Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për keqpërdorime mbyllet Qendra e patentë shofereve

Shko poshtë

Për keqpërdorime mbyllet Qendra e patentë shofereve Empty Për keqpërdorime mbyllet Qendra e patentë shofereve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 04, 2011 7:38 pm


Për keqpërdorime mbyllet Qendra e patentë shofereve

Për keqpërdorime mbyllet Qendra e patentë shofereve Patente_shofer-arkiv

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ditë më parë ka pranuar një informacion për dyshim se në Qendrën e patentë shoferëve në Prishtinë, në Ministrinë e Infrastrukturës, po ndodhin raste të “Shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit”.

Me të marrë këtë informacion hetuesit policorë nga kjo drejtori kanë filluar analizimin e kësaj informate dhe dje (03.10.2011) rreth orës 12:30, me autorizimin e Prokurorit të Prokurorisë Komunale të Prishtinës kanë bërë kontrollimin me ç’ rast kanë sekuestruar disa dokumente dhe prova të dyshuara për falsifikim, në një shtypshkronjë në Fushë Kosovë.

Pas ndërmarrjes së këtyre veprimeve me autorizimin e prokurorit përkatës hetuesit policorë nga kjo drejtori kanë kontaktuar me qendrën e patentë shoferëve në Prishtinë ku gjatë kontrollit kanë hasur në po të njëjtat dokumente të dyshuara dhe me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Publike Komunale të Prishtinës është kryer kontrollimi dhe mbyllja e Qendrës së patentë shofereve në Prishtinë, deri në vendimin e ardhshëm të kësaj Prokurorie.

Ndërkohë sot më 04.10.2011 është marrë autorizimi nga prokuroria përkatëse për zhvillimin dhe vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi