Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Ramadan Muja sërish me keqpërdorime”

Shko poshtë

“Ramadan Muja sërish me keqpërdorime” Empty “Ramadan Muja sërish me keqpërdorime”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 03, 2012 6:29 pm

“Ramadan Muja sërish me keqpërdorime” Ramadan-Muja-590x350

“Ramadan Muja sërish me keqpërdorime”

“Shpenzimet marramendëse për udhëtime zyrtare, Shpenzimet të pa kontroll të parasë publike dhe Shpenzimet e luksit”, janë të gjeturat dhe keqpërdorimet që janë duke u bërë nga kryetari i Komunës së Prizrenit.

Ky konstatim është nxjerrë nga raporti i organizatës Ec Ma Ndryshe, e cila ka monitoruar Komunën e Prizrenit që nga marsi i këtij viti.

Raporti gjashtë mujorë i cili është në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit", është shfaqur sot në një konference për shtyp dhe nga këtu është paralajmëruar edhe faza e dytë e projektit për monitorimin e ekzekutivit komunal në Prizren.

Raporti “Qeverisja e mirë nuk është fjalë goje” përmbledh punën gjashtë mujore të monitorimit në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”, i cili synon ngritjen e nivelit të transparencës lokale në vendimmarrje përmes monitorimit të ekzekutivit të komunës së Prizrenit dhe raportimin për praktikat e vendimmarrjes lokale.

Konstatimet e përgjithshme mbi transparencën lokale të raportit të nxjerrë nga kjo organizatë janë: “Rregullorja për Transparencë, joobligative për ekzekutivin, Vonesa të panevojshme për qasje në dokumente, Mbyllja e takimeve të kryetarit me drejtorët paraqet dëmtim të demokracisë, Shumë zyrtarë nën hetime, Qytetarët larg vendimmarrjes”, theksohet në raportin e kësaj organizate.

Ndërsa të gjeturat specifike të monitorimit nga organizata Ec Ma Ndryshe, përfshijnë kryetarin e Komunës, ku thuhet se: “Kryetari i komunës nuk ka plan vjetor të punës, Vendimet publikohen në formë të përgjithësuar, Drejtorët e shkollave, menaxherë të paaftë buxheti, Cilësi e dobët e investimeve kapitale në shkolla, Shërbime jocilësore shëndetësore, Rreth 80% e ndërtimeve nuk i përmbahen lejeve të ndërtimit, Qyteti i kulturës pa politika kulturore, Auditori konfirmon shqetësimet e shoqërisë civile për keq-menaxhim financiar, Degradimi urban i qytetit (hetime në urbanizëm), Degradimi urban i qytetit – raste konkrete (objekte të banimit kolektiv), Degradimi urban i qytetit – raste konkrete (Qendra Historike), Shpenzime marramendëse për udhëtime zyrtare, Shpenzimi i pakontrollë i parasë publike, Shpenzimet e luksit v gjendja socio-ekonomike e qytetarëve”.

Gjithashtu kjo organizatë për të adresuar të metat e përgjithshme të qeverisjes transparente, ka nxjerrë edhe disa rekomandime: Amendamentimin e Rregullores për Transparencë, Anulimin e vendimit për takimet e mbyllura të kryetarit me drejtorët, Ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj zyrtarëve komunalë që shkelin Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Publikimin e të gjitha akteve në formën e tyre preliminare si dhe përfundimtare në ëeb-faqen e komunës, Amendamentimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në raport me mbikëqyrjen e punës së kryetarit të komunës, Angazhimin më serioz të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në komunën e Prizrenit, Promovimin e mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare, Rritjen e numrit të OshC-ve që monitorojnë qeverisjen lokale, Përfshirjen substanciale të qytetarëve në hartimin e buxhetit vjetor komunal, Raportim të rregullt medial të të gjitha veprimeve që bien ndesh me transparencën, Hetimin nga Prokuroria e Qarkut e të gjitha rasteve të raportuara të keqpërdorimeve, Funksionalizimin e Zyrës për Informim të komunës, dhe Themelimin e Zyrës për Hulumtime dhe Opinion Publik”./Indeksonline/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi