Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Levizja Demokristiane e Kosoves-Gëzuar fitoren z.Mark Gjonaj deputet i asmablesë se New Yorkut

Shko poshtë

Nga Levizja Demokristiane e Kosoves-Gëzuar fitoren z.Mark Gjonaj deputet i asmablesë se New Yorkut Empty Nga Levizja Demokristiane e Kosoves-Gëzuar fitoren z.Mark Gjonaj deputet i asmablesë se New Yorkut

Mesazh nga Lek Wed Sep 19, 2012 9:49 pm

I nderuari Deputet z Mark Gjonaj; kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e fitores tënde në zgjedhjet lokale në Nju Jork, t’ju përcjell urimet e mia dhe të Lëvizjes Demokristiane të Kosovës, që me dëshirat e përzemërta Juve, dhe të gjithë qytetarëve të Nju Jork-ut, t’ju uroj: URIME dhe SUKSESE.

Na gëzon ky fakt se Shqiptarët e Nju Jorkut u treguan të disiplinuar dhe shumë të organizuar në procesin e votimit duke bërë të mundur fitoren e shqiptarit të parë si përfaqësues i tyre në asamble. Ata na bënë të mundur që ne sot të jemi të gëzuar dhe krenar që kemi një SHQIPTAR në asamblenë e Nju Jork-ut; z Mark Gjonaj.

Lëvizja Demokristiane e Kosovës, me gëzim e ka pritë ketë lajm për fitoren e juaj, shpreson dhe beson në qëllimet tuaja fisnike, në përfaqësinë tënde si deputet i fuqishëm në interes të qytetarëve te Nju Jork-ut por edhe në përkrahje të idealeve tona Kombëtare.

I nderuari Deputet, Kosova është e lirë, gjendet në disa avancime dhe quhet e Pavarur, mirëpo është e dukshme se nuk është e favorshme politika as ekonomia në Kosovë dhe vet Kosova si shoqëri. Kështu që ne sot urojmë përzemërsisht fitoren e juaj dhe presin një bashkëpunim – përkrahje nga ju me qellim të avancimit të vlerave tona kombëtare dhe synimeve shekullore të shqiptarëve – për një të ardhme më të mirë dhe perspektivë perëndimore.

Lëvizja Demokristiane e Kosovës, uron juve, qytetarëve të Nju Jork-ut dhe të gjithë shqiptarët përzemërsisht – Urime për fitoren e z. Mark Gjonaj në zgjedhjet lokale në Nju Jork.

Urime z. Mark Gjonaj
Paqeja dhe dashuria e Zotit qoftë përherë në punën dhe familjen tënde.


Lëvizja Demokristiane e Kosovës
Kryetari - Dedë Abazi

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi