Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rubens Shehu: Çfarë më tregoi Genta për shtatzëninë. Ajo nuk e dinte me kë e kishte fëmijën

Shko poshtë

Rubens Shehu: Çfarë më tregoi Genta për shtatzëninë. Ajo nuk e dinte me kë e kishte fëmijën Empty Rubens Shehu: Çfarë më tregoi Genta për shtatzëninë. Ajo nuk e dinte me kë e kishte fëmijën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 24, 2012 5:53 pm

Rubens Shehu: Çfarë më tregoi Genta për shtatzëninë. Ajo nuk e dinte me kë e kishte fëmijën


Rubens Shehu: Çfarë më tregoi Genta për shtatzëninë. Ajo nuk e dinte me kë e kishte fëmijën Largea_genta-231348424635
Një histori shumë personale për një femër, aq sa mund të mohohej deri në fund nga Genta, ish-banorja e “Big Brother 5”. Por në rastin kur ajo e ndau historinë e abortit të saj, jo vetëm me disa miq por edhe me ish-të dashurin Rubens Shehu, natyrisht që nuk i mbetet gjë vetëm të reflektojë për ndodhi të tjera në jetën e saj. E pas lajmit të abortit, enigma ishte personi me të cilin ajo kishte ngelur shtatzaënë. I përfoluri i parë ishte Rubensi, djali nga Korça që u bë publik me hyrjen e tij në shtëpinë e BB. Ai tregon gjithçka di për shtatzëninë e padëshiruar të Gentës, dhe lidhjen e saj të re pas abortit.
Lajmi se Genta kishte abortuar një fëmijë, ishte i papritur për ty apo ishe në dijeni më parë?
Po, unë e kam ditur me kohë këtë gjë, se më kishte thënë vetë Genta që ishte shtatzënë.
Domethënë ju vazhdoni të takoheni, edhe pse jeni ndarë? Pse të zgjodhi pikërisht ty për ta thënë një gjë të tillë?
Ka ndodhur që jemi takuar. Në fakt, unë kam qenë personi që ajo ma ka rrëfyer këtë gjë.
E si u ndjeve kur Genta të komunikoi një gjë të tillë?
Të them të drejtën, kur mora vesh që Genta ishte shtatzënë nuk është se ndjeva ndonjë keqardhje të madhe, se në fund të fundit ajo gjë dihet që, nëse nuk je e kujdesshme, kjo gjë është e sigurt që ndodh.
Mos ndoshta arsyeja pse ajo ta tha ty kishte të bënte me faktin se mund të ishe personi me të cilin ajo kishte ngelur shtatëzënë?
Të them të drejtën, se me cilin person kishte ngelur shtatzënë nuk ma tha, se as ajo vetë nuk e dinte. Kur e pyesja unë, vetëm hidhte hipoteza, por asgjë nuk e kishte të sigurt.
Por në fakt komentet që u bënë pas këtij lajmi nuk të përjashtuan ty nga kjo histori. Sa mundësi ka që ti të ishe babai i fëmijës?
Mundësia që të isha unë babai i fëmijës është zero.
E pas fjalëve që kanë qarkulluar se mund të ishe ti, sa i besueshëm mund të jesh në këtë deklaratë?
Nuk ka asnjë lloj mundësie që të jem unë babai i fëmijës së Gentës, për faktin se me Gentën pas ndarjes kemi dalë vetëm për kafe, pasi nuk kam pasur dëshirë të kem më asgjë më shumë me të. Nuk e di se si janë hapur fjalët që fëmija ishte i imi, por besoj se ka qenë vetë Genta që i ka hapur këto fjalë, për arsyen se kështu ajo mendon se mund të më prishë punë mua. Njëkohësisht ajo mbulon dhe veprimet e saj të pahijshme, që ka bërë në Tiranë këto kohë.
Ç’të shtyn të flasësh kaq hapur e në këtë mënyrë për Gentën, e cila në fund të fundit ka qenë e dashura jote?
Sepse është përfolur emri im dhe kjo nuk është e drejtë. Ndërkohë për ta përligjur këtë që po them, mund të tregoj se me sa arrita të kuptoj unë nga biseda që bëmë me Gentën në lidhje me babain e fëmijës, ajo ishte shumë konfuze për meshkujt që kishte pasur marëdhënie këto 3 muajt e fundit. Lëre më të mendosh që ta dinte babain e fëmijës…
Ajo është komentuar më shumë për zbulimin e sekreteve në jetën e saj private krahasuar me ish-lojtarët e tjerë të “Big Brother”. Pse?
Këto “sekrete” të Gentës që po dalin kaq hapur në media, janë të gjitha për faj të vetë Gentës. Ajo është e sëmurë, nuk e di ta them saktë se çfarë sëmundje ka, por di të them që vuan nga një lloj sëmundjeje që në gjuhën e popullit thuhet “ka maçokun brenda në bark, pra nuk i mban gjë barku”.
Ndërkohë je shprehur që ti, pavarësisht se s’je më i dashuri i Gentës, je në gjendje të kontrollosh lidhjet e saj. Çfarë ke dashur të thuash me këtë, dhe çfarë di aktualisht për Gentën? Është duke u shoqëruar me dikë?
Di vetëm që Genta ndodhej në Itali për pak ditë te i dashuri i saj, gjë që ma ka pohuar para se të ikte në Venecia me Torosin e BB. Më tha që “kam zënë një të dashur me lekë, dhe po ashtu me sa mora vesh, familja e saj nuk di asgjë në lidhje me ikjen e Gentës në Itali.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi