Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërcënohet gjyqtari i Dritan Dajtit, Zbulohet letra: Kujdes se çfarë bën

Shko poshtë

Kërcënohet gjyqtari i Dritan Dajtit, Zbulohet letra: Kujdes se çfarë bën Empty Kërcënohet gjyqtari i Dritan Dajtit, Zbulohet letra: Kujdes se çfarë bën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 12:39 pm

Kërcënohet gjyqtari i Dritan Dajtit, Zbulohet letra: Kujdes se çfarë bën


Kërcënohet gjyqtari i Dritan Dajtit, Zbulohet letra: Kujdes se çfarë bën Largea_ardit-mustafa1347522628
Një vit pas atentatit mafioz ndaj gjykatësit Skerdilajd Konomi, një tjetër gjyqtar është kërcënuar me jetë. Kërcënimi në fjalë ka vënë në alarm strukturat shtetërore dhe Forcat e Sigurisë, të cilat kanë miratuar në mënyrë urgjente, nëpërmjet komisionit të posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve, mbrojtje të veçantë me forcat e njësisë "Brisku" për gjyqtarin Ardit Mustafaj.

Burime të sigurta nga ky komision, i cili përbëhet nga përfaqësues të KLD-së, Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe drejtues të gjykatës në të cilën ushtron detyrën zoti Mustafaj, deklaruan për "Top Channel", se gjyqtari i Krimeve të Rënda është kërcënuar, nëpërmjet një letre, në datën 9 shtator. Sipas "TCH", në këtë letër, gjyqtari paralajmërohet të ketë kujdes dhe të mos bëhet palë me
atë çfarë kanë bërë të tjerët dhe të japë dorëheqjen nga gjykimi.


DOSJET E GJYQTARIT
Për shkak të sekretit hetimor, por edhe ndjeshmërisë së kësaj çështjeje, burimet nuk konfirmuan se për cilin gjyq bëhet fjalë. Por, referuar kalendarit të çështjeve ku gjyqtari Mustafaj është relator apo merr pjesë, ai rezulton si gjyqtari që ka dhënë disa vendime mbi çështje trafiqesh ndërkombëtare, ndërsa ka ende nën proces dosje të trafikut të drogës dhe armëve. I vetmi i ndjekur me interes nga mediat dhe ku gjyqtari Mustafaj është pjesë e trupës gjyqësore, por jo kryesues i saj, është çështja "Dajti". Në këtë gjyq ka tre të pandehur, mes tyre edhe Dritan Dajti, nën akuzë për vrasjen e katër efektivëve të policisë. Në këtë proces ka pasur shpesh akuza në sallën e gjyqit dhe relatorja e mëparshme e çështjes, Nertina Kosova, me kërkesë të Prokurorisë dha dorëheqjen. Ndërsa gjyqtari Gurali Brahimllari e kallëzoi Dajtin në prokurori për fyerje ndaj trupit gjykues, çështje e cila ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, ku Dajti është i pandehur.
HETIMET
Ndërkaq, menjëherë pas marrjes së kërcënimit, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje gjyqtarin Mustafaj dhe familjen e tij, si dhe ka nisur punën për identifikimin e kërcënuesve. Për shkak të rëndësisë së çështjes, burimet nga Policia e Shtetit shprehen tejet të rezervuara
për të dhënë detaje nga ecuria e hetimit, duke u shprehur se "hetimet janë duke vijuar dhe nuk mund të jepen të dhëna, të cilat mund të dëmtojnë hetimin".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi