Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në kohën e duhur – Arabia Saudite

Shko poshtë

Në kohën e duhur – Arabia Saudite Empty Në kohën e duhur – Arabia Saudite

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 9:25 pm

Në kohën e duhur – Arabia Saudite



Lajmi ishte sa i gëzueshëm, aq edhe i rëndësishëm – shtetin e Kosovës e pranoi zyrtarisht Arabia Saudite. Kur themi i rëndësishëm, mendojmë në rëndësinë politike që ka ky vendim i shtetit më të madh dhe më të përparuar të sferës gjeografike arabe. Pse? Sepse autoriteti i shtetit të Arabisë Saudite është i madh jo vetëm në botën arabe, por edhe në gjithë botën përparimtare perëndimore. Prandaj themi ka rëndësi të madhe politike, sepse shtetet tjera arabe, sidomos ato që ende janë viktimë e propagandës së shtetit serb, mund të kërkojnë argumente të bollshme që do të kishin sikur ta ndërronin këtë qëndrim që e kanë sot. Dhe kjo është krejtësisht e mundur, pas vendosjes së Arabisë Saudite ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Kjo është edhe një luftë e humbur e “diplomacisë” lobuese antikosovare të Jeremiqit dhe kabineteve propagandistike të Serbisë. Jeremiqi u ankua dhe shprehu pezëm të thellë për vendimin e Arabisë Saudite ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Dhe këtë hidhërim e mbarti edhe deri në Bruksel. Për ata që ende nuk kanë shumë njohuri për fuqinë dhe autoritetin e shtetit të Arabisë Saudite mund të përmendim këtu vetëm një fakt: aty është vendi (Meka) ku të gjithë myslimanët e botës bëjnë pelegrinazhe, e konsiderojnë vend të shenjtë islam. Ky fakt dhe vendimi i Arabisë Saudite, mund ta kthejë me fytyrë nga e vërteta një popullsi të madhe e cila arrin në rreth dy miliardë njerëz. Përveç kësaj dihet se Arabia Saudite ka influencë shumë të madhe në Konferencën Islamike, kështu që natyrshëm vendet anëtare të kësaj konference, me siguri që do të hapin bisedime me këtë shtet lidhur me argumentet që ka pasur Arabia Saudite ta pranojë shtetin e pavarur të Kosovës. Pranimi i shtetit të pavarur të Kosovës nga ana e shtetit të Arabisë Saudite është një mundësi e madhe që të dalin në shesh argumentet politike dhe etnike që ka Kosova, dhe këto argumente të kërkohen nga shtetet arabe që ende nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Ndikimi i këtij shteti më të madh arab në dimensionin e Lindjes së Afërme dhe asaj të Largët është shumë i madh, kështu që ky ndikim mund të ndikojë edhe sa i përket shtetit të Kosovës. Po ashtu është shumë e rëndësishme që pranimi i pavarësisë së Kosovës nga shteti i Arabisë Saudite është edhe një disfatë e radhës e Serbisë, e cila në mënyrë histerike nuk pushon të bëjë intriga kundër Kosovës dhe shqiptarëve, duke falsifikuar fakte e dokumente, duke shfrytëzuar faktin se shtetet e botës (edhe islame) nuk mund të posedojnë njohuri historike precize, (në mungesë të propagandës shqiptare) që të dijë se Serbia ka ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve, dhe ky gjenocid ka karakterin shtetëror qe njëqind vjet. Të shpresojmë se pranimi shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës nga ana e Arabisë Saudite, do të jetë një hap i madh drejt sfidave të propagandës serbe në atë pjesë të madhe të botës, dhe se shtetet arabe, njësoj si piemonti i tyre që quhet Mekë, do ta ndjekin rrugën e këtij shteti të rëndësishëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi