Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ndërkombëtar për energjetikë: Kosova vend i sigurt për investime të huaja

Shko poshtë

Forumi Ndërkombëtar për energjetikë: Kosova vend i sigurt për investime të huaja Empty Forumi Ndërkombëtar për energjetikë: Kosova vend i sigurt për investime të huaja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:24 pm

Forumi Ndërkombëtar për energjetikë: Kosova vend i sigurt për investime të huaja

Ismail Shabani
Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, tha se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për një zhvillim të shpejt. Ai ka ftuar investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë, sepse suksesi është i garantuar.

Forumi Ndërkombëtar për energjetikë: Kosova vend i sigurt për investime të huaja FORUMIII
Detaj nga Forumi


Forumi Ndërkombëtar “Kosova-mundësi energjetike”, synon të shpalosë përpara investitorëve të rëndësishëm mundësitë e shumta natyrore të Kosovës dhe njëkohësisht projektet konkrete për prodhimin e energjisë elektrike jo vetëm nëpërmjet fosileve të ngurta/linjitin rezervat e të cilit janë të rëndësisë ndërkombëtare, por njëkohësisht dhe nëpërmjet burimeve alternative si ujit, erës, etj. Vend të rëndësishëm në Forum është edhe paraqitja e reformave të rëndësishme institucionale dhe ligjore të kryera nga Qeveria e Kosovës e domosdoshme për zbatimin e projekteve energjetike dhe tërheqjen e investitorëve të huaj dhe financimeve.
Kosova ka potencial për zhvillim të shpejt
“Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të shpejtë, dhe për këtë qëllim qeveria ka krijuar një mjedis shumë të sigurt dhe të favorshëm për investime në sektorë të ndryshëm. Legjislacioni dhe ligjet që zbatohen në Kosovë janë në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe favorizojnë investimet private”, tha kreu i ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se janë në prag të investimeve të mëdha në sektorin e energjetikës, në këtë aspekt, edhe të gatshëm për të vënë në funksion shfrytëzimin e rezervave të thëngjillit për ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike, por kjo do të bëhet vetëm duke respektuar normat më të larta të ruajtjes së ambientit, e po ashtu ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë alternative. “Tani kemi një strategji të qartë energjetike për periudhën 2009-2018. Qeveria po angazhohet në vazhdimësi për tërheqjen e sa më shumë investitorë të huaj për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike”, tha kryeministri Thaçi.
Zhvillim ekonomik integrim në BE
Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, tha se Republika e Kosovës e ka vendosur në priroritet të parë zhvillimin ekonomik dhe plotësimin e kërkesave për t’u integruar në bashkimin Evropianë sa më shpejt që kjo të jetë e mundur. Sipas saj, në sektorin e energjisë, synimi është të rritet siguria e furnizimit me energji dhe përmirësimi i cilësisë i këtij furnizimi. “Për këtë ne po kryejmë reforma që përfshijnë plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator dhe shthurjen e Korporatës tonë Elektro-energjetike ashtu që të mundësojmë tërheqjen e investimeve private në zhvillimin e kapaciteteteve të reja gjeneruese dhe përmirësimin e sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë”, tha ministrja e MEM-it. “Me këtë synojmë të arrijmë edhe ne deri në vitin 2020 objektivin 20-20-20 që e ka vendosur së fundi Bashkimi Evropianë për shtetet e tij anëtare. Ne në Kosovë, përballimin e këtyre sfidave e shohim të lidhur ngushtë edhe me tërheqjen e investitorëve privat, në të gjitha format, përfshirë edhe angazhimin e kontraktorëve të ndryshëm që i ndërtojnë stabilimentet energjetike të investitorëve privat”, tha ministrja Shiroka Pula.. “Për të arritur këto synime, ne kemi përgatitur planet zhvillimore që përshkojnë një numër projektesh të rëndësishme ku do të kërkohen investime të konsiderueshme, përfshirë ato private, konkretisht mund të përmend: përgatitjen për fillimin e ndërtimit të TC “Kosova e Re”, përgatitja për tërheqjen e investimeve private në sektorin e shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike dhe përgatitjen për ndërtimin e HC të Zhurit me kapacitete të instaluar rreth 300MW”, tha Justina Shiroka-Pula. Ndërsa, Arben Gjukaj, drejtor menaxhues i KEK-ut, tha se pjesëmarrja e disa kompanive energjetike me renome kryesisht nga Evropa, por edhe jashtë saj, në këtë forum do t’i mundësojë Kosovës, një promovim dinjitoz të kapaciteteve të saja energjetike dhe një mundësi e shkëlqyer për t’i prezantuar projektet kryesore që kërkojnë vëmendje dhe mbështetje financiare nga investitorët e mundshëm potencial. Ndryshe, pjesëmarrës të forumit janë edhe kompani private dhe publike nga më të rëndësishmet evropiane dhe botërorë të prodhimit, rrjeteve të transmetimit dhe menaxhimit të energjisë elektrike. Gjithashtu edhe përfaqësues të qeverive rajonale nga lëmia e energjetikes, ekonomisë dhe financave nga vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme financiare dhe bankare ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, etj. Me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Alb-Konfindustria, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë së Kosovës (KOSTT sh.a) dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Forumin Ndërkombëtar “Kosova-Mundësi Energjetike” do të mbahet edhe ditën e martë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi