Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Islami:Opozita në luftë me SHIK-un

Shko poshtë

Gazmend Islami:Opozita në luftë me SHIK-un Empty Gazmend Islami:Opozita në luftë me SHIK-un

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 1:50 pm

Gazmend Islami:Opozita në luftë me SHIK-un 403x30224433403x302237651

Opozita në luftë me SHIK-un

Shkruan: Gazmend Islami

Është interesant që të gjithë ata që kanë kryer krimin çdo herë kthehen në vendin e krimit,kështu do ta përshkruaja përplasjen në mes ish strukturave të SHIK-ut dhe atyre që kanë themeluar këtë parti politike. Në PDK nuk ka më Kryesi aty nuk ka këshill të përgjithshëm, aty ka diktaturë dhe despot. Jakup Krasniqi dhe disa të tjerë kanë filluar luftën frontale me strukturat mafioze që përmes PDK-së kanë pushtuar krejt shtetin. Kjo strukturë ka ngatërruar mekanizmin e ndërtimit të shtetit funksional dhe demokratik. Këta në vend që të angazhohen në diskutime me qytetarin,,këta po funksionojnë mbi parimin e sistemit diktatorial.

E vetmja gjë që mund të themi për ta në pikëpamje psikopatologjike e favorizojnë korrupsionin,shpëlarjen e parasë,vjedhjes,burgosjeve politike. Njohuritë tona mbi lëvizjet politike mund të ekzistojnë vetëm pasi të njihen parimet dhe diturit në çdo fushë të veprimit. Këtu ndryshon strategjia e realizimit të aspiratave tek shqiptarët sepse pushtetarët politik të imponuar dëshirojnë të jenë edhe drejtues të drejt,por drejtimi i një shteti apo partie pa bazë të shëndosh është bumerang për partinë,politikën,shtetin,kombin.
Shik-u e ka bërë trekëndëshin e´´ ndjekjes´´ të gjitha atyre subjekteve politike që ju dalin përpara por njëkohësisht edhe të gjithë atyre bashkë partiakëve që tash së voni kanë filluar ta thonë të vërtetën për Përbindëshat që kanë uzurpuar gjithë Kosovën. Radhitja e SHIK-ut në krah të PDK së e ka rrezikuar sigurinë e brendshme të Kosovës sepse militantë e partive janë elektrizuar tej mase.
Funksionimi i Rrjetit të SHIK-ut ka shtrirje horizontale dhe vertikale me të gjitha elementet e sajë pa pas shkëputje zingjirore për as një moment. Shtrirjen horizontale e bëjnë duke filluar nga shoqatat e dala nga lufta dhe nga Kryetaret e familjeve te dëshmorëve dhe veteranëve te luftës, këta i mbajnë nën kontroll dhe në raste të caktuar i shfrytëzon për qëllimet e veta. Ne anën tjetër e ka rrjetin e shtrirë në PTK, aty ku bëhen përgjimet e personave pa lejen e personave të autorizuar. Në këtë organizatë, duke filluar nga roja e deri tek stafi më i lart janë në një formë përkrahës te PDK-se por ka shumë që janë me detyra speciale ose janë informator ose agjent të SHIK-u. Forma e tretë është FSK aty pothuajse kontrollon krejt strukturën e sajë edhe pse janë munduar strukturat e KFOR-it së bashku me shërbimet inteligjente që të largojnë dhe ta pastrojnë FSK- në nga ky fenomen.
Po ashtu Policinë e Kosovës e kontrollon të tërën sepse e ka hierarkinë e lart që emëron dhe shkarkon vet, pastaj çdo informatë që mbledh policia duhet ti dërgoi në SHIK, mandej ata i klasifikojnë se çka i duhet e çka jo. Informatat mblidhen, analizohen dhe përpunohen në zyrën e analizës dhe përpunimit. Pas kësaj përgatitet tereni për shantazhe,përgatitje terreni për degradim ose futje te frikës te qytetaret.. Përderisa kjo strukturë ende punon dhe vepron në Kosovë vendi nuk mund të ec përpara.
Prokuroria duhet marr me vrasjet,pasurimet,tentativat me te gjitha fenomenet qe kane ndodhur qe nga pas lufta. Vetëm ne këtë mënyrë duke dënuar te gjitha ata qe kane shkelur ligjin mund te ndërtojmë një te ardhme me perspektivë evropiane. Tash po lëvizin gjërat në zbardhjen e shumë vrasjeve të bëra nga pas lufta. Krimineli kthehet tek vendi i krimit por çka tash kur thuhet se vrasësi është një deputet dhe një polic, Kjo do të thotë një i përzgjedhur nga populli për popullin të jetë vrasës dhe një mbrojtës i ligjit dhe një që garanton jetën e njeriut. Kurreshtja nuk ka të sosur, të gjithë vesh hapur presim arrestimin nuk duhet thënë se kush është ai mund të jetë nga të gjitha partitë politike me përjashtim të deputetëve të VV. Por ora po rrah tek ata që akrepat e orës i sjellin për mbrapa.


(Autori është analist politik dhe gazetar i njohur)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi