Reforma zgjedhore - peng i mosmarrëveshjeve

Reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese në pjesët që kanë të bëjnë me marrëveshjen politike, vazhdojnë të mbeten peng i mosmarrëveshjeve në mes PDK-së dhe LDK-së.
Kryetari i Komisionit për ndryshimet kushtetuese, Arsim Bajrami, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kur do të procedohen në Kuvend ndryshimet e bëra.
“Është një çështje që duhet të përgatitet mirë, sepse për kalimin e këtyre amendamenteve, kërkohet mbështetja e 2/3 të shumicës dhe 2/3 e pakicës. Mendoj se ato nuk do të vendosen në një votim formal para se të ndërtohet ky konsensus. Momentalisht, kemi një ngecje të këtij procesi, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike sa i takon mandatit të presidentes. Por, unë po shpresoj që reforma kushtetuese dhe zgjedhore, do të implementohet deri në fund të vitit”, tha Bajrami.
Për shtyrjen përpara të këtyre proceseve, thuhet se është i nevojshëm një konsensus i grupeve parlamentare të partive politike.
Bajrami thotë se për arritjen e këtij konsensusi nevojitet angazhimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Kryetari i Kuvendit duhet ta ketë një rol kyç në këtë proces, sepse ai duhet të thirret në tryezën e grupeve parlamentare dhe të ndërtojë konsensusin që këto ta kenë shumicën e kërkuar me Kushtetutë”, u shpreh Bajrami.
Kurse, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kishte deklaruar para pak ditësh se ndryshimet kushtetuese dhe ato zgjedhore, do të procedohen, atëherë kur të jenë të gatshme.
“Kur partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, janë të gatshme për ta proceduar, ne jemi të gatshëm”, deklaroi Krasniqi.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon t’i bëjë thirrje presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, të japë dorëheqje nga posti i saj, në mënyrë që t’u hapë rrugën reformave kushtetuese e zgjedhore në vend.
LDK-ja refuzon që të votojë reformën zgjedhore nëse nuk respektohet në tërësi marrëveshja politike e arritur kohë më parë ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, e ndërmjetësuar nga ambasadori i atëhershëm amerikan në Kosovës, Kristofer Dell.
Nëse nuk zbatohet marrëveshja, LDK-ja, si kundërpërgjigje, nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese dhe as reformën zgjedhore, tha shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
“Asnjë ndryshim i Kushtetutës, asnjë amendament dhe asnjë reformë zgjedhore ne nuk do ta përkrahim nëse nuk respektohet marrëveshja dhe rezoluta e Kuvendit të Kosovës që i parasheh të gjitha”, tha Beqiri.
Marrëveshja Thaçi - Mustafa - Pacolli, e cila më pas u përkrah edhe nga Kuvendi, me anë të një rezolute të miratuar në prill të vitit 2011, mes tjerash parashihte ndryshime kushtetuese, reforma zgjedhore, si dhe zgjedhjet presidenciale në fund të vitit 2012 dhe zgjedhje parlamentare në fund të vitit 2013.
Megjithatë, gjatë korrikut të sivjetmë, Gjykata Kushtetuese e konsideroi anti-kushtetuese marrëveshjen e liderëve politikë në pikën ku përcaktohej shkurtimi i mandatit të presidentes, duke i njohur kështu Jahjagës mandatin e plotë pesëvjeçar.
Qëndrimi aktual i LDK-së, mund të ndikojë që edhe reformat zgjedhore e kushtetuese të mos kalojnë deri në arritjen e ndonjë marrëveshjeje të re politike, por e cila, mbase do të respektonte fillimisht Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Reformat zgjedhore janë një nga pesë kriteret që Komisioni Evropian ka paraparë që Kosova duhet t’i plotësojë në kuadër të studimit të fizibilitetit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Bytyçi:Reforma gjyqësore peng në duart e Presidentit?!
» Brliana Shaova:“Peng"—një fjalë a “peng"—njeriu !?
» Kosova pa reforma - as pas 500 vjetësh në BE
» Serbia premton reforma dhimbshme
» Kadri Veseli: PDK-ja ka nevojë për reforma

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi