Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Tadici si në livadh të babës

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Tadici si në livadh të babës Empty Xhevat Rexhaj: Tadici si në livadh të babës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 5:46 pm


Xhevat Rexhaj: Tadici si në livadh të babës U1_1
Djegja e Flamujve Dardan me 2005
''QENI I KEQ TA SJELL UJKUN NË TORISHTË''
TADICI SI NË LIVADH TË BABËS
Nga Xhevat Rexhaj
Djegja e flamujve në Prishtinë


Lajmet: Sot në filan shtetin u dogjën flamujt e filan shtetit.
Lajmet. Sot në filan shtetin u dogjën fotografitë e filan Presidentit të filan shtetit.
Lajmet: Sot në filan shtetin u zhvilluan demonstrata të dhunshme kundër vizitës së filan Presidentit të filan shtetit.

Lajmet: Mbrëmë dhe sot në Prishtinë dhe disa qytete të tjera të Republikës së Kosovës u dogjën Flamujt e dizajnuar nga Presidenti I. Rugova, pra Flamujt e Dardanisë, nga Shoqatat e dala nga lufta dhe simpatizant të PDKsë. Fotografitë dhe xhirimet e reporterëve tregonin djegien sikur në vendet arabe duke parë grimasat e atyre që bënin këtë makabritet si të dalldisur se me vetëdije të plotë digjnin Flamurin vërtet me tipare kombëtare shqiptare- DARDANE, simbol që duhej të ishte Flamur Shteti.
Po reagimet; ec e guxo e fol kush...
Iritimet e shumicës së qytetarëve ishin absolute, qytetarët ishin të vetëdijshëm se këso marrie nuk ishte e imagjinueshme as në ëndërr, të digjet Flamuri që përqafohej nga më shumë se 80% e tyre, por ja që ndodhi sikur që kishin ndodhur edhe shumë marrëzira tjera pas lufte kundër vizioneve të ardhmërisë.

Xhevat Rexhaj: Tadici si në livadh të babës U1_2
Pasardhësi i kasapit në Deçan - Kosovë të pavarur
Sollana sigurisht se ishte i mallëngjyer nga këso ngjarje ai ishte në përgatitje të një skenari tjetër, sjelljen në pushtet të një nomenklature parazitë, të shantazhuar dhe të gatshme për kompromise. Këto shumë shpejtë edhe u arritën, andaj me satelitët e vet në Prishtinë e gjetiu e përgatiti terrenin për shkatërrimin e LDKsë( pozitat politike ishin të parapara kush ku të jetë), LDKja u plandos për toke, dhe terreni u përgatit që në zgjedhje të dalin më pak se 38% të votuesve të irrituar, dhe ata që dalin të sjellin në pushtet të dëgjueshmit( kinse luftëtar) dhe nga LDK ja të stërkequr me ide komuniste.

U shpall pavarësia që veç ishte shpallur me 2 korrik 1990, u shpall kushtetuta që veç ishte shpallur me 7.shtator 1990 dhe u krijua himni? që ishte tjetri i përgatitur enkas për shtetin Dardanë për tërë kompleksitetin kosovar.
Nga shteti i pavarur na polli shteti i varur nga 6 minoritete, dhe " historia e Kosovës filloi nga 17 shkurti" sipas atyre që e gatuan degradimin total fatal të përpjekjeve shekullore shqiptare për Kosovën shtet funksional të qytetarëve autoktonë-shqiptarëve me 95%.
Lajmet: nuk u duken në ekran ata që dogjën Flamurin Dardanë, dikush çuditej pse? shumica nuk befasohej se shqiptari është i tillë, përvoja na mëson; " për inat të resë më dekt djali", pra vetëm mos të jetë ai i Presidentit se edhe i magjupëve banë!?.
Presidenti dhe Kryeparlamentari përpara shkuan në Vjenë, u quajtën tradhtarë, po dihet nga cilët, shkoi Kryetari i PDKsë në Athinë u takua me Tadiçin- kurgja?!:

U shpallë Pavarësia në Parlamentin e përfaqësuesve të 35% të popullatës dhe Kryeparlamentari i ish pasaportave të Malishevës, dhe Kryeministri i vetëdashuaruar nuk përmendën Njeriun e shekujve themeluesin e Shtetit Republika e Kosovës që ishte shpallur nën thundrën e terroristeve serbe, dhe nuk ftuan në sallë të Parlamentit familjen e Madhe kombëtare Haradinaj, ku e kishte vendin përkrah familjes Jashari.
Kryetari i dalë nga dajaku i përgatitur në Kuvendin e LDKsë ishte i dhanë pas rregullimit të selisë së tij që gradualisht ta zëvendësoi Fotografinë e Presidentit Rogova me fotografinë e vet, ishte i dhënë me pasion për ngulfatjen sa më të madhe dhe deri në shkatërrim total të LDKsë, pra thjeshtë shteti i tyre luftonte dhe minimizonte figurat shqiptare e sa për kufijtë dhe mirëqenien ka kohë, tenderët krijojnë kapital dhe këta në të ardhmen janë të fuqishëm me paratë e popullit.
Viti i parë në pavarësi, ata që thirreshin në emrin e Komandantit Adem Jashari e treguan fytyrën e vërtet, e injoruan Manifestimin në Prekaz, ku ishin more ata që digjeshin Flamurin?
Lajmet dikur
H. Thaqi dhe F. Limaj gjenden në pushime dimërore në Slloveni, po kijatën.
Lajmet: F. Limaj u nis nga Sllovenia për në Gjyqin e Hagës ku ishte në pushime. doli fatmirësisht pafajshëm).

Lajmet Sot
Lajmet: Kryetari i Serbisë pritet ta vizitoi( ripushtoi) territorin e Republikës së Kosovës që ka Flamur , Kushtetutë dhe Himn.
Lajmet: Ministri i punëve të brendshme Zenun Pajaziti( dikur Kryetar dhe strukturë i FR të LDKsë) tha se kurrë nuk do e lejojmë Tadiqin në Kosovë nëse ai nuk kërkon leje nga Qeveria e jonë, pra nuk do lejohet të hyj brenda?
Lajmet H. Thaçi gjendet në Slloveni në një vizitë pune me Jakupin

Lajmet:H. Thaçi thotë" Unë po i jap leje Presidentit Serb Tadiç të vizitoi Kosovën...", pra Thaçi sikur Kosova të ishte livadhi i tij thotë unë e lejoi Tadiçin..., Kryetari i jonë sigurisht ato kohë ka qenë i preokupuar me dukjen e Selisë, pra me fotografi, dhe renditje të tyre...
Lajmet: Tadiçi me delegacion në Deçan, ai deklaroi: paqe për shtetasit e Serbisë, serbët shqiptarët etj.
Lajmet: censurë e fortë ec e guxo e fol kush diçka.
Lajmet e huaja: H. Thaçi në bisedë me Sollanën për vizitën e Tadiçit
prapë Sollana

Gazeta të ndryshme dhe site të ndryshme në internet, të jepnin mundësin edhe për komente rreth kësaj tragjikomedie alla kosovare, dhe aty erdha te një e dhënë me fakte, komentet në Express, Kosovapress, telegrafi është e pavarur,e të tjera, ku edhe janë media të Thaçit, 90% e komentuesve kërkonin përgjegjësi nga Thaçi, saqë e quanin edhe “Hashim Tadiqi, e quanin tradhtarë” dhe njeri të lloçit që ka dal në asfalt dhe jeton në begati si Sheikët, pra këto nuk po i them unë por janë komente të njerëzve dhanë në mediat ku ai ka influencë.

Ah kush po e udhëheq Kosovën, a ka ardhur koha që gjërat të thuhen me emër e mbiemër, a ka ardhur koha që të korruptuarit dhe të shantazhuarit të largohen, po më duket ende jo se ne jemi të çiftelijave dhe mahallave, jemi të pa guxim, jemi frikacak dhe lakmitar, jemi indiferent.
Nuk jemi më nën pushtimin serb fatkeqësisht jemi nënë pushtimin e një klike kosovare shumë të dëmshme. Ata që humbën shumë në luftë nuk po ndihen ata që nuk humbën askënd në luftë dhe përfituan në emër të saj po na e kajnë n...
Kosova pas lufte ma së shumti është në " përparim" me xhamia arabe ku edhe pushteti po i ndihmon shumë, se për arsim, shëndetësi etj. mozomokeq...
Lajmet:LDK përkrah fuqishëm vendimin e Institucioneve të Kosovës, V. Miftari- - zoti të marroftë kur flet edhe në emrin tim dhe mijëra LDKi-stëve të vërtet, o ti atje.
Gjërat që kanë ndodhur nën okupim, dhe ato me kornizë kushtetuese, kanë mundur të ndodhin, pra edhe vizitat e shovinistëve serbë, por ato që po ndodhin në kinse Shtetin sovran me kushtetutë e Flamur nuk lejohen dhe nuk falen, pra mos të i shajnë Qeveritë e kaluara se kanë qenë me duar të lidhura por më të forta kombëtarishtë.

Lajmet: Në mbarë Kosovën do mbaj mot i vranët dhe me mjegull deri në zgjedhjet e ardhshme...

Shkrim nga mllefi e jo nga patriotizmi folklorik i rrejshëm

Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi