Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë me Behxhet Krasniqin: Të zbulohen vrasësit e vëllait tim, kolonel Ahmet Krasniqit

Shko poshtë

Intervistë me Behxhet Krasniqin: Të zbulohen vrasësit e vëllait tim, kolonel Ahmet Krasniqit Empty Intervistë me Behxhet Krasniqin: Të zbulohen vrasësit e vëllait tim, kolonel Ahmet Krasniqit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 20, 2012 11:33 pm

Intervistë me Behxhet Krasniqin: Të zbulohen vrasësit e vëllait tim, kolonel Ahmet Krasniqit




Intervistë me Behxhet Krasniqin: Të zbulohen vrasësit e vëllait tim, kolonel Ahmet Krasniqit Largea_koshare-ramushi-sh1348159509

Nga rrahjet e pamëshirshme të UDB-së disa për të mbijetuar janë detyruar të ''mjekohen'' duke u mbështjellur me lëkura të deleve.

Familja Zhilivoda, e cila zë një vend të rëndësishëm në historinë e djeshme dhe të sotme të Kosovës, zanafillën e luftës për liri e ka që nga perandoria turke kur paraardhësit e kësaj familje që po jetonin në Preluzhë, nga një aksion kundër ''Tesildartëve'' të sulltanit (tagrambledhësve), të cilët po hynin kohë e pa kohë nëpër familjet shqiptare duke ushtruar dhunë dhe plaçkitje, do t'ju përgjigjeshin me armë duke mbrojtur pragun e shtëpisë. Kjo edhe do të bëhet pretekst i shpërnguljes së kësaj familje në një vendbanim të ri duke hapur toka të reja (pyje, shkurre e thera) për banim dhe ara të bukës. Pikërisht në këto toka të vjetra me banime të reja do të jetë ngulimi i tyre në Zhilivodën e sotme, ku do të vazhdojë të kultivohet atdhedashuria, e cila gjatë periudhës së lavdishme të historisë kundër sundimit të ri serb që po i përgatitej Kosovës, do të luftojë patrioti Aziz Zhilivoda me emrin e të cilit do të identifikohet një krahinë e tërë. Por, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me instalimin e sistemit komunist odiseada e kësaj familje do të shënojë përjetime të rënda e të përditshme. Trimi Aziz Zhilivoda do të arratiset në Shqipëri, ndërkaq barra e familjes do t’i bie vëllait të Azizit, Hajrizit, i cili do të duhet të kujdeset përpos fëmijëve të tij, edhe për fëmijët e Azizit, që do të vazhdojnë të rriten me mallin për babain…


(Foto: Luftëtar të FARK-ut dhe UÇK-së në Koshare)

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi