Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Islami:Kush bëri shik-un?! Për kë punoj ai ?![/

Shko poshtë

Gazmend Islami:Kush bëri shik-un?! Për kë punoj ai ?![/ Empty Gazmend Islami:Kush bëri shik-un?! Për kë punoj ai ?![/

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 09, 2013 1:12 am

Gazmend Islami:Kush bëri shik-un?! Për kë punoj ai ?![/ 25401_101016319938830_3204144_n
Gazmend Islami
Kush bëri shik-un?! Për kë punoj ai ?!

Gazmend Islami:Kush bëri shik-un?! Për kë punoj ai ?![/ Ytjtyjtyj
Shkruan: Gazmend Islami


Nuk do të mund të emëroj ndonjë emër që ta quaja baba biologjik të Shik-ut që ishte krijuar menjëherë pas luftës në kohën e Qeverisë së përkohshme të Kosovës, por mund të vijmë në përfundim se kjo krijesë nuk ishte krijuar nga patriotët dhe ata që donin të mbronin atdheun nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm por ishte krijuar nga qarqet antishqiptare që kishin për qëllim të neutralizonin të gjithë ata që mendonin se mund të arrihej qëllimi madhorë, çlirimi dhe bashkimi i kombit. Për këtë krijesë do të duhej ta ndanim në disa pika apo kapituj që të mund ta nxjerrim emëruesin e përbashkët e krejt kësaj që tek ne qytetarët mbet si një enigmë që në popull kishte nxitur frikë dhe tmerre.

Shik-u u krijua me sugjerimin e shërbimeve të fshehta për të pasur në kontroll të gjitha lëvizjet politike brenda Kosovës. Grupi që udhëhoqi dhe bëri puçin brenda UÇK-së bëri të njëjtën edhe brenda institucioneve të vendit, ky grup u sponsor ua nga shërbimi francez që e përcolli Thaçin në gjithë rrugëtimin e tij që nga lufta e deri në ditët e sotme. Kushneri si përfaqësuesi i OKB për Kosovë si shef i UNMIK-ut i dha bekimin këtij shërbimi sepse pa bekimin e këtyre nuk do të ishte e mundur të vepronte as vetëm një ditë.
Pra, Shik që nga shumica e qytetarëve shihej si një arritje e madhe të cilët nën maskën e patriotizmit tek populli në fillim shiheshin si trup që mbron Kosovën nga armiqtë por, shpejt u kuptua se këta i shërbenin vetëm interesave të ngushta të një krahu politik për t`i arritur qëllimet e të gjitha shteteve por edhe Serbisë që ishin kundër krijimit të një shteti shqiptar në Ballkan. Pra për të neutralizuar të gjitha forcat nacionaliste që dëshironin bashkim kombëtar. Nuk ka koiqidnec më të madhe sesa që nga Rambuje e deri tek ardhja e Euleksit është për t´u habitur se çdo gjë është e lidhur me Francezët.
Pra nga kjo mund të vijmë në përfundim se babi i shik-ut mund ta quajmë shërbimin francez, serb, shqiptar. Kjo strukturë për një kohë të shkurt kishte arritur majën e pasurisë dhe pushtetit. Ushtronin kontroll të rreptë mbi të gjitha pronat shtetërore, pra ata administronin krejt Kosovën dhe pasurimi i tyre që në bazë të shërbimit amerikan thuhej se brenda vitit varion nga 200 deri 300 milion euro. PTT ishte pronë e tyre duke filluar nga pastruesit e deri tek drejtori ishin të besuarit e shik-ut dhe ata kontrollonin dhe ende kontrollojnë edhe KEK-un edhe kanë privatizuar të gjitha ndërmarrjet publike, pra ata me ndihmën e shërbimeve të huaja kanë krijuar pasuri aq të madhe sa ata kanë mjete edhe për shumë vite të veprimeve të tyre. Funksionimi i Rrjetit të SHIK-ut ka shtrirje horizontale dhe vertikale me të gjitha elementet e sajë pa pas shkëputje zingjirore për asnjë moment. Shtrirjen horizontale e bëjnë duke filluar nga shoqatat e dala nga lufta dhe nga Kryetarët e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve te luftës. Këta i mbajnë në kontroll dhe në raste të caktuar i shfrytëzon për qëllimet e veta. Ne anën tjetër e ka rrjetin e shtrirë në PTK, aty ku bëhen përgjimet e personave pa lejen e personave të autorizuar. Në këtë organizatë, duke filluar nga roja e deri tek stafi më i lart janë në një formë përkrahës te PDK-së por ka shumë që janë me detyra speciale ose janë informator ose agjentë të SHIK-u. Forma e tretë është FSK aty pothuajse kontrollon krejt strukturën e saj edhe pse janë munduar strukturat e KFOR-it së bashku me shërbimet inteligjente që të largojnë dhe ta pastrojnë FSK- në nga ky fenomen. Po ashtu Policinë e Kosovës e kontrollon të tërën sepse e ka hierarkinë e lartë që emëron dhe shkarkon vetë, pastaj çdo informatë që mbledh policia duhet t´i dërgoj në SHIK, mandej ata i klasifikojnë se çka i duhet e çka jo. Informatat mblidhen, analizohen dhe përpunohen në zyrën e analizës dhe përpunimit.
Kur arritën majën, ata filluan për të zbatuar urdhëratë që duhet t`i zbatonin e ato ishin çarmatosja e UÇK-së, ndërrimin e flamurit, ndarjen e Kosovës në enklava, krijimin e veriut të Kosovës apo asosiconin e komunave serbe. Të gjitha këto me asnjë pushtet tjetër nuk do të mund të arrihej përpos këtyre që janë në pushtet me dirigjimin e Shik-ut i cili të gjithë ata që i kishte pengesë në një formë apo tjetër ata i kanë larguar ose eliminuar. Shik-u pra kishte arritur që përmes metodave të sigurimit të shtetit shqiptar gjatë kohë së Enverit të eliminonte të gjithë komandantët e UÇK-së që nuk ishin pajtuar për të dorëzuar armët dhe nuk ishin pajtuar me okupimin modern që i bëhej vendit dhe ishin kundër ndarjes së vendit. Ajo pjesë u ndoq me metoda të ndryshme, disa duke i shkatërruar familjet duke i detyruar të ikin apo të bëjnë vetëvrasje për shkak të varfërisë së skajshme, disave ju inskenuan aksidentet komunikacioni, disa i quajtën të çmendur, disa i etiketuan se kanë devijuar, disa i kontrollonin përmes të hollave që ju kishin dhënë pra, morën nën kontroll krejt ata që kishin të bënin me luftën. Kjo strukturë mafioze nuk duronte kundërshtime, nuk duronte mendime të tjera, nuk duron që dikush t`i bënë hije e pastaj ta kundërshtojnë. Këta mund të duronin vetëm e vetëm ata njerëz, të cilët reflektonin bindjet e tyre personale si në pasqyrë, kurse të tjerët ky shërbim i përvëlonte në mënyrë të pashpirtë kundërshtarët politik por edhe ata që largoheshin nga parimet e tyre. Në mënyrë barbare i ndiqnin sikur lepujt derisa arrin qëllimin e vetë të largimit apo internimit të tyre. Këta maskara që duhet të demaskohen njëherë e përgjithmonë për punën e tyre të ndyrë, të thirrën nga komisioni për hetime sepse këta duhet të raportojnë njëherë se ku i zhdukën dosjet kë e ndiqen, kë e servijuan të gjitha këto duhet të dihen dhe fundja këta duhet të sillen edhe para gjykatës për punën e tyre. Të përgjigjen për shumë vrasje të ndodhura pas luftës, të na informojnë kush i vrau dhe për çka u vranë sepse këta po thonë se, ishin këtu të na "mbronin" e pas luftës janë bërë vrasje politike dhe është e pamundur të mos dihen autorët.
Tensionet po rritën në Kosovë për çdo ditë dhe pothuajse është bërë e padurueshme situata ne terren. Komplotistët kanë filluar të egërsohen sepse nuk kanë çfarë të humbin më shumë sesa jetën e tyre e cila duhet të jetë e lidhur me burgun. Këta sot po jetojnë me një rrezik, jetojnë me frikën e kolegëve të tyre se, mos ju ka shpëtuar ndonjë fjalë për sekretin që kanë tash e 15 vite dhe cili mund të jetë ai sekret?!... Tash shihet se ata te gjithë sot dridhen të pasigurt edhe pse në pamje të jashtme buzëqeshin dhe shihen sikur mbi supet e tyre nuk kanë asgjë, por pesha e rëndë shqetësuese po i përcjellë këta që nuk do të mund të shpëtojnë përkundër asaj që janë veshur me petkun e deputetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi