëtare ,me pasoja shumë të rënda për kombin unë me këndin tim të vështrimit e marr si hap të mençur dhe të guximshëm.

“Këndi zotëri, këndi varet nga cili kënd i shikon gjërat” - më thoshte gjeorgjiani plak.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi