Rajmonda Maleçka: Poemë për Adem Jasharin
Faqja 1 e 1
Rajmonda Maleçka: Poemë për Adem Jasharin
Rajmonda Maleçka (Shqipëri)
Poemë për Adem Jasharin
1.
Nëpër shtigjet e Drenicës,
u ba kohë, që ka ra malli,
i mungon Kosovës Baca,
i mungon Adem Jashari.
Nga Drenica n,Dukagjin,
mbeti Bacë, Adem Jashari,
asht, kudo nëpër Kosovë,
e askund s’i gjendet varri.
Ah, medet Kosova e lashtë,
ah, medet Kosova e Re,
me legjenda m’i ke shekujt,
ditët po i ngrys me varre.
çdo konak e ka nji kangë,
nji legjendë, çdo vend e ka,
i merr qielli luftëtarët,
brenda varri nuk i mba.
Ah, medet e gjithë Drenica,
gjithë Jasharët i vrau shkjau,
e lëshon zanin Azem Galica,
Adem Jashari, bre burrë mbahu!
Vetëtima po mbjell Sharri,
nga Prizreni në Rugovë,
n’vrap ka mbetë Shaban Palluzha,
me flamurin e kuq në dorë.
Boletini shtegut të malit,
krah i ec Hasan Prishtinës,
Hamzë Jashari pa dalë dita,
ja mbledh zjarrin vetëtimës.
2.
Za legjenda na ka ba,
për me le a për me vdek,
janë ilirë e dardanë,
janë Bato e Skanderbeg.
Shkrepi dielli me vetëtima,
n’lisa t’moçëm u zgjua mali,
në Kosovë ka ra dita,
za ka ba Adem Jashari.
Moj Kosovë me fëtyrë nane,
moj Kosovë me zemër burri,
gjithë, ata që ranë për ty,
e lanë gjakun tek flamuri.
UÇK- emrin e mori,
Ushtria jonë Çlirimtare,
kanë ardh, burrat ku kanë qenë,
porsi lisat janë, kthy n’male.
Rrin n’Prizren e rri n’Dukagjin,
n’Fushë - Kosovë e në Prekaz,
rrin n’Shalë e Carralevë,
rrin n’Jezercë e n’Karadak.
Në UÇK të gjithë, shqiptarët,
janë, ba varg e jan, ba male,
gjithë Kosova kala asht, ba,
o me vdek o me mbet, gjallë.
3.
Is, Boletini malit ka zbrit,
Dedë Gjo Luli ka lanë, varrin,
Azem Bejta i ka ikë shpellës,
kuvend bajnë, me Adem Jasharin.
Dor, e burrit asht, shtërngue,
për Kosovë me derdh gjak,
zani i burrit asht, digjue,
derë më derë e prag më prag.
1000 vjet pre e vra,
për liri e për flamur,
1000 vjet n’llogore mbetë,
e në sy pa vu gjumë.
Ka 1000 vjet në viset tona,
kemi le e kemi vdek,
po kush e polli kët, "soj" hasmi,
për me u vra vjet për vjet?
4.
Asht, me male Kosova ime,
i ka fushat të paanë,
djemt-lisa, çikat-selvi,
që robninë supeve e mbajnë.
I ka fushat me lulëkuqe,
i ka malet, drurë të lartë,
i ka agimet lot-fëmije,
i ka mbrëmjet larë në ar.
I ka varret me amanete,
i ka kangët lashtësi,
i ka dasmat me flamurë,
thellë legjenda ka në gji.
I ka mortet ditë, betimi,
si asht, guri fjalën e ka,
fole trimash asht, Atdheu,
veç pej zemrash i bamë kala.
5.
Mal me lisa çue n’kamë,
ka ushtue krejt shqiptaria,
Adem Jashari burr, drenice,
shkëlqen si prelud liria.
Shteg më shteg e natë më natë,
ditë më ditë hasmi e ndjek,
za i burrit s’shuhet kurrë,
as në gjallje e as i vdek.
Për çdo ditë hasmi i vjetër,
n’gjak e gjini don, me shkret,
ia vret nipat, i vret foshnjat,
kullat n’zjarrr përher, ia djeg.
Za i burrit nëpër male,
za u l’shon gjith, shqiptarëve,
mos e humbim atdheun tonë,
dhe të vramit i ngre në varre.
6.
Gjamë, e madhe n’Kosovë ra,
thuaj, Jasharët i shojti shkjau,
historia na bani za,
Nanë Kosova, Ti sot mbahu!
Mbi Jasharët ra murtaja,
mbi Jasharët vdekja s’fali,
u vra plaku, u vra plaka,
u vra foshnja, vajza, djali.
1000 vjet mbi dheun tonë,
aq nji vdekje s’ishte parë,
Bacë Ademi majë lisi,
për Kosovën ka mbetë gjallë.
Njerëz pa fund thërret liria,
legjendë burri kërkon malli,
në krejt lirinë e Kosovës,
fytyrën la Adem Jashari.
Fryn në Sharr e në Jezerc,
në Drenicë e në Rugovë,
s’e ndal vrapin ai burrë,
me flamurin ton, në dorë.
Nuk ka vdek e as do vdesë,
Ai Bacë Adem Jashari,
nga 1000 vjet nëpër luftëra,
për liri ka ra shqiptari...
[/size]
Për ZSH: Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rajmonda Maleçka:Përsëri për dëshmorin Skerdilajd Llagami…
» Rajmonda Maleçka:Gjeneral “Vigan Gradica”, apo mercenari Kolonel Spiro Butka (Buçka)
» Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin
» Simbad Marinari:Meditim per Adem Jasharin
» Lazër Filipi: Ja si po përgatit dramën për Adem Jasharin
» Rajmonda Maleçka:Gjeneral “Vigan Gradica”, apo mercenari Kolonel Spiro Butka (Buçka)
» Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin
» Simbad Marinari:Meditim per Adem Jasharin
» Lazër Filipi: Ja si po përgatit dramën për Adem Jasharin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi