Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Ora arrin në Kosovë

Shko poshtë

Rita Ora arrin në Kosovë Empty Rita Ora arrin në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 08, 2012 11:50 pm

Rita Ora arrin në Kosovë





Rita Ora arrin në Kosovë Largea_rita-ora-bs1347110094


Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka arritur në Kosovë dhe aktualisht gjendet në hotelin e saj, para fillimit të xhirimeve të videoklipit të ri.
Bukuroshja shqiptare arriti në mesditë në aeroportin e Prishtinës ku është pritur nga shumë fansa dhe gazetarë me shpresën se mund të marrin ndonjë nënshkrim apo intervistë nga ylli që po thyen rekordet nëpër top listat botërore.


Ajo nga aeroporti ka shkuar drejt e në hotelin e saj, ku ka porositur ushqimin e saj të preferuar, specialitetin shqiptar, mantia.

Rita Ora do të qëndrojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë, ku do ta xhirojë videoklipin e këngës “Radioactive”, pjesë e albumit të saj të ri “ORA”.

Sipas disa burimeve Rita do të performojë në koncertin e organizuar nga Qeveria e Kosovës me rastin e largimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, ndërsa ka gjasa që ajo të performojë sonte apo të mërkurën në Zone Club në Prishtinë.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi