Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arabia Saudite njef Republikën e Kosovës

Shko poshtë

Arabia Saudite njef Republikën e Kosovës Empty Arabia Saudite njef Republikën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 9:24 pm

Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës




Arabia Saudite njef Republikën e Kosovës Bigstockphoto_saudi_arabia_flag_1594471_320x218-490x320



Nga Artan Behrami më 20.04.2009 në ora 14:44


Arabia Saudite njef Republikën e Kosovës Saudi_arabia_provinces

Mbretëria e Arabisë Saudite ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Burime të sigurta të gazetës Express konfirmojnë njohjen e këtij shteti.

Përveç kësaj, burime te gazetës tregojnë se ky shtet, zyrtarizimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës pritet ta bëjë sot (e hënë) rreth orës 18:00.

“Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, i ka thënë një burim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë, Agjencisë së Lajmëve shtetrore të Arabisë Saudite.

Po ashtu gjatë ditës pritet edhe konfirmimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Po ashtu është edhe shteti që ka një ndikim shumë të madh në atë regjion.

Arabia Saudite ndodhet në ishullin e Arabisë dhe kufizohet nga Iraku, Jordania, Kuvajti, Omani, Katari , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

Ka dalje në detin e kuq, dhe në gjirin e Persisë. Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës si dhe si vendlindje e fesë islame.

Arabia Saudite është njëri nga shtet më të mëdha në botën arabe dhe rrjedhimisht edhe shteti me më ndikim në këtë atë pjesë.

Oda Kosovaro-Arabe për Miqësi këshillon ministrin Hyseni

Njohjen e Republikës së Kosovës e ka përshëndetur edhe Oda Kosovaro-Arabe për Miqësi.

“Pas njohjes nga SHBA dhe vendet tjera perëndimore, njohja nga Arabia Saudite është njohja më e rëndësishme për Kosovën. Kjo njohje e ka fuqinë që ta thyejë ofensivën diplomatike të Serbisë dhe të nxisë një numër të madh shtetesh islamike dhe jo islamike që ta njohin Kosovën”, thuhet në njoftim të Odës Kosovaro-Arabe për Miqësi.

Sipas Odës Kosovaro-Arabe për Miqësi, tani është koha që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ta shfrytëzoj momentin dhe të fillojë një ofensivë diplomatike.

“Oda Kosovaro-Arabe për Miqësi i rekomandon Ministrit Hyseni që ta vizitojë Riyadin dhe Abu Dhabin dhe përpos falenderimit për njohje të kërkojë edhe angazhimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe në favor të lobimit të mëtutjeshëm për Kosovën”, thuhet më tej.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arabia Saudite njef Republikën e Kosovës Empty Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni, çështje ditësh

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 6:57 pm

Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni, çështje ditësh
“Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni është çështje ditësh... Nëse jo gjatë fundjavës, atëherë kjo do të ndodhë gjatë javës se ardhshme”, i ka thënë Express-it një burim shumë mirë i informuar




Arabia Saudite njef Republikën e Kosovës Kuwait_city_liberation_tower-490x320

Nga Ardian Jasiqi

Autoritetet e Kuvajtit po planifikojnë njohjen e Republikës së Kosovës, ndërsa vendimi pritet të publikohet gjatë fundjavës, ose në fillim të javës. Një hap të ngjashëm pritet ta ndërmarrë edhe Bahrejni.

Kështu ka bërë të ditur për Express, një burim mirë i informuar, i afërt me procesin.

“Njohja nga Kuvajti dhe Bahrejni është çështje ditësh... Nëse jo gjatë fundjavës, atëherë kjo do të ndodhë gjatë javës se ardhshme”, tha ky burim, i cili preferon mos t’i publikohet emri.

Njohja nga Kuvajti ishte premtuar nga vetë Emiri i Kuvajtit, pak para shpalljes së pavarësisë, por akti i njohjes është shtyrë për dy arsye. Mungesa e një koordinimi brenda shteteve arabe të Gjirit Persik dhe kriza e brendshme politike në Kuvajt. Kuvajti ka një strukturë demokratike të qeverisjes dhe kriza e shpeshtë parlamentare e ka tërhequr vëmendjen në probleme të brendshme.

Kuvajti është shtet fqinj i Arabisë Saudite, e cila e njohu Kosovën në fillim të javës. Në këtë mënyrë po dalin të sakta paralajmërimet se njohja e këtij shteti të fuqishëm arab do të hapë rrugën për njohje të reja nga rajoni. “Njohja nga Arabia Saudite është katalizator në njohjen nga Kuvajti po ashtu edhe për faktin se këto dy shtete kanë lidhje të ngushta njëra me tjetrën”, thotë burimi, një njohës i mirë i rrethanave politike në këtë rajon.

Burimi i Express tregon më tutje se vendimi politik për njohjen e Kosovës është marrë, por kishte ngecur realizimi i vendimit, pasi që aktualisht Kuvajti nuk ka parlament funksional dhe gjatë muajit maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Megjithatë besohet se ky fakt nuk do ta vonojë shpalljen e aktit të njohjes dhe ky vendim do t’i komunikohet Qeverisë së Kosovës brenda një afati shumë të shkurtër.

Burime të mirinformuara bëjnë të ditura se Ambasada e Serbisë në Kuvajt është në aktivitet të shtuar për ta parandaluar ose shtyrë këtë njohje. Në fillim të luftës në ish-Jugosllavi, Kuvajti kishte ndërprerë marrëdhëniet me Serbinë.

Situatë e ngjashme qëndron edhe me Bahrejnin, i cili pritet ta njohë Kosovën në lëvizje të koordinuar me Kuvajtin. Bahrejni tashmë ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me ligj dhe rasti i Kosovës tanimë gjendet në zyrën e Emirit të Bahrejnit.


Shteti i Kuvajtit ka dalje në bregdetin e Gjirit Persik. Kufizohet me Arabinë Saudite në jug, kurse me Irakun në veri dhe perëndim. Ai është shteti i pestë në botë me rezervat më të mëdha të naftës dhe vendi më të ardhurat më të larta për kokë banori në botë.

Pas Arabisë, edhe njohjet nga Kuvajti dhe Bahreini, konsiderohen si shumë të rëndësishme, sepse pritet të nxisin njohjet edhe nga shtete të tjera të Gjirit Persik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi