Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barak Obama"Liria ruhet sepse ka njerëz që luftojnë për të"

Shko poshtë

Barak Obama"Liria ruhet sepse ka njerëz që luftojnë për të" Empty Barak Obama"Liria ruhet sepse ka njerëz që luftojnë për të"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 12:51 pm

Barak Obama"Liria ruhet sepse ka njerëz që luftojnë për të"


Barak Obama"Liria ruhet sepse ka njerëz që luftojnë për të" Largea_obama1347479718
"Është veçanërisht tragjike që Kris Stivens vdiq në Bengazi sepse është një qytet të cilin ai e ndihmoi të shpëtonte. Në kulmin e revolucionit libian, Krisi udhëhoqi misionin tonë diplomatik në Bengazi. Me aftësitë, kurajon, dhe vendosmërinë e tij karakteristike ai ndërtoi partneritete me revolucionarët libianë dhe i ndihmoi në planet për ndërtimin e një Libie të re"...

Çdo ditë, anembanë botës, diplomatë dhe civilë amerikanë punojnë pa u lodhur për të çuar përpara interesat dhe vlerat e kombit tonë. Shpesh, janë larg familjeve të tyre. Hera-herës, përballen me rreziqe të mëdha.

Dje, katër prej këtyre amerikanëve të jashtëzakonshëm u vranë në një sulm kundër misionit tonë diplomatik në Bengazi. Mes atyre që u vranë ishte ambasadori ynë Kris Stivens, si dhe oficeri i Shërbimit të Huaj Shon Smith. Aktualisht vazhdojmë të njoftojmë familjet e të tjerëve që u vranë. Dhe sot, populli amerikan qëndron i bashkuar teksa mban në mendjet dhe lutjet tona familjet e katër amerikanëve.

Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcën më të madhe këtë sulm mizor dhe shokues. Po punojmë me qeverinë e Libisë për të siguruar diplomatët tanë. Kam udhëzuar administratën time që të rrisin gatishmërinë në misionet tona diplomatike kudo në botë. Dhe, askush të mos bëjë gabim, ne do të punojmë me qeverinë libiane për të çuar përpara drejtësisë vrasësit që sulmuan njerëzit tanë.

Prej themelimit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë një komb që respekton të gjitha besimet. Refuzojmë të gjitha përpjekjet për të denigruar besimet fetare të të tjerëve. Por për këtë lloj dhune të pakuptimtë nuk ka absolutisht asnjë justifikim. As edhe një të vetëm. Bota duhet të qëndrojë bashkë për t’i hedhur tej këto akte brutale pa ekuivok.

Tashmë, shumë libianë janë bashkuar me ne për ta bërë këtë dhe ky sulm nuk ka për t’i prekur lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Libisë. Personeli libian i sigurisë, përkrah amerikanëve, iu përgjigj sulmit të agresorëve. Libianët ndihmuan disa prej diplomatëve tanë që të gjenin vend të sigurt dhe e çuan trupin e Ambasadorit Stivens në spital, ku mësuam tragjikisht se kishte vdekur.

Është veçanërisht tragjike që Kris Stivens vdiq në Bengazi sepse është një qytet të cilin ai e ndihmoi të shpëtonte. Në kulmin e revolucionit libian, Krisi udhëhoqi misionin tonë diplomatik në Bengazi. Me aftësitë, kurajon, dhe vendosmërinë e tij karakteristike ai ndërtoi partneritete me revolucionarët libianë dhe i ndihmoi në planet për ndërtimin e një Libie të re. Kur regjimit të Gadafit i erdhi fundi, Krisi ishte aty për të shërbyer si ambasadori ynë në Libinë e re dhe punoi pa u lodhur për ta mbështetur këtë demokraci të re dhe mendoj edhe Sekretarja Klinton edhe unë mbështeteshim thellësisht tek njohuritë e tij për situatën në terren. Ai ishte një model për këdo që punonte me të dhe për diplomatët e rinj që aspirojnë të ecin në hapat e tij.

Sëbashku me kolegët e tij, Krisi vdiq në një vend që ende përpiqet të kapërcejë përvojën e paradokohshme të luftës. Sot, humbja e këtyre katër amerikanëve është e freskët dhe kujtimi ynë për ta do mbetet. Nuk kam dyshim që trashëgimia e tyre do të jetojë nëpërmjet punës që kryen larg brigjeve tona dhe në zemrat e atyre që i duan në shtëpitë e tyre.

Sigurisht, dje ishte edhe para sulmit një ditë e dhimbshme për kombin tonë për kujtimin solemn të sulmeve të 11 shtatorit. Vajtuam me familjet që humbën atë ditë. Vizitova varret e trupave që bënë sakrificat sublime në Irak e Afganistan në hapësirën e shenjtë të Varrezave të Arlingtonit, si edhe pata mundësinë të falenderoj e të vizitoj disa prej luftëtarëve tanë të plagosur në Uollter Rid. Dhe mbrëmë në darkë mësuam për sulmin në Bengazi.

Si amerikanë, le të mos harrojmë kurrë, asnjëherë, që liria jonë ruhet vetëm sepse ka njerëz që kanë vullnetin të luftojnë për të, të ngrihen për të dhe, në disa raste, të japin jetën për të. Vendi ynë është aq i fortë sa karakteri i popullit tonë dhe shërbimi i atyre civilëve e ushtarakëve që na përfaqësojnë anekënd botës.

Nuk ka akt terrori që të mund të lëkundë kurrë vendosmërinë e këtij vendi të madh, të ndryshojë atë karakter, apo të ekslipsojë dritën e vlerave që përfaqësojmë. Sot mbajmë zi për katër amerikanë të tjerë që përfaqësojnë më të mirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do lëkundemi në përkushtimin tonë për t’u siguruar që për këtë akt të tmerrshëm do të bëhet drejtësi. Dhe të mos gabojë kush, drejtësia do të bëhet.

Ndërkohë, dimë edhe që jetët që bënin këta katër amerikanë qëndrojnë në kontrast të mprehtë me jetët e atyre që i sulmuan. Këta katër amerikanë përfaqësonin lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Për çdo amerikan duhet të jenë burim krenarie të madhe në vendin ku shërbyen dhe shpresën që flamuri ynë përfaqëson për njerëzit anekënd globit që gjithashtu ëndërrojnë të jetojnë në liri dhe me dinjitet.

Vajtojmë me familjet e tyre, por le të ruajmë kujtimin e tyre dhe le të vazhdojmë punën e tyre për të kërkuar një Amerikë më të fortë dhe një botë më të mirë për të gjithë fëmijët tanë.

Ju faleminderit. Perëndia bekoftë kujtimin e atyre që humbëm dhe Perëndia bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FJALA E PRESIDENTIT MBI VDEKJEN E PERSONELIT TË AMBASADËS SË SHBA NË LIBI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi