Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashnim Hebibi:Bashkëbisedim me vdekjen

Shko poshtë

Dashnim Hebibi:Bashkëbisedim me vdekjen Empty Dashnim Hebibi:Bashkëbisedim me vdekjen

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 28, 2012 8:55 pm

Dashnim Hebibi:Bashkëbisedim me vdekjen Scaled.php?server=14&filename=sadeteeee

Poezi kushtuar poetes, profesoreshës Sadete Presheva, e cila u nda nga jeta, para pak orëve në Durrës të Shqipërisë
27.08.2012


Dashnim Hebibi:Bashkëbisedim me vdekjen

I fola vdekjes
bisedova me te për disa minuta
atje te Shkëmbi i Kavajës
rrinte në mërzi e herë, herë, donte të thonte diçka
I bërtita, e zëri doli i mbështjellur me vaj
një frymë deti më ra në sy
shihej Durrësi
shiheshin disa pika loti që vinin nga lart
e atje te Shkëmbi i Kavajës
mora guximin të vazhdoj bisedën
plasi pika e shiut
qielli pa vranësira
flak zemra më shkonte
ku e more emërin i thash
rrinte e qetë donte të thonte diçka
sytë mu përlotën
nuk e dija pse
shikoja lart në qiell
harta e Albanis së vogël mu duk
kuptova ate që e dinte vetëm vdekja
me shpejtësi kaloi shpirti
bashkë me te kaloi edhe amaneti
përnjëherë kapa frymën e Shqipërisë mëmë
një histori e madhe 100 vjeçare
takova Konicën, Fishtën, Naimin, Samiun…
fola me vdekjen
besa, edhe i bërtita për së dyti herë
aty e takova në varg duke folur me poeten
u ndala
u mundova të flas përsëri
fjala nuk më doli
sytë folën
gjuha e tyre ishte loti
loti i mbështjellur me varg
vdekja rrudhi krahët
deshti të thotë diçka me alfabetin e saj
përsëri nuk e kuptova
deshta ti flas edhe njëherë
nuk më shikoi
deshti të largohet
mori me vete diçka shumë të shenjtë
e ngriti lart
e ngriti nga qielli
përnjëherë dritë
përnjëherë rreze
pash hartën e Albanis së vogël
aty ishte edhe Skënderbeu
vinin vargjet për Preshevë
vin vargjet për rininë
vinin vargjet për bashkim
ndalu i thash të përshëndes
shkoi, shkoi në amshim
e duke shkuar, vinin lutje
jep unitet, suksese dhe shëndet

Dashnim HEBIBI, 28.08.2012, ora 22.45
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi