Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komuniteti shqiptar forcon marrëdhëniet me politikanë amerikanë

Shko poshtë

Komuniteti shqiptar forcon marrëdhëniet me politikanë amerikanë Empty Komuniteti shqiptar forcon marrëdhëniet me politikanë amerikanë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 9:16 pm

Komuniteti shqiptar forcon marrëdhëniet me politikanë amerikanë

Beqir Sina, BOTA SOT
Veprimtarët e Vatrës vizituan zyrën e Senatorit amerikan Charles E. Schumer
Komuniteti shqiptar forcon marrëdhëniet me politikanë amerikanë Sh_b


Komuniteti shqiptar forcon marrëdhëniet me politikanë amerikanë 00%20sina
Visner, Pirce, Mori e Shugart me udhëheqësit e “Vatrës”

Drejtuesi të komunitetit shqiptaro-amerikan, po punojnë intensivisht në drejtim të integrimit të shqiptaro-amerikanëve në jetën politike amerikane. Federata Pan-Shqiptare ‘Vatra’ ka qënë në krye të këtyre përpjekjeve. Presidenti i Vatra, Agim Karagjozi dhe anëtari i bordit Sejdi Husenaj deklaruan për gazetën kombëtare “Bota sot”:
-Duhet të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë me qëllim dhënien e impulseve në integrimin e shqiptaro-amerikanëve në sistemin politik amerikan dhe nga ana tjetër të punojmë me liderët politikë amerikanë, duke ua bërë të qartë fuqinë e votës së shqiptarëve.”
Ndërmjet këtyre aktiviteve bien në sy përpjekjet e vazhdueshme të Vatrës në mbështeje të iniciativave që do të bëjnë të mundur një njohje sa më të mirë të komunitetit shqiptar si dhe marrëdhëniet e tij me politikanë dhe zyrtarë amerikanë. Disa ditë më parë Sejdi Husenaj, Majlinda Myrto dhe Kastriot Gramshi u takua me përfaqësues së zyrës së senatorit të shtetit të New York-ut, senatorit Chuck Schumer.
Në këtë takim Majlinda Myrto, profesoreshë e Performaces Manaxheriale në Metropolitan College të New York-ut dhe një ndër drejtuesit e rinj e më të njohur të Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, vuri në dukje rolin e madh që shqiptarët luajnë në shtetin e New York. Në këtë takim Prof. Myrto, theksoj që aty ndodhen rreth çerek milioni shqiptar, shumica prej tyre edhe pse shtetas, nuk përdorin fuqinë e tyre siç duhet. Tashmë ata e kuptojnë nevojën e një bashkëpunimi më të mirë me politikanët amerikanë, ndër të cilët dhe me senatorin Schumer, I cili është i njohur tek shqiptarët si një mbështetes i fortë, çështjes së Kosovës. Mirëpo, në çështjet e brendeshme (ato amerikane) senatori demokrat Charles Schumer ka ngritur zërin në Capitol Hill duke i kushtuar rëndësi programeve sociale në edukim, infrastrukturë, ndihmën sociale, çështje të cilat shqetsojnë shqiptaro-amerikanët, tha ajo për “Bota sot”.
Në këtë takim nënvizoi, Myrto marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndermjet shqiptaro-amerikanëve dhe komuniteteve të tjera etnike në shtetin e New York-ut. Ajo u fokusua gjithashtu në rolin e rëndësishëm që luajtën shqiptarët në shpëtimin e të gjithë hebrejve të cilët jetuan në Shqipëri gjatë Luftës II botërore. Ajo shpjegoi se sa e angazhuar ka qënë Vatra dhe ajo personalisht në çështje të tilla.
Philip Goldfeder, drejtor i Mardhënieve Ndërqeveritare, theksoi rolin e rëndësishëm që shqiptaro-amerikanët kanë në skenën politike e sociale të shtetit të New York-ut. Ai nënvizoi që shumë shqiptaro-amerikanë si Prof. Myrto, kanë arritur të përparojnë dhe integrohen shumë mirë në jetën amerikane. Ai gjithashtu theksoi se senatori amerikan Charles E. Schumer (D-NY) është shprehur: "Shqiptaro-amerikanët tashmë luajn një rol pozitiv të padiskutueshëm në jetën e New York-t. Unë parashoh të ndërtoj dhe zgjeroj mardhëniet e mia me shqiptaro-amerikanët, të tregoj kujdes dhe ndërmarrë veprime për çështje të cilat janë të rëndësishme për komunitetin.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi