Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:24 pm

Kadri Mani: Përse ish- të burgosurit politikë pësuan debakël?



Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriMani2007
Kadri Mani
PËRSE ISH-TË BURGOSURIT POLITIKË PËSUAN DEBAKËL?
Nga Kadri Mani
Shoku Sherafedin Berisha, fanatizmi e bajraktarizmi ju futi thellomave dëshpëruese dhe mbytëse, deri në theqafje! Prandaj “Analizat tuaja historike”- s’janë pos –histerike!!
Ta krahasosh Dr. Ibrahim Rugovën me Agim Zatriqin e me Azem Vllasin, është turp që nuk ju lanë as Drini as Morava!! Po ti nuk je i vetëm, shumica e ish-shokëve të mi, janë me ty!!!
Dr. Rugova i kishte marrë dizgjinat e karrocës në duar të veta, nga se kujat e qerres i kishte horunë e harambashë!!
Ja, po t’i botojmë “analizat” dhe po të përgënjeshtrojmë më poshtë:
Analiza politike - historike
Realpolitika e Ibrahim Rugovës
( 4 )
· Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht(ë) i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.
* * *
A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë
të Mr. Ukshin Hotit?!
Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008
Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.
· Pamje nga demonstratat e pranverës së viti 1981: kliko 1 - 2 - 3
Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.
Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së.
„Fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, me ndonjë përjashtim, nga të gjithë profesorët, gjatë bisedave të lira në grupe. Në ndërkohë UP - ja, përfshirë edhe Fakultetin Filozofik, u vërshua me punëtorë të sigurimit dhe aktivistë të LKJ-së dhe, në mbledhje të njëpasnjëshme, kërkohej nga ne, profesorët, që t’i pranonim vlerësimet e Komitetit Qendror të Jugosllavisë për demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kërkesat e tyre.”- thotë Prof.Shemsi Reçica .
Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.
Shemsi Reçicës i kujtohet mirë mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit që Kosova duhet të jetë Republikë. “Kur kemi mbajtur mbledhje në Fakultetin Filozofik, kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”- kujton z.Reçica.
Ish ligjeruesit në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, i kujtohen mirë veprimet antikombëtare të anëtarëve të Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha në këtë mbledhje si dhe diskutimi i guximshëm i Prof.Ukshin Hotit në mbrojtje të studentëve dhe të kërkesës që Kosova të jetë Republikë.
„Pasi i gjykuan demonstratat, ata kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.
Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.
vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Thu Jan 08, 2009 1:10 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Re: Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:26 pm

Dhe vërtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:
- Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë;
- Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë;
- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë;
- Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë;
- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë;
- Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë;
- Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë;
- Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe
- Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.
Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 198, ishin:
- Azem Vllasi njëri nga ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës,
- Agim Zatriqi njëri nga bashkëpunëtorët e UDB-së gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), qysh nga themelimi i këtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe
- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.
Pas daljes nga burgu, Mr.Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet(ë) Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe kundër intelektualëve atdhetarë që përpiqeshin të çliroheshin nga thundra e egër jugo(serbo)sllave.
Në kapërcyellin e viteve të 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik.
Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete, fshatra, UP etj., ( shiko një foto këtu ) dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do të duhej bërë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sepse do të ishte në interes të të gjithë rajonit.
Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan.
· Lexo të plotë: Deklaratën politike
Mirëpo, çka ndodhi ?
Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.
Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.
Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet(ë) i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.
Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.
E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.
Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).
Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:
- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Republikës së Kosovës;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe
- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht(ë) i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.
( Vijon )
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Re: Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:27 pm

NË VEND TË PASTHËNIES
ZIA PËR NJERIUN QË MBËRRIJTI ÇDO GJË
Kryetari i Kosovës Dr Ibrahim Rugova
(10.12.1944-21.1.2006)
Nga biografia e shkurtër e kryetarit të Kosovës mësojmë se Dr. Ibrahim Rugova (i biri i Ukës dhe i Sofijes-Sofa) u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Burimit (Istogut), në Kosovë. Që në moshën e tij të vockël sapo kishte mbushur një muaj e tetë ditë, më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babin e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin, Rrustë Rugova, i cili kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
Më 21 janar 2006, pushoi së rrahuri zemra e madhe e njeriut të madh, të cilin e rriti dhe e edukoi nëna shqiptare, nëna Sofa, që dinte të shtronte sofra: dhe e edukoi me mikpritje dhe me traditat më të mira e më bujare shqiptare për ta bërë zot shtëpie dhe zot pavarësie; vdiq në moshë relativisht të re, por që arriti çdo gjë për vete e për ne!
Ndryshe nga dimri i sivjetmë (2007), që duket si pranverë e vërtetë, vjet ishte acar i madh: ama as acari nuk e pengoi popullatën që të udhëtonin në Prishtinë me lot ndër sytë, të takoheshin me njeriun e tyre, të cilin e donin dhe rregullisht ia jepnin votën timonierit më preciz të pavarësisë: ishin lodhur me demagogjinë e vëllazërim-bashkimit të fqinjëve tanë tinëzarë dhe me miqtë e tyre, me të cilët nuk bëri asnjë aleancë, dhe po i besonin urtësisë së tij tradicionale, pas thënies gjeniale të popullit tonë: Kurrqysh besë nuk muj me t’zânë, pa vetë edhe për babagjyshin tânë; të shënuar nga Destan Bajraktari.
Pritnim në radhë të gjata: pritnim me durim rugovian-gandian, ca të rinj të papërvojë ishin veshur dobët ( sikur edhe nipi ynë Ermali) e po dridheshin si thupra në ujë, ca të moshuarve po iu binte të fikët, të cilët i ndihmonin pjesëtarët e policisë e t; kujdestarisë dhe i kalonin pa radhë... të rinj e të reja, burra e gra, pleq e plaka vinin e përkuleshin përpara trupit e shpirtit të tij... ishin në gjendje të vdisnin në ditën e homazheve, sikur që ishin gatshëm të vdisnin për të sa ishte gjallë Rugova dhe për fjalën e tij burrërore...
Dhe populli gjenial me përvojë të hidhur pyeti dhe ia mësoi mirë e mirë biografinë njeriut të vet të traditës dhe lehtazi po i dallonte ata llafazanët mendjelehtë që kishin nga pesë dhi e nga gjashtë zile! Që nuk iu priste sëpata kurrë në një vend, që nuk iu dihej as prejardhja dhe në bazë të sjelljeve çapraze, të mbushej mendja se, vërtet, do t’ i ketë sjellë lejleku, siç iu thoshin fëmijëve!
Rezili të bën rezil!- do t’ia kishte përsëritur shpesh nëna Sofa dhe hasreti e hazreti Ibrahimi ynë urtak, do ta kishte mbajtur vëth në vesh: i anashkalonte rezilët e allçakët, edhe kur bënin prapështira, edhe kur sabotonin, edhe kur merreshin me obstruksione, edhe kur e përgojonin e shpifnin pas shpine dhe e shanin hapur me fjalorin e rrugaçërisë, edhe kur tentonin ta merrnin kalanë nga brenda, edhe kur po kalonin nga partia në partiza, dhe vijimisht po dështonin!
Krejt bota po i merrte lakmi Dr. Rugovës: çfarë filozofie e zemërmadhësie të mos hynte në asnjë lojë, të mos i thoshte kurrë kujt as dreq me gojë!?!
Ama mendjelehtit t dritëshkurtrit treten si bora e parvjetme! Na ngelën të gatshme nga Dr. Rugova: stema, flamuri, vula- komplet shteti e pavarësia! Poashtu na e la trashëgim opusin voluminoz, kompletin prej 12 veprash madhore.
Nga e gjithë kjo u frymëzua populli, u frymëzuan poetët e popullit, personalitetet kombëtare-ndërkombëtare dhe nga këto frymëzime: LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN, lindi ky libër kaq voluminoz, pasqyrë e një epoke kur taktika e strategjia, por edhe përpjekjet e lufta jonë vetanake e UÇK-së dhe me ndihmën e aleatëve tanë, triumfuam ndaj dhunës dhe terrorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre kombëtarë-ndërkombëtarë; opus letrar ky, trashëgimi kulturore-politike që e kemi në dorë sot ne, e do ta kenë nesër e pasnesër brezat.
E kemi Memorialin me kurora të panumërueshme, ku defilon pelegrinazhi ditenat...
Ky është libri ynë i dytë për Kryetarin, pas atij të parit: Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!
Kadri Mani
Vazhdon aty ku ma preu censori R.O:
Jemi mbledhur këtu në sallën e Bibliotekës Krahinore dhe Universitare që ta përuarojmë librin:
NJERI I PAVARËSISË- DR. IBRAHIM RUGOVA
(LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN)
Ai si njeri i madh e vizionar, burrështetas me përmasa kombëtare-ndërkombëtare, rezilëve dhe allçakëve nuk ua kthente përgjigjet, as i përjashtonte!!
Andaj edhe u përhap thënia se nga LDK-ja s’ka përjashtime, ka vetëm- jashtëqitje!!
Më lart fjalën e patëm te rezilët e të allçakët: ata antiinstitucionalistë-antikombëtarë, ata që po e shanin edhe shenjtëreshën tonë NënënTereze, si dhe dhe antikatedralistët!! Tash as po i shohim gjëkundi në sallë, prandaj edhe po i thërrasim me apel dhe me rendin alfabetik: A është këtu Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi?- jo nuk është! A mos i ka dërguar zëdhënësit (tellallët) e vet për ta arsyetuar mungesën?- jo nuk i ka dërguar!
Bujar Bukoshi?-mungon!
Nexhat Daci?-mungon!
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame?-mungojnë!
Turp e ndot, sot e mot!!
Me atë rast Kosova shpalli pesë ditë zie, Shqipëria shpalli tri ditë zie.
Po renditim disa nga emrat që morën pjesë në ngushëllime:



Riçard Hollbruk,
Zhak Shirak,
Xhek Strou
Xhanfranko Fini
“Zëri i Amerikës”
Karel De Gucht
Bajram Kosumi
Sheremt Ahmeti
Hilmi Jashari
Stjepan Mesiq
Qemajl Ahmeti
Branko Cërvenkovski
Ali Ahmeti
Arbër Xhaferi
Melihate Tërmkolli
Xhemajl Hyseni
Hose Manuel Baroso
Marti Ahtisari
Mero Baze
Besnik Bardhi
Havier Solana
Rexhep Ismajli
Aleksandër Moisiu
Sali Berisha
Jozefina Topalli
Philip S. Golberg
Mark Krasniqi
Jap de Hop Shefer
Giuseppe Valoto
Ramadan Reshitaj
Ismet Beqiri
Nagim Arifi
Abdylhadi Vejseli
Faik Grainca
Bahri Shabani
Ursula Plasnik
Ismail Kadare
Mentor Barani
Naim Tërnava
Nazif Ramabaja
Nexhat Daci
Sabit Abdyli
Volfgang Shysel
Sadri Fetiu
Paul Martin
Agim Veliu
Pandeli Majko
Shaip Surdulli
Nexhmije Kallaba
Rexhep Abdullahu
Remzi Durmishi
Emin Fazlija
Kolë Berisha
Daut Haxhaj
Adem Dodolli
Xhafer Leci
Muhamet Shatri
Arif Molliqi
Ana kohen
Shqipe Malushi
Donika Temo
Dardanesha Dashi
Atrim Marku
Adem Harxhi
Ahmet Giaffo
Vera Gjata
Remzi Durmishi
Fatmir Terziu
Hamit Halili
Afrim Voca
Lutfi Dervishi
Daniel Server
Arben Ëokaj
Mirela Moisiu
Fatos Nano
Bill Klinton
Madeleine Albright
Angela Merkel
Franc Lotar Altman
Pol Volforic
Giorgo Mamberto
Torbjon Sohlstom
Kadri Mani
Zef Ahmeti
Lutfi Alia
Muhamet Januzaj
Kadri Mustafa
Simon Kuzhnini
Edmond Hajrizi
Agim rexhaj
Dervish Jahjaga
Lekë Gojçaj
Agim Muja
Musa Dakaj
Musli Mulosmani
Ramadan Gashi
Ramiz Muriqi
Agim Karagjozi
Sylë Lajçi
Gary Kokalari
Lavdërim Cami
Bujar Leskaj
Hydajet Hyseni
Fadil Demaku
Guy Ryder
Hashim Thaçi
Qazim Rushaj
Keida Kostreci
Idriz Morina
Shaukat Aziz
Bob Hand
Arta dade
Edi Rama
Leka Zogu
Sonja Biserko
Dio Guardi
Hajd
Lantosh
Guilermo melez
Flin
Davis
Vitore Stefa-Leka
Agim Gërvalla
Edison Çekaj
Gani Mehmetaj
Visar zhiti
Alfonso Xhekson
Carin Jämtin
Lars Wahlund
Riza Halimi
Dalip Greca
Ahmed Aqifi
Va nder Shtul
Agron Tufa
Micheline Calmy-Rey
Bernard Kouchner
Papa Gjon Pali II
Dagllas Aleksandër
Beqir Ismajli
Doris Pak
Ekmedin Isanolu
Lirim jegen
Mharrem Gërvalla
Seladin Xhezairi
Rizah Sheqiri
Milaim Nela
Zymer Bunjaku
Sabit Rrustemi
Vrion Grapçi
Lirim Jegeni
Hajro Hajra
Nepe Peraj
Mustafë Maxhuni
Ymer Çiraku
Agim Vinca
Jost Lagendjak
Ali Aliu
Anne-Marie Liyin
Skaj Njuy
Kol; Gjergji
Ervin Hladnik Milharçiq
Abedin Maliqi
Vladimir PutinSkender Hyseni
Haki Bunjaku
N. Pano
Jusuf Bajraktari
Kondoliza Rajs
Eliot Engel
Besim Abazi
Soren Josen- Petersen
Xhorxh Bush
Veton Surroi
Adem Salihaj
Besnik Mustafai
Rexhep Mejdani
Bamir Topi
Otto von Habsburg
Sadik Krasniqi
Ahmet Bella
Ragim Reçica
Ahmet Muslijaj
Naser Azizi
Mimoza Kastrati-Lila
Xhavdet Nasufi
Agron Shurdhani
Hysni Shaqiri
Lutfi Aliu
Valdet Hashani
Mehmet Halimi
Shaqir Shabani
Valon Halimi
Bislim Hoti
Basri Çapriqi
Gazmend Pula
Lirije Latifi
Aziz Salihu
Shaban Peraj
Sami Repishti
Brigada 138 “Agim Ramadani”
Lulan Krasniqi
Zhelo Zhezhev
Shlomo Avinier
Engjëll Koliqi
Kabil Bushati
Ndue Ukaj
Gani Azemi
Hamza Halabaku
Pan Federata Shqiptare VATRA
Jerry Beck
Lionda Karadaku-Ndou
Bardhyl Ukcamaj
Tomë Mrijaj
Ardita Simiçia
Dejvid Filips
Eli Vizel
Marian Cubi
Xim Xhema
Bob Dole
Nazmi Lukaj
Jioseph Borell
Dritëro Agolli
Abdi Baleta
Skënder Zogaj
Ali Alaj
Idriz Morina
Bekim Toçani
Abedin Maliqi
Tomë Hajdari
Faruk Tasholli
Baki Ymeri
Nikolas Uajt (White)
Tomas Doneli
Sergej Stanishev
Luis Ajala
Faruk Reka
Ferid Hajrullau
Selman Vokshi
Dobroslav Paraga
Agim Çeku
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-
Amerikan (KKSHA)
Sabri Hamiti
Kai Eide
Ylli Popa
Aleksandër Bayerl
Luftim Kelmendi
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Re: Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 4:28 pm

Kërkojmë falje për ta që eventualisht nuk janë përfshirë këtu. 500-. Kopjet e botuara shkuan, tash po mendojmë ta ribotojmë, dhe ribotimi bëhet me porosi, në mënyrë që ta dimë se sa duhet të jetë tirazhi. Çmimi do të jetë dy llojesh: për Mërgatë 10 euro ose 10 dollarë, kurse ëmimi për Vend (Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 5 euro; plus çmimi i postës për ata që nuk mund të vijnë në Prishtinë, në redaksi. Porosia bëhet në këtë adresë:
Xhirollogaria-Mentor Barani, KSB: 1700100102268814.-Prishtinë.
Cili është Flamuri i Dardanisë që është dizajnuar sipas idesë së Presidentit Rugova
Në vazhdim po japim përshkrimin e plotë që Ibrahim Rugova i ka bërë Flamurit të Dardanisë, gjashtë vjet më parë, kur edhe për herët të parë e ka prezantuar para medieve.


Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_FlamuriRugovaFlamuri i Kosovës, përshkrimi, historia dhe simbolika

Dimensionet 1 x 1.5 m
Sfondi: E kaltër e thellë që simbolizon paqen.
Në sfondin e kaltër në mes është Vula e Kosovës.
Përmbajtja e Vulës:
1. Shqiponja e zezë dykrenore, simbol kombëtar i Kosovës dhe i shqiptarëve – e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu (1405 1458), pastaj në luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e ka te Leka i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, sipas Aleksandërit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij.
2. Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.
3. Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror të Kosovës.
a. Në dy sfonde të arta është vendosur nga një stelë (Yll).
Stelat simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike shqiptare.
b. Fusha e kuqe dhe e zezë, simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).
4. Baneri i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë nacionale të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve. Është përdorur në Flamurin e imperatorit Justinian që ishte me origjinë nga Kosova, Dardania.
a. Në baner shkruan "Dardania", emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën e gjuhës shqipe "dardhë" që do të thotë "vendi i dardhave" Dardania. Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.
5. Ylli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i Skënderbeut. Është përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe korrespondon me Stelat e Mburojës.
6. Flamuri i Kosovës përdoret nga Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Populli i Kosovës ka filluar ta quajë "Flamuri i Dardanisë", me emrin antik të Kosovës.

Himni i Kosovës
(e cila nga Presidenti i Kosovës është propozuar si himn i Kosovës)
Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë

Janë bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Janë bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë

Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë
Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë

Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë

Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë.
P.S.: Për shkak të kryeneçësisë të Adem Demacit tekanjoz, i cili nuk mori pjesë në varrimin e Rugovës, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, ku Ademi ishte Kryetar, kanë dhënë dorëheqje: Faruk Tasholli, Hamza Halabaku, Sabit Jaha...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Letër shoqërore zotit Ilaz Pireva, kryetar i komunës në Besianë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:12 pm

Kadri Mani: Letër shoqërore zotit Ilaz Pireva, kryetar i komunës në Besianë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriMani
Letër shoqërore zotit Ilaz Pireva, kryetar i komunës në Besianë
PAVARËSISHT QË ISHE MË I MIRI,
HESHTJA JOTE TË VESH ME FAJ!?

/Demonstratat e ’68 i kanë organizuar profesorët e Qendrës Shkollore “Nikolla Teslla/
Nga Kadri Mani
Fort i nderuari Koleg, para do dite u festua 40-vjetori i demonstratave të vitit 1968, më duhet t’iu them juve dhe lexuesve se as e di datën as vendin e mbajtjes, sepse kanë qenë aq të kujdesshëm, sikur edhe dermëtash, ish-shokët e mi të burgut që të veprojnë tinëzisht pas shpinës time në mënyrën më të shëmtuar që kanë mund ta bëjnë tinëzarët në histori.
Se po përgatitet një tubim për këtë përvjetor, më ka treguar sindikalisti zotni Hasan Abazi, nga Ferizaj, i cili edhe m’i ka kërkuar shënimet e mia e të shokëve të mi nga ajo kohë; dhe unë ia kam dërguar, për vete, për zotin Xhafer Leci... trakte pati shpërnda edhe një fqinja jonë, Gjyle Veseli, tash burrin dhe të birin dëshmorë nga lufta e UÇK-së, ama shënimet e kërkuara ende nuk po arrijnë?
Vashën e atëhersshme, fqinjën tonë Gjyle Veseli, e pata takuar në rrugë për kah Shkolla Normale ku isha nis të shpëndaja traktet dhe një pjesë i mori Gjyla për t’i shpërnda në Shkollën Bujqësore ku ishte nxënëse.
Ne atëherë nuk ramë në burg, por një vit më vonë (1969) e patëm manifestuar Njëvjetorin e suksesit të Demonstrave të ’68-shit, dhe më sollën në Nish te ju.
Nga bisedat me juve dilte se ju demostzrantët e ’68-shit keni vepruar vetëm një muaj ditë: i keni nda fakultetet për propagandim dhe e keni marrë përsipër organizimin, për të mos u zbuluar profesori Ismajl Dumoshi me shokë nga Qendrës Shollore “Nikolla Teslla” në Obiliq. Dhe kjo ishte në rregull, derisa ishim nën robëri dhe derisa i ndjeri Ismajl Dumoshi ishte gjallë, ama pas vdekjes së Ismalj Dumoshit dhe pas pavarësisë, të rrahni gjoks se ju paskëshit qenë organizatorët, dke mohuar veprimtarinë atdhetare e vizionare të Ismajl Dumoshit dhe kolegëve të tij, është shtrëmbërim i realitetit, dëm dhe turp për për sojin shqiptar!?!
Shokët komunikojnë, ata që s’komunikojnë, nuk janë shokë!
Atëherë në burgun e Nishit shpesh më ke përkrah, në konflikt me Osman Dumoshin me kompani, pas daljes nga burgu s’ke dashtë të kontaktosh me mua (paçka se ne dy ngelëm demokratë, kurse shumica tjetër u futën në LDK për ta pushtuar Kalanë nga Brenda!!): njëherë rastësisht jemi takuar në hyrje të selisë të LDK-së, ku fill pas përshëndetjes, kinse të përzemërt, ta kam treguar këtë anekdotë:
KALLAJXHIU E DHELPRA
Njëherë fshtarët e kishin ndjekur dhelprën, dhe fshatrëve iu bashkohet edhe kallajxhiu që kishte qëlluar për të kallaitur tepsiat, kusiat...
Iku dhelpra dhe shpëtoi disi, e tani nga shpati po mendimonte:
-Fshatarët kanë të drejtë që më dëbojnë, se jua kam ngrënë pulat, ama nuk e kam të qartë çfarë faji i kam bërë kallajxhiut!?!
Pas rrëfimit të kësaj anekdotet, kolegu im Ilaz Pireva tha:
-Jo, ne dy nuk jemi në ndjekje të njëritjetrit, por, ja, e kemi lënë punën në asgjë, se unë ta di edhe shtpinë, a je në atë shtpinë e vjetër?- do të shihemi...
Dhe më vonë ju erdha në zyrë e jua urova zgjedhjen për Kryetar, me atë rast jua dhashë adresën time fizike dhe elektronike, ama ju sërish nuk u lajmëruat!?
Ishte i nevojshëm ky përshkrim, që lexuesit ta kenë të qartë përse të komunikonim me anë të mjeteve të informimit publik, kur thjesht kemi mund të takohemi që nga viti i lirimit tonë nga burgu më 1991!?!
Dhe në fund, unë mendoj se ju “demonstrantët e ’68-shit”: Adil Pireva, Afrim Loxha, Ilaz Pireva, Osman Dumoshi, Selatin Novosella, Skënder Muçolli, Skënder Kastrati... i keni marrë përsipër ato demonstrata, pa qenë organizatorët e vërtetë!?!
Në pritje e sipër, ju përshëndes përzemërsisht.
12.12.2008
Kadri Mani, kryeredaktor
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Përgjigje publike për znj. Kristina Rasi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:15 pm

Kadri Mani: Përgjigje publike për znj. Kristina Rasi



Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriMani"z. Kadri Mani ka harruar se para ca muajsh, po në këtë web-faqe interneti, ka publikuar një shkrim kundër meje, me ç´rast më ka ofenduar publikisht, pa asnjë arsye dhe pa me njohur fare!!!"- unë nuk kam harruar, dhe që nuk kam harruar ta përsërita titullin! Nuk e kam publikuar artikullin bash kundër teje, por kundër shkrimshkarravinës tënde! Pra, me arsye të fortë, kurse ty as nuk të njoh as nuk dua të të njoh-kurrë.
E ke lutur Gëzimin dhe e ka shlyer atë artikull- mosmirënjohëse, e pabesë! Dhe, sigurissht, mbi atë bazë, të ka propozuar, unë nuk e di? Pra, nëse është ai artikull diku, do ktheja përsëri, që ta shohin lexuesit edhe njëherë faqen e zezë mbi kalë të bardhë!
Vazhdo e shko pas berihasë! Unë e kam shpjeguar edhe më parë se nuk i zgjedh bashkëpunëtorët dhe as jam në grupin e moderatorëve; unë vetëm korrigjoj tekstet. Dhe kjo punë më kushton tepër shtrenjtë: shkruajnë keq, si puna jote, në veçanti rrjeti i merimangave ku je ngjit ti, gjysmanalfabetë që nuk i dinë 36 shkronjat tona. Dhe duke mosrespektuar alfabetin, ata nuk dinë ta respektojnë as veten as tjetrit, prandaj janë dhe do të jenë të urryer e të përbuzur ndër breza.
Përçarjet ndërkonfesionale po i bën skllopi juaj: kur e ke ngritur zërin ti!?! Ai që e then dyqanin dhe ai që ia mban thesin te dritarja, janë simahorë dhe përgjigjen bashkë para gjyqit. Komplet ju një ditë do të dilni para gjyqit për veprimtari antishqiptare.
Vebfaqja jonë është ndër më të mirat, ku skllopi juaj nuk duhet ta ketë vendin. Vebfaqen tonë e sulmojnë çetniko-andartët serbo-grekë dhe çanaklëpirësit e tyre mjeranë! Ju pandehni se me bashkimin e rrjetit e me rritjen e tirazhit do të na mbuloni!? Ama nuk mbulohet dielli me shoshë! Ne kemi dhënë prova atdhetarie me dekada, dhe çdo tentim juaji për të mjegulluar situatat, do të dështojë me turp.
Turp e ndot sot e mot.
5.12.2008
Kadri Mani, kryeredaktor
www.zemrashqiptare.net

------------------------


REAGIM PUBLIK
24 November, 2008 06:24:00 Albania Today

Nuk jam bashkëpunëtore e w.faqes „Zemrashqiptare“!

E nderuara redaksi e web-faqes „Zemrashqiptare“!
I respektoj disa nga shkrimet tuaja në web-faqen tuaj, por për hir të së vërtetës dua të sqaroj opinionin publik, se unë nuk s’kam qenë as nuk jam bashkëpunëtore në web-faqen tuaj të internetit. U habita kur e lexova emrin tim si bashkëpunëtore; kjo u bë nga ana juaj pa më pyetur fare! ( Lexo: Këtu ) Prandaj, duke u bazuar në të drejtën time personale, unë nuk dua të figurojë në listën e bashkëpunëtorëve. Unë, rastësisht duke lexuar më ra në sy emrin im i radhitur si „bashkëpunëtore“ e letrave në grupin e Kadri Manit!!! Tani po ua kujtoj lexuesve që: z. Kadri Mani ka harruar se para ca muajsh, po në këtë web-faqe interneti, ka publikuar një shkrim kundër meje, me ç´rast më ka ofenduar publikisht, pa asnjë arsye dhe pa me njohur fare!!! Unë, kam qenë dhe jam bashkëpunëtore e Revistës KUVENDI, revistë periodike e Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar, me Kryetar Gjeneralin ( në rezervë) KUDUSI LAMA, jam gjithashtu bashkëpunëtore e rregullt (vullnetarisht) edhe në web-faqen e internetit „Shqipëria Sot“, gjegjësisht Al-Today. Prandaj, e nderuara redaksi; kërkoj prej jush që sa më parë ta hiqni emrin tim nga lista e bashkëpunëtorëve tuaj, sepse unë as nuk i kam shërbyer as nuk dua t´i shërbejë vullnetarisht këtij grupacioni tuaj dhe kësaj web-faqeje.
Shpresoj në mirëkuptimin tuaj!
Kristina RASI - Zvicër, 5 tetor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Pleqnarja Fatime Gjata

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:16 pm

Kadri Mani: Pleqnarja Fatime Gjata




Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_FamiljaGjata

Kadri Mani



PLEQNARJA FATIME GJATA



Anton Çetta po rrah telin

Në Besianë po e çon haberin

Fatime motër a po më dëgjon?

Antoni jam në telefon!



Eja shpejt në Bellopojë

Se më kanë vënë keq në lojë:

-“Kush je ti që kërkuake paqe?

Që të t’i falim ne katër gjaqe!?”



-Anton Çetta jam ore dai,

Kërkoj paqe shtëpi më shtëpi

Se e kemi një armik të zi

Ajo është shtriga Serbi

Që popullin tonë po do ta zhbi”.



Vrapon Fatimja, Shota e Llapit

Tym e mjegull po shkon sokakut

Hyn në odë dhe ulet këmbëkryq

Dhe ia fillon t’ju bëjë një gjyq:



“Kush është këtu bre zot shtëpie?

Mospërfillja e Bacë Antonit,

Shkon në interes të dushmanit!

Kush po ju shti mos me i falë gjaqet?



Kanë për qëllim t’ua fikun konaqet!”

Fatimja me psikologjinë e suksesit,

Jua shleu vrik edhe grimcat e vesvesit!

U ngrit plaka e sëmur nga shtrati:



“Jam e sëmurë më ka lëshuar takati,

Por po e hetoj nga vjen taksirati,

Fëmijët jetimë neve na kanë mbet,

Por të ngujuar ngelim krejt shkret,



Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriManiBija ime Fatime Gjata,

Gjuha jote më e mprehtë se shpata!

Ma kthyen mendjen në tjetrën anë

Nipa e mbesa pa shkollë mos me i lanë!



Fatime Gjata-Shote Galica-Marije Shllaku:

Na sollën në jetë, hallall gjaqet-

s’u fik oxhaku!



Është tejet e habitshme se si as Selatin Novosella dhe askush tjetër nuk i përmendin vashat tona heroina!?! Kështu po ndodhte me Fatime Gatën, me Vahide Hoxhën- Braha... e ato me shoqet e veta ishin në çdo aksion dhe përpara tytave të policisë e të ushtrisë armike ishin të gatshme ta jepnin jetën si me le!?- vallë, me çfarë tendence? Në mos i deshnin të vdekura!? Po nuk vdesin të gjithë ata që shkojnë në luftë, jo!?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Letër e hapur trojkës ruse

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:19 pm

Kadri Mani: Letër e hapur trojkës ruse
Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_AfrimZhitia
Letër e hapur trojkës ruse, (dy të parët) ish-shokë tanë të burgut: 1. Ali Aliu- Presheva, 2. Hydajet Hyseni- Kaloshi, 3. Hysni Milloshi
SHOKË SOCIALISTË, NUK KENI TË DREJTË!!
/Nuk mund të sillen dëshmorët në masën e papërfillshme
në vetëm 1%!?
Nga Kadri Mani
Afrim Zhitia, u lind më 14 shkurt të vitit 1965 dhe ra dëshmor më 2 nëntor 1989, është dëshmor i popullit shqipëtar.
Afrim Zhitija është i lindur në fshatin Llugë të komunës së Podujevës (Besianë) në Kosovë. Ishte një nga aktivistët dhe organizatorët e Lëvizjes Popullore të Kosovës të viteve të ‘80-ta.
2 Nëntor 1989 Lagjja Kodra e Diellit në Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkurajim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të moralit për të rinjtë kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atëdheu.
11 Gusht 2007 në fshatin e vendlindjes të Afrim Zhitisë, u vu Gurëthemeli i Vendit përkujtimor memorandues, ku morrën pjesë shumë bashkveprimtarë dhe luftetarë të lirisë si dhe
politikanë lokalë dhe kosovarë të përcjellë nga mediet kosovare.
Në 100 vjetorin e lindjes
Organitohet:
AKADEMI POLITIKE
ENVER HOXHA
për
KOSOVËN
Të nderuara lexuese e lexues, kjo shpallje e kobshme është botuar te lëpushka “Epoka e Re, disa herë, në një faqe të plotë gazete me ngjyra, ku diktatori mban një buqetë lulesh në dorë, para se të mbahej “AKADEMIA POLITIKE” më 10.10.2008.
Me babain e dëshmorit Afrim Zhitia, kam rënë në konflikt më 1992 në Tetovë, ku kemi shkuar me rastin e lirimit nga burgu të shokut tonë të ilegales, zotin Rafi Halili, në të cilin tubim e pata kritikuar Adem Demaçin për sjelljet e tija çapraze.
Në mënyrë të pa kulturuar e fare të pasjellshme pati reaguar Osman Zhitia, duke ma ndërprerë fjalimin tim:
“Unë protestoj dhe e lëshoj mbledhjen, pasi këtu po kritikohet simboli i rezistencës, Adem Demaçi, i cili i ka mbajtu 28-vjet burg...”- atë që thoshte Osmani Zhitia e dinin tanimë edhe trumcakët në gardh! Sepse me sjelljet e tija antokombëtare, Adem Demaçi i kishte shkelur meritat e veta dhe vijimisht do ta zbehte imazhin e politikanit, deri në tradhti të shkalës më të lartë, duke e marrë përsipër projektin serbo-grek “BALLKANIA” për Konfederatën e Kosovës me Serbinë e me Malin e Zi!!!
Përse them: “ish-shokë tanë të burgut”?- sepse kemi parasysh citatin:
Përveç lidhjes formale-juridike, bastardët e kriminelët, zotëri, nuk kanë kurrfarë lidhje tjetër me përkatësinë kombëtare. Duke kaluar nga lloji në Aktin e Krimit, ata, as në mënyrë etimologjike nuk i takojnë më llojit as popullit, meqë populli si qenie kolektive e subjekt i historisë,-kurrë nuk bën krime,- sidomos jo mbi popujt tjerë.
(Millan Nikoliç)
Zotni Millan Nikoliçi është shkrimtar nga Kragujevci, ish- i burgosur i Goli Otok-ut, ka shkruar shumë libra, e një ndër to:”100-letra shovinistëve serbë”.
Shokët komunistë: Ali Aliu, Hydajet Hyseni e Hysni Milloshi me kompani, si shumë ju kemi duruar në paudhësitë tuaja antikombëtare, dhe tash ju erdhi fundi i shpartallimit dhe i përgënjeshtrimit publik:
Koment
Fytyra e Absurdit në Kosovë
Nga Sami Repishti
New York. Manifestimi perkujtimor i lindjes se diktatorit, satrapit aziatik EHO, në Prishtinë dhe disa vende tjera të Kosovës, nuk ashtë thjesht i pabesueshëm; ai ashtë bizar, grotesk, padyshim absurd. Ndërsa Nëna Shqipëri renkon akoma nga plagët e përhershme të shkaktueme nga nji rregjim shtazarak, si ai i PKSH/PPSH dhe kryetarit të tyne maniak, në Kosovën e martirizueme nga komunistët jugosllavë, krysisht serbë, festohet me thirrje histerike ditëlindja e njenes nga figurat ma të shëmtueme të historisë shqiptare, ndoshta ma e shëmtuemja.
Qe nga nandori 1944 deri në mars 1992, ma shume se 6.000 burra a gra janë vra me gjyq e pa gjyq, ma shumë se 26.000 shqiptarë janë arrestue, torturue dhe burgosë, kryesisht për "faje verbale" ma shume se 12.000 familje, pleq, gra dhe femijë të prindve të persekutuem kanë kalue vite të gjata në kampe përqëndrimi, e punë të randa nën kërbaçin e policit të kuq; me qindra mijera vellazën e motra shqiptarë janë persekutue në mënyrën ma të egër, për 45 vjet me rradhë e me format ma çnjerëzore që Sigurimi famkeq i Shtetit Shqiptar mësoi nga të tjerët, ose zbuloi në kërkimet e tia me perfeksionue persekutimin. Vuejtja u ba ushqimi i përditshëm; gënjeshtra fitoi statusin e komunikimit social, terrori u përqafue me entuziazëm si mjeti ma i lehtë e ma efektiv me vulosë nji status quo ku liria ishte vra me plumb, ku e verteta quhej krim, dhe ku dashunia për vëllaun e motrën shqiptare ishte mbyt nga zhurma e nji propaganade që kërkonte thellimin e përhershëm të "luftës së klasave", sinonim i pabarazisë sociale dhe i arbitraritetit pa rekurs.
(Botoi Agjencia e Lajmeve Zemrashqiptare
Sami Repishti: Fytyra e absurdit në Kosovë
E shtunë, 18-10-2008, 02:40am)
Këtë po jua përplasja në surretet e tyre arrogantëve: Istref Klinaku-Osman Shahini-
Agron Morina-Hasan Mala ( LDSH)- të cilët në mënyrën më arrogante dhe fare „demokratike“ pas stolisjeve me pupla të huaja, nuk denjuan as të qëndronin në mbledhje deri në fund të debatit!!!- të debatimit e të bindje-çbindjeve, sepse pikërisht një mosndërhyrje të tillë (aniti NATO-anti Amerikane!!) sot po e kërkojnë: Serbia-Rusia-Kina!!!- dhe ne me zemërim dhe urrejtje të papërmbajtur e të papërshkrueshme i akuzojmë të huajt, as pa na shkuar mendja se i paskemi gjarpërinjtë në gji!!!
LDSH-LKÇK-SHBP- KUNDËRSHTOJNË ORGANIZIMIN
E PROTESTËS TONË NË GJENEVË!!!
-Përçarjet ndërshqiptare vijojnë në mënyrën më banale!-
Dje, më 30.9.1998. në Biel, në ora 19, u mbaj një Konsultë për organizimin e një proteste të madhe në Gjenevë, përpara Godinës të OKB-së, të hënën e ardhme, më datën 5.10.1998, në ora 14 e 30 minuta, ku për gjendjen katastrofike të të zhvendosurve kosovarë, raporton Komisionereja e lartë e OKB-së për refugjatë, zonja Sadako Ogata, nga vendi i ngjarjes në Kosovë e në Shqipëri.
(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,
botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 247)
Duhet ta theksojmë faktin, se ndikim më të madh në paudhësitë e socialistëve, ka pas shoku Ali Aliu-Presheva, dhëndër i Osman Zhitisë (babait të Afrimit), i burgosur i vjetër politik, i dënuar me Kadri Halimin e Hyrije Hanën...,- komunist i pandreqshëm dhe i pandërgjegjshëm, i cli po kërokonte e po shpresonte se Kosova do të çlirohet me ndihmën e Rusisë!!! Lexo librin nga Ramadan J. Rexha: “KUJTIMET E MIA-dëshmi historike-, Prishtinë 2004, 95-102. Nuk po i përmend dy vëllezërit e Ali Aliut: Prof. Dr. Zenel Kelmendin as Fehmi Kelmendin, porf., të cilët i kanë gjynahet e veta të përbashkëta e të veçanta.
Me çfarë të drejte dekada më vonë ia përshkruajnë dhe ia shartojnë Dëshmorit bindjet e atëhershme djaloshare, dhe ku e dinë këta prapanikë e reaksionarë se Afrim Zhitia nuk do t’i ndërronte bindjet e atëhershme, sikur edhe ne, pas të dhënave statistikore të krimeve monstruoze:
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin "Parandalimi i Gjenocidit në Botë”

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Re: Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:21 pm

Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.
(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)
Afrim Zhitia e Fahri Fazliu me shokë, nuk do të shkelnin mbi vuajtjet dhe mbi gjakun e bashkëluftëtarëve për liri, e për çlirim.
Si e dinte mjeku ynë nga Zagrebi qysh më 1991 situatën në Shqipëri, e ju të mos e dini as sot e kësaj dite:
Shqipëria është dashtë të punonte për sot e për nesër, por ajo s’ka punuar as për sot e as për nesër... çdo kalkulim na duhet ta bëjmë vetëm me forcat tona kosovare: këto janë ato kushtet tona të brendshme; për aleatët ju dy (Fehmi Lladrovci-Kadri Mani) mund të dini më mirë se unë... e di që Fehmiu ka miq të shumtë kroatë...
(Dr. Lush Daka, Zagreb, fundviti 1991)
(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,
botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 139)
Duke i hetuar veprimet tinëzare të ish-shokëve të mi, të cilët u patën futur si diversantë në LDK, për ta pushtuar Kalanë nga brenda me dhelpëri e me terror, pata shkruar citatin:
Mirësjellja e çiltër është bonton që lakmohet nga të gjithë njerëzit e mirë;- kurse mirësjellja e paçiltër është bonton i maskuar dhe i heshtur, pas të cilit fshihet kurthi i komplotistit.
(Kadri Osmani)
(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,
botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 155)
E tash, ja se kush ishin komplotistët:
Tash kapuçonët „tanë“ të maskuar me ferexhe grash, nën të cilët fshiheshin dy siburra e dy sigra (dueti Qosja-Hyseni), po e kalonin kufirin për te shkjau i Tiranës: që t`iu ndihmonte me përvojën dhe pozitën e vet për krijimin e levës jugore, për ta masakruar edhe veriun e për ta rikthyer monizmin e dashur për ta, dhe aq të urryer për ne...
(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,
botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 158)
Ka edhe kapuçonë të tjerë:
I kushtohet rinisë të Shqipërisë Etnike, duke hedhur poshtë hirin e të kaluarës, ajo do të dijë të luftojë me vetëmohim e me sakrifica, për t’ia kthyer Shqipërisë Etnike pavarësinë e plotë dhe dinjitetin që kishte në kohën e Skendërbeut, e që e kishte shpërgjymtyruar e sakatosur dhe katranosur monizmi i urryer i Enver Hoxhës.
(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,
botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 189); si dhe: Kadri Osmani & Shukrije Bunjaku- Osmani; Përgjigje me libër:“50-vjet histori gjysmë e humbur“, në libër të publicistit monisto-fashist, Koço Danaj:“50-vjet histori e pahumbur“, botuar te vebfaqja e revistës tonë “Shqipëria etnike”: www.shqiperiaetnike.bravehost.com
100-vjetori që shqetëson
[Gazeta Shqiptare, 18.10.2008]
Një pritje të merituar i bën “100-vjetorit që shqetëson”, Pëllumb Kulla, regjisori, skenaristi, artisti, i dënuari në gurore, “i famshmi nga Fieri i kohës së komunizmit”, diplomati në post-komunizëm. Pëllumbi na bie një libër: “Vdekja e Enver Hoxhës”, të botuar në Nju Jork, por edhe në Tiranë njëkohësisht. Është një libër për të gjithë, të rinj e të vjetër, një libër pa kundërvënie në mes kampeve të Sali Berishës apo të Edi Ramës, brenda pjesës së mirë të tyre e të shumicës së shqiptarëve: kundër diktaturës. Libri sjell gjykimin e një shqiptaro-amerikani tashmë, që ka mendtë e lirisë, të pastruara e të çliruara nga vargonjtë tanë prej kompromisaxhinjsh me të keqen.
Bashkim Kopliku
16.10.2008
Hydajet Hyseni:
O bunker, i lumi bunker/sikur të mos ishte ti/nuk do të ekzistonte Shqipëria! (cituar nga mbamendja në Burgun e Nishit)
Kadri Mani:
S H Q I P Ë R I A
Me dete ujë freskëta e me zaje të ngrohta,
bunkerë të përmbysur si breshka të cofëta!
(Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,
botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 201)
Në Letrën time të XII-të, me titull:
KUSH ËSHTË KUNDËR PARLAMENTIT - ËSHTË KUNDËR PAVARËSISË, e kam cituar birin e erësirës e të tradhtisë, socialfashistin Hydajet Hysenin:
Fshehurazi Rugova është i lumtur për ofensivën serbe kundër UÇK-së, shprehet Hydajet Hyseni nga partia opozitare Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDSH). Në këtë mënyrë, udhëheqësi i shqiptarëve arriti të shmang që pushteti të ndahet në një qeveri të gjitha partive. Për të ruajtur kolltukun e vet, Ibrahim Rugova madje është në gjendje që të tradhtojë edhe qëllimin përfundimtar - pavarësinë e Kosovës.
(Hydajet Hyseni)
(Gazeta zvicërane “Basler Zeitung” dhe “Koha ditore” 17.8.1998 f. 8; si dhe (Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”, botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 109))
Me sa u tha dhe me sa arrita t’i arnoj deponimet e mia në intervale të ndryshme kohore, të botuara nëpër gazeta, revista, libra dhe në internet, të nderuara lexuese e lexues, ju kam dalë hakut kundërshtarëve të mi, kundërshtarëve të çdo përparimi e të çdo lirie, tundimeve të të cilëve, Osman Zhitia (ani se lexoka gazeta e libra!?), nuk qe në gjendje t’iu përballojë?- paçka se edhe nuk është krejt i vetëm!!
Dhe sërish po bi në utopi me një fije shprese: vallë, a ka mundësi që këta elemntë të përmirësohen!?!
Ngase trimave ju shkon masa pas, trima ata të cilët ju po i degradoni në deshtakë me vetëm 1%!?! Dëshmorët e ndjerë do të rrotullohen në varr nga sikleti për familjet e veta kaq të prapambetura, po ta merrnin vesh se çfarë kanë shkruar e shkretuar në vebfaqen e Afrim Zhitisë, duke përhapur gënjeshtrat e shekullit:
Enver Hoxha ka qenë për bashkimin e Kombit prej vitit 1936 gjërë ne vdekje.
Kushtuar 100 vjetorit të lindjes


Gjyshi i E. Hoxhës (Beqiri) ka qenë anëtar i Lidhjes së Prizrenit për Gjirokastër.
Xhaxhai i E. Hoxhës (Hyseni) Baba Çeni siç e quante Enver Hoxha, ka qenë përfaqësues nga Gjirokastra në qeverinë e Ismail Qemailit.
E. Hoxha pas kthimit në atdhe nga Brukseli në verën e vitit 1936 betohet para varrait të patriotit Bajo Topulli për bashkim kombëtar.
Dhe kur e thonë këtë proçkë qesharake, ata thirren në:”Letër e panjohur e Enver Hoxhës mbi Kosovën”- Dokumente të arkivave Ruse, Përgatitur për botim nga YMER MINXHOZI, Tiranë 2002, f. 103, e-maili:Botimpex@icc-al.org
Kurse ne thirremi në librin nga Fahri Balliu:”ZONJA E ZEZË NEXHMIJE HOXHA”, botim i gjashtë; në librin nga Klement Shallari:PRISHJA e Mbledhjes së Mukjes ende kullon gjak; etj.
Dëshmorët nuk ishin të klubeve e të pijetoreve, ata tanimë nuk janë as vetëm të familjeve të tyre, që t’ua ngushtojnë dhunshëm veprimtarinë e tyre nën një leckë partiake! Dhe duke i shpifur pas vdekjes se ata paskëshin qenë antiperëndimorë!!
Turp e ndot sot e mot.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani - Tri vjersha për Takimet Poetike

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:23 pm


Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriMani
Kadri Mani
Kadri Mani - Tri vjersha për Takimet Poetike

"Kepi i Shpresës së Mirë- Fahredin Gunga"
në Mitrovicë, më 31.10.2998[size=21]

TRI GOTA SHERBET TË PLOTA!

Enver Gjerqeku na ngopte me të ëmbla sonete
Latif Berisha qe emri i personifikimit të urtësisë
Fahredin Gunga stabilizonte trysni permanente
Ju ngritët jehonën kushtrimtare të Pavarësisë!
Atdhedashës t’formuar për t’drejtat kombëtare
Strategë në synime të larta si dhe n’ orientime
Në kacafytje të përhershme me botën barbare
S’kursyet shëndetin për të sotmet të mbërrime!
Ju po fugonit cakut të dritës ndër ndeshtrasha
Ishi frymëzim depërtues dhe ndër qelitë kritike
Mësues e pedadogë fëmijësh e çuna e vasha
Derisa arritëm sot këtu në ditët tuaja poetike!
E me tri gota të plota jeta-vdekja sherbetohet
Varrezave të vendlinjeve ju keni shtuar vlera
Nga stina n’stinë gjenerata për ju do kujtohet
O lule të ardhangta ndër mote ndër pranvera!
Metaforat tuaja përjetoheshin si fuqi e Anteut
Dhe edhe nën shtatë dryrë fluturonim n’hava
Përveç atyre që i kishin ra hasha dhe atdheut
Për ca kacidhe të pista bredhëritës va pa va!

Prishtinë, më 30.10.2008


Ranko Paniç
Vdes serbi i plagosur në
protestat pro Karaxhiçit

Ranko Panik- panik ndolli
Vdekjen vetes se si ia solli
Sikur lejleku këtu e përcolli
Nëna apo lopa e zezë e polli?
Aleksandër ti qofsh i zi
Pse për viçin lyp përgjegjësi?
Në arë të huaj i cili ka hy
Dëm ka bërë në fqinjët e ti!
Të gjithë ju që mbani zi
Për ato bisha plot egërsi
Njolla të zeza në histori
Turpi botës në përgjithësi
Sa ka dushk e sa ka bima
Keni bërë aq shumë viktima
Me barot me topa e mina
Historia ju njeh si stërvina




LAVRO(V)

Lëvro vemja nëpër gjethe
Prandaj është aq e gjelbër
Porse dridhet krejt në ethe
Si t’i qesësh në sytë piper!
Vemja keq të paska pështy
Vemja e kumbullës, rrushit
Vemja sa keq të paska shty
Në sunam në mes të prushit!
Ti trazoje preparatin gurkali
Që të stepen stepat e stepës
Që të triumfojë i juaji ideali
T’i vihet fre kalit dhe tenjës!
Vemja e dushkut e panxharit
Është sëmurë nga mishi çivit
Rrëshqiti gjak tehut hanxharit
Dhe përjetë mushkëritë plevit!


LATIF BERISHA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Historia e vërtetë dhe historia e falsifikuar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:27 pm

HISTORIA E VËRTETË DHE HISTORIA E FALSIFIKUAR
Përfush të vërtetën tonë të së Djathtës Kombëtare Shqiptare, në Akademinë përkujtimore për dy luftëtarët e lirisë Afrim Zhitia (1965-1989) e Fahri Fazliu (1963-1989) që po mbahet sonte më 31 tetor 2008, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, me fillim në orën 17[1]
Nga Mr. sc. Kadri Mani
Dy dëshmorët, Afrimin e Fahriun, nuk i kam njohur personalisht, ama shpirtërish po se po: rezistencën heroike po e zhvillonin në lagjen tonë Kodra e Dillit!!
“Si e njoha Mit’hat Frashërin, përse Ramiz Alia i grisi traktet në klasë? Si Hasan Dosti me Frashërin nuk lejuan atentatet e të rinjve të Ballit ndaj komunistëve. Spekulimet ndaj organizatës së Ballit Kombëtar. Terrori komunist në çlirimin e Tiranës dhe akuza ndaj meje në gjyq, që kisha luftuar kundra vëllezërve jugosllavë.

Rrëfimet e Xhemal Alimehmetit, njeriut të Mukjes. Nuk është aspak e vërtetë se Ihsan Toptani është i vetmi dëshmitar i gjallë i Mukjes". Njeriu që flet është Xhemal Alimehmeti, tashmë në moshën 77- vjeçare, një nga ish- eksponentët e Rinisë të organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar. Me një kujtesë brilante, ai sjell në kohë ngjarje të një gjysmë shekulli më parë, ku ai ka pasur rastin të jetë dëshmitar dhe pjesëmarrës në disa të tilla, siç është Konferenca e famshme e Mukjes apo inkursioni i dy batalioneve të Rinisë së Ballit në territoret e Kosovës, në qershorin e largët të 1944-ës. Me një revistë në dorë, ku thuhet në një nga shkrimet e saj se Ihsan Toptani është i vetmi dëshmitar i gjallë i Mukjes, Xhemali sqaron se ajo gjë nuk qëndron, për faktin se përveç Toptanit sot jetojnë ende dhe disa persona të tjerë. Ata janë: Viktor Dosti (djali i Hasan Dostit), Arif Peza (i ardhur në Shqipëri kohët e fundit nga Kanadaja), Agim Leka (sot jeton në Nju Jork), Njazi Çarçani, të cilët së bashku me vetë Xhemalin kanë qenë në atë mbledhje si përfaqësues të Ballit Kombëtar, ndonëse jo në delegacionin prej 12 vetash që kishte dhe të drejtë vote. Përveç këtyre, në atë mbledhje kanë qenë dhe Ramiz Dani dhe Agim Çaçi, që ishin pjesëtarë të Legalitetit dhe sot janë ende gjallë.”
-----------------------
Të nderuara zonja dhe zotërinj, rini migjeniane, vogëlushë të dashur, në këtë Akademi Përkujtimore ku po paraqitemi me përvujtni dhe dhimbje krenare për këta dy dëshmorë dhe për dëshmorët tjerë të shumtë që me gjakun e tyre na e sollën lirinë, të cilën nuk po dimë mjaftueshëm ta çmojmë dhe t’i vlerësojmë situatat histrike në momentet e dhëna e në evoluim pas dekadash të zbulimeve shtesë të shkrimeve e të të dhënave statistikore.
Falënderoj natyrën që më dha jetë deri më sot, ngase jam i bindur që po në këtë sallë kunëdrshtarët e mi politikë do të më këndonin këngë lavdie, duke më paraqitur me ngushticat e atëhershsme informative e statistikore, si konservator “enverisht”!!
Jam anëtar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare me librezën nr. F-02-4432.- si dhe bashkëshortja ime, zonja Shukrije Bunjaku-Mani me librezën nr. F-02-4433, ndërkaq, numrin e librezës për vëëllain Ramiz nuk po mund ta shënoj pasi ne jetojmë në Prishtinë dhe ai në Gjilan. Jemi duke u përpjekur që të bashkohmi edhe me Ballin Kombëtar dhe me NDSH-enë, për ta bërë një Parti të madhe të së Djathtës Kombëtare Shqiptare, e vetmja thjesht- shqiptare, e pa përzier dhe e pa infektuar me mikrobin sllav, tamam sikur kompjuterët me virusë!!
Këtu po sjell një pasus të falsifikatorëve të historisë:
“Kohë më parë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli, Ahmet Zogun e krahasonte me reformatorin e madh turk, Mustafa Ataturk, i cili nuk kishte nënshkruar kurrë asnjë marrëveshje me forcat të cilat e kishin okupuar Turqinë. Për më tepër ai i vuri Turqisë themelet e një shteti të fortë laik, themele këto mbi të cilat Turqia moderne po rrugëton me shumë sukses. Mbase zonja Topalli nuk e ka lexuar këtë marrëveshje turpi të të adhuruarit të saj, Ahmet Zogu!
Dhe kjo është vetëm njëra prej faqeve të zeza të turpit, por jo e vetmja.”[2]
Kështu i shrembërojnë faktet historike amhet qiriqët e sheradin berishët me kompani, paçka se dihet botërisht se Pashiqi i mashtuar nga Mbreti ynë Ahmet Zogu, pati bërë vetëvrasje, përse e heshtin këtë të dhënë pashtrikët, shtrikët, shtrikët, shtrigat e shtriganët!?!
Antikombëtarët mllefin e kanë tek autostrada!
Socialistët e tërbuar anikombëtarë dhe aantiinstitucinalë me damkë pisë, e krikojnë zonjën Jozefina Topalli dhe Shtetin e sotëm Shqiptar, për shkak të lidhjes me autostradën!!! Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se vetë ata janë të paguar e të yshtur nga skllopi çetiniko-andart!! Ja, pra, këto janë faqet e zeza dhe turpet socialiste në relaconet Prishtinë-Tetovë-Tiranë-Mërgatë!!!!
Unë rrjedh nga një familje nacionaliste NDSH-iste. Pak histori të famijeve tona:
RAMIZ /MURAT/ OSMANI
Vëllai im, RAMIZ /MURAT/ OSMANI (17.2.1920), dhe kushërinjtë tanë e një katundar yni, pjesëtarë të NDSH-së të Mulla Indrizit e të Gjon Sereçit me shokë, qenë arrestuar nga organet e OZN-as më 1949, dhe qenë dënuar me burgim:
Shefki Osmani 20 vjet,
Ramiz Osmani 18 vjet,
Nuhi Osmani...15 vjet,
Zylfi Musliu.....15 vjet,
Mulla Musli Osmani-8 vjet,
Vëllai ynë më i riu, Begzad Osmani.......12 vjet.
Kadri Osmani-Mani................................17 vjet
Gjithësej..................................................105 vjet burg të rëndë.
Kurse unë Kadri Mani kam qenë i dënuar me 25 vjet dhe i kam vuajtur 17 vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtië-Mitrovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubjanë.
Vëllait tonë Ramizit i ka qëlluar ditëlindja në ditën e Pavarësisë, dhe e knë ftuar në Komunën e Gjilanit për t’ia uruar Ditën e Pavarësisë!!
Dhe kur sot nacionalistët po quhen kolaboracionistë të gjermanëve, ne po jua përkujtomë partizanëve të Enverit e të Fadilit se ishin kolaboracinistë të sllavëve!!
Dhe këtë e vërtetojnë shumë burime të të tjerëve dhe tonat:
-Konferenca e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe pastaj Senaca e Prizrenit për bashkimin e Kosovës me Serbinë dhe ekzekutimet e nacionalistëve;
-Prishja e Mbledhjes së Mukjes dhe vrasjet e nacionalistëve,
-Viktimat e Tivarit;
-Dëshmitarët e gjallë dhe të dhënat statistikore-shkencore: Aba Xhyska Lozana me bashkëshortin e vet dhe me të bijtë, Shaban e Ramadan Polluzha me Hajriz Demakun me shokë, Prof. Ymer Berisha, Marije Shllaku, Arshi Pipa, Sami Repishti, Zef Pllumi, Pjetër Arbnori, Osmani Kazazi, Drita kosturi, Prof. Dr. Astrit Leka, Teodor Laço...
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”:

Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.
(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)
Për krahasim me humbjen e aftësisë mendore në rorturat e Shqipërisë 408, në torturat e kosovarëve në Jugosslavi ky numër nuk arrinë në 10, unë njoh këta: Ismajl Haradinaj, Rafi Halili, Bajram Nazifi...
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Re: Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:28 pm

PROFESORI AKTIV QË PUNON E HESHT- Prof. Dr. Astrit Leka
“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“
(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).
Ky profesor Leka, pas luftës ka shkuar te varrezar e nacionalistëve dhe jua ka dërguar nganjë lule, duke iu kërkuar alje: Mburresha që kam qenë parzizan... ju kemi akuzuar për kolaboracionistë të gjermanëve, ama edhe ne ishim kolaboracionistë të sllavëve!! Nga ana ime po ju krkoj falje, ama a na falë populli e Zoti, këtë nuk e di!!
Luftaa e Shaban Polluzhës
“Kjo luftë qe kryesue prej heroit, po, prej heroit ambicioz, SHABAN POLLUZHA. Mu aty ku u duk se të gjitha shpresat e qëndresës kundër brigadave hakmarrëse të kombinueme shqiptaro-jugosllave do të ishin të kota, mu aty, nga rrënojat e djegiet, e regjun në gjak e flake, shkrumnb, fytyra e dëlirtë e Profesor Ymer BERISHËS shkëlqeu me organizimin, strategjinë dhe largëpamësinë e tij. Ai, si parabole ylberore ngashëruese e mishnonte në vetëvete idealin e kombit. Për këtë ideal ai u ba si zjarrmi i pashuem i trungjeve të nëndheshme shqiptare që duel si të krishtenët nga katakombet e Romës, për ta shpërda edhe njihere dritën e SHPRESËS SË LIRISË... Kërkush nuk ua mohon se trevat shqiptare që u rimposhtën nga terrori komunist jugosllavo-shqiptar gjatë 1944 e 1945-ës, nuk dhanë dëshmorë të pavdekshëm si: HAKI TAHËN, Ibrahim LUTFIUN, Azem MORANËN, Gjon SERREÇIN, Ajet GËRGURIN, Mulla IDRIZ GJILANIN, Ndue PËRLLESHIN, Xhemë GOSTIVARIN, Ahmet SELACIN, Ukshin KOVAÇICËN, Bislim BAJGORËN, Haradin VIDISHIQIN, Halim ORANËN, Halim SPAHINË, Alush SMAJLIN- QERRATANË, Qazim BAJRAKTARIN e Astrazubit, Marije SHLLAKUN, Atë BERNARD LLUPIN, Prof. Kolë PARUBIN, Gjergj MARTININ, Vocajt e Shalës së Bajgorës, Mefailët e ZAJAZVE e shumë prisash tjerë të gjallë e të vdekur, te cilët çdo Kosovar e ka për detyrë me i vu në pah për hir te atdheut të përbashkët. Asnjanit prej tyne s’duhet t’i mohohet as guximi, as flijimi, as pastërtia e qëllimit të shëjtë, por në të gjithë këtë ARADHË MARTIRËSH prof. YMER BERISHA dallohet si ma stoiku e vetëmohuesi, si ma organizuesi e ma i urtui, si ma i dashuri e ma i matuni, si ma i vëndosuni e ma i padhanuni. Mu për këto veti, ai qe pranue prej shumicës së luftëtarëve nacionalista, pa këqyrë anime partiake, si udhëheqësi i PËRGJITHSHËM për çlirimin e krahinave shqiptare nga zgjedha e re komuniste sllave. Mjerisht, profilin e këtij idealisti e luftëtari të flaktë nuk e ka vu ende askush në pah si e sa duhet”... “Unë jam i bindun...-shkruante më 1966-ën atdhetari Zef NEKAJ-...”se Profesor Ymer Berisha përmblidhte në vetëvete cilësitë ma të spikatuna të dëshmorëve shqiptarë antikomunistë. Atij mund t’i mvishet pa drojë, filozofia patriotike e Anton HARAPIT, urtia e Lef NOSIT, dufi shpirtëror i Kolë TROMARËS , guximi, durimi e vetëmohimi i Alush LESHANAKUT, takti organizues e pajtues i Dr. Mark GJOMARKAJT. Ai që shembull, si student në atdhe e jashtë, shëmbull si profesor në Normalën e Prishtinës dhe shembull i shembujve në mal e në luftë, tue u ba kështu prototipi i patriotit kosovar. Gjithë ata që e njifshin e patën fatin të punojshin me të në fushën arsimore e kombëtare, vëjshin re se ai ndryshonte në vetë parimin e moralistit të flijuar, për një çështje drejtësie e humanitare”. Krahasimi i martirizimit të kosovarëve me martirizimin e Jezu KRISHTIT, Profesor Ymer Berisha vetë e theksonte haptazi se ishte frymëzue nga parimi i SHPETIMTARIT të krishtërimit, JEZU KRISHTI, të cilin e quantë si moralistin ma të madh që ka pasë bota ndonjiherë. Ai e kishte bindë veten se duhej medoemos me i përngja këtij moralisti - ( Jezu KRISHTIT); prandaj pareshtun ua përmendte bashkëluftëtarëve myslimanë, se rruga dhe shembulli ma i qartë i flijimit për një ideal te lartë, qoftë humanitar, qoftë patriotik, është vetë KRISHTI - ( Hazreti Isaja- siç e interpretonin luftëtarët e tij, emrin e Krishtit (E.F. ). Ndër mundimet e vuajtjet tona, përseriste ai me ngulmim, na duhet në çdo rast me mendue Krishtin e pafaj, sepse vetëm kështu mund të vdesim të qetë si Ai, dhe vetëm kështu do të fitojë drejtësia mbi përsekutorët.”[3]
Disa familje të dëshmorëve po ju bëjnë padrejtësi të madhe dëshmorëve të vet, që në fakt tanimë ata janë edhe të popullit e të atdheut për të cilin luftuan dhe u flijuan; duke jua ngushtuar veprimtarinë e tyre kombëtare, nën “flamurin” e një lecke partike!!

DITA E DËSHMORËVE - DITË E RINGJALLJES KOMBËTARE SHQIPTARE

„Dita e Luftëtarëve të Rënë, është Dita e Dëshmorëve të Kombit, është njëra prej ditëve më të shënuara, është Dita e Ringjalljes së tyre, mbi sakrificat e gjakun e të cilëve qëndron Shqipëria, qëndron liria jonë.
Martirët, pra, janë fondi i pavdekshëm i memorjes kolektive shqiptare. Të Rënët e Kombit janë, pa dyshim, pjesa më e çmuar. Një komb dallohet se kë nderon, edhe unë mendoj, se më të mëdhenj se ata që vdesin për liri- nuk ka. Ata janë një faktor i fuqishëm i bashkimit, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, janë pa parti. Partia e tyre, do të thosha, është- liria. Martirët, pavarësisht nga mosha, janë të pavdekshëm, ata për moshë kanë pavdekësinë.
Në përgjithësi, ata kanë qenë njerëz të thjeshtë, por të gjithë kanë qenë të mëdhenj në vdekje, prandaj do të nderohen përgjithmonë“.[4]
Ju falemnderit për vëmendje.

[1] Kopjen e kësaj paraqitje e dorëzova paraprakisht, por as më thirri kush dhe as ma përmenden emrin!
[2] Ahmet Qeriqi: Marrëveshjet e turpit të disa krerëve shqiptarë me Jugosllavinë (Po i shpallin heronj, derisa nuk i shpallëm tradhtarë); botuar te Agjencia (agjenturrore)- Pashtriku.
[3] Emin Fazlija: PROFESOR YMER BERISHA UDHËHEQËSI DHE FARKATARI I DENJË I IDEALIT KOMBËTAR PËR RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE NË NJË SHTET ETNIK, DEMOKRATIK DHE PËRPARIMTAR.
[4] Nga Ekspozèa e presidentit Sali Berisha, në Ditën e Dëshmorëve, më 5 Maj 1993, te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, përpara Lapidarit impozant „Nëna Shqipëri“.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Që të mos harrohet se ç’kanë bërë sllavët kundër shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:29 pm


Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriMani
Kadri Mani
Që të mos harrohet se ç’kanë bërë sllavët kundër shqiptarëve
Nga Kadri Mani
A thua ku gjendet sot poeti i oborrit të Millosheviqit, Radosllav Zllatanoviç?- Poetuci Zllatanoviç(i arti!), shqiptarët i paraqet si korba të zinj, por shenjëtarë me përvojë, që do të vijnë duke u shalakatur rreth lumit Sitnica, nga të cilët tremben fëmijët serbë dhe përmjerrin në gjumë!- por, ja që arriti oratori Zlloba (Kobi), dhe do t`i çlirojë serbët, duke robëruar shqiptarët!!!
Atë shëmtirë kokëderr, ja se në çfarë ngjra e sheh poetuci daltonist:
Por arriti oratori, i bukur, i ri/flokët e shpupurishura ia përflak dielli/tha: do të flas me popullin tim edhe në lëndinë/në oborrin e shkollës, edhe në arë
Radosllav Zllatanoviç
HIMNI NË LËNDINË
I shndërruar në korb,
duke u shalakatur rreth Sitnicës
shenjëtari me përvojë po na afrohet
fshatarët, xehetarët dhe traktoristët
hekurudharët, loparët e shkrimtarët
gazetarët, fotoreporterët dhe policia
përplot kuzhinat e lira popullore
dhe shkojnë në shesh
edhe pse zyrtarisht Ragip Halili
e ka kërcënuar popullin e Fushë Kosovës
duke e quajtur me lloj-lloj emrash
ata nuk guxojnë të tubohen, tha Ai
por arriti oratori, i bukur, i ri
flokët e shpupurishura ia përflak dielli
tha: do të flas me popullin tim edhe në lëndinë
në oborrin e shkollës, edhe në arë
a ka ilaç kundër frikës së fëmijëve
këlthet plaka me foshnjën në grykë
kundër përmjerrjes në krevat, dënesjes në gjumë
kundër dhunimit të vajzushave
ja, majat e Goleshit po errësohen, tash del hëna
tallësi i lugetërve vetëm sa s`ka filluar
njerëzit janë ngurosur, sepse oratori thotë:
e urrej popullin tim nëse është qyqan
i pështyj frikacakët dhe bythecët
jam i lirë nëse me mjeshtri shemb ferrin.
Atëherë oratori hutohet: populli i duartroket
Populli i trazuar e i rebeluar
Qetë këndon Himnin e vet: Ej sllovenë!
(Fushë Kosovë, oborri i shkollës, më 20 prill 1987)
-te „Duga“nr. 393 prej 18 deri 31 mars 1989; si dhe te librin nga Kadri Mani:”SHQIPËTARËT JANË ATJE!”, Botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 372-373;-e përktheu Kadri Osmani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Letër e hapur Kryeparlamentarit të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:31 pm




Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriMani2007
Kadri Mani
Letër e hapur Kryeparlamentarit të Kosovës
Kryeenveristi- Kryeparlamentar!!
Nga Kadri Mani
Shokut Jakup Krasniqi iu gjetën reliket e Enver Hoxhës në shtëpi, dhe vrik u hesht, sipas stilit se marrja e të “madhit” nuk shihet!
Edhe për shtëpinë e shfrenuar tujën ka nis e po flet çarshia!?
Mos ishste kjo arsyeja që dje ia ndërpretë fjalën deputetit, zotit Naim Maloku, vetëm pse potencoti plagën sekrete-publike për kotrabanë e për korrupsion!? Ju mund t’u jepni dhe t’ua merrni fjalën rend e pa rend, e vend e pa vend, kujt të doni, pas tekavae tuaja anrakiste.
Në një mbledhje të PDK-së ju kanë pyetur (më shpjegon shoku B. M) e vërtetë se partia juaj është “demokratike”, ngase bathët po tregonin diçka tjetër!?
Ju, Jakup Krasniqi (i mjeri fisi- Krasniqi!) jeni përgjigjur: jo, ne vetëm quhemi ashtu formalisht “demokratike”, por në fakt ne jemi parti socialiste, simotër e P.S. të Shqipërisë!
Edhe lajmet gjatë lutës i keni dhënë nga Hoteli “Rogner”, të falsifikuara kinse po flisnit “nga Malet e Berishës”!!
Por, edhee me vetëm faktin e festimit të 100-vjetorit të satrapit Enver Hoxha, më 10.10.2008, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mga dy deputet tuaj, Berat Luzha e Hydajet Hyseni, dhe nga dy sivëllezërit tuaj, Ramiz Alija e Ilir Hoxha nga Tirana riranike, i keni plotësuar dhe i keni tepruar të gjitha kushtet që të shkoni nga ai post, që as pa këto skandale, nuk e keni merituar- kurrë!!
Vendimi i Parlamentit tuaj pati marrë vendim për trashëgiminë e të ardhurave të deputetëve edhe pas vdekjes së tyre, ku ishit ju, ku i kishit sytë e mendtë:
_________________
Nuk është aspak befasues vendimi i deputetëve të Kosovës


Nga Dr. Shefkije Islamaj




Janë po ata deputetë që vetëm me pagat dhe përfitimet e tjera prej pjesëmarrjeve në mbledhjet e komisionet parlamentare (thuajse pagat mujore që marrin dhe që kapërcejnë shumëfish pagat e tjera nga buxheti i Kosovës, nuk parakupton pjesëmarrjen e tyre në mbledhje dhe komisione) kanë arritur të shumëfishojnë pasurinë e tyre, madje duke blerë edhe shtëpi të reja. Njoh nga ata personalisht.

Janë nga ata që edhe veshjet sportive i blejnë me para të parlamentit ose që heshtin keqpërdorimet e vjedhjet më drastike të kolegeve të tyre deputetë.

Janë po ata deputetë që asnjëherë nuk e kanë shtruar çështjen e pensioneve nacionale për njerëzit që kanë dhenë kontribute të veçanta në fusha të ndryshme të dijes, të kulturës, të jetës shoqërore në përgjithësi në Kosovë.

Janë po ata deputetë që kanë skajuar e nënçmuar në mënyrën më përulëse me 40 euro si ndihmë sociale shumë njerëz që kanë kuptim të veçante për Kosovën, ndihmë të cilën e merr çdo njeri që kalon moshën 65 vjeçe.

Janë po ata deputetë që personalitetet si Adem Demaci, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, dhe shumë të tjerë jo vetëm shkrimtarë, albanologë e veprimtarë të shquar për çështjen e Kosovës, po edhe të tjerë njerëz me merita - mjekë, inxhinierë, ekonomistë dhe ekspertë të fushave të tjera, i kanë përqeshur dhe vazhdojnë t'i përqeshin për mundin dhe sakrificat e tyre dhënë jetës dhe zhvillimit te Kosovës.

Kam frikën se Parlamenti i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera me rëndësi në Kosovë po promovojnë vlera të tjera matëse për kontributet nacionale. Meritore dhe të shpërblyer çdo ditë e më shumë janë ata që jo vetëm nuk i kanë dhënë asgjë Kosovës, ama asgjë, po ata që e kanë lodhur Kosovën me zhvatjet që i bëjnë pa fije turpi.
Kam frike se po promovohen "vlera" që nuk i ka njohur si te tilla kurrnjehere populli shqiptar në historinë e tij.
Mosrespektimi, vjedhja e gënjeshtra, u bënë të moralshme në jetën tonë shoqërore, fatkeqësisht.
Deri kur?

Me respekt
Shefkije Islamaj

09.11.2007
__________________________________
Tjetër gjë është se personi i përfolur “të Kosovës” as di të flasë e as ta udhëhq Parlamentin, bën gafa dhe i quan deputetët- diotë!!
Tash aktualisht sivllai yt, Xhavit Haliiti, pati paturpësinë të kërkojë benificione shtesë dhe vetura për deputetët, ndërkohë që invalidët “stolisin” Kryeqytetin e Kosovës!!
Ju vijoni mëritë e luftës të mos besimit të oficerëve madhorë, të cilët dje i detyronit të hapnin kanale, kurse sot rreth 60 oficerë madhorë punojnë punë fizike në Mërgatë, që të udhëheqni ju, or të ngratë!!
Përse pavarësinë po na e shndërroni në robëri!?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: A e di se kë shpëtove?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:32 pm


Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriMani2007
Kadri Mani
Kadri Mani

A E DI SE KË SHPËTOVE?
/Dr. Silvana Balajt/


O mjeke e dashur Silvana
A e dini se kë e mjekove?
Të lumët na e lumja nana
Një burrë Kosove shpëtove!


Duke bërë punët e këndshme
Të përdistshme sikur zakonisht
Ti bëre punë të jashtëzakonshme
Që e shpëtove një jetë të brishtë!

Burrin e Gjygjevikut- Ademin,
Me gjysmë mushkërie e solle n’jetë,
Me mjeshtri Ti i gjete melhemin,
Shqiponja jonë fluturo përpjetë!

Jetë e brishtë po shpirt gjigand
Fjalëëmbël por që zemrat trand
O të kthen të bën për vete
O vdes e s’të lë ndër kiamete!

Mjeke nderi Ti paç uratën
Ti që e bëre vrik mjekimin
Nga zenrat shporre shtrëngatën
Për jetë e mot Ti paç amshimin!

Do të vini në Rahovecin me rrasapeta
Që fort ngjan në qytetin Gjirokastër
Te Adem Berisha rritur në cergë e hasër
O shqiponja jonë Silvana ty tungjatjeta!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Ramadan Rexha

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 1:34 pm

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_RamadanRexha
Ramadan Rexha
(11.3.1921)
Nga Kadri Mani
Lexuesve mbase ju kujtohet Libërlidhësi i Kooperativës së Studentëve në Prishtinë, zotni Ramadan Rexha: i qeshur dhe i dashur e fort i afrët me rinininë studentore?
Tash i biri i tij, zotni Luan Rexha, e ka marrë zanatin e babait dhe e ka Shtyshkronjën “NGB GRAFOPRINTnë Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.
Kur i vizituam dje, më 15.9.2008, në shtëpinë e tyre private luksoze te Pallatet e Bardha, në anën kah Mati, tek ata ishin mysafirë të ftuar dy shokë të Luanit: Jakup Mehmetin, i cili i njeh bijt tanë, dhe Agim Kelmendin, i cili tha se e ka të afërm Ibrahim Kelmendin.
Zotni Ramadan Rexha (11.3.1921): Është nga Mitrovica, më 1945 e kanë burgosur dhe e kanë dënuar 15 vjet burgim, burgun e ka vuajtur në Mitrovicën e Sremit. E ka botuar librin voluminoz: KUJTIMET E MIA, tash edhe në këtë moshë mbahet mirë dhe jeton në kushte fort të mira, por me probleme të sklerozes.
Banesat shkëlqejnë nga pastërtia, oborri parajsë tokësore-lulishte, e ngritur me projekt nga specialisti, si në Zvicër!
Publikuar ne www.uni-pri.edu
(Akademia ë Shkencave dhe Arteve të Kosoves)

Me 29 Dhjetor 2004
në ambientet e Akademisë Kombëtar në Prishtinë (Universitetin e Prishtinës) është përuruar libri"Kujtimet e mia" i autorit Ramadan Rexha.
Libri "Kujtimet e mia" i autorit Ramadan Rexha, radhitet në grupin e monografisë ku autori përmes kujtimeve të tij shpalosë dëshmi historike nga fillimi e deri në mbarim të luftës së dytë botërore, u tha sot me rastin e përurimit të këtij libri që u bë në ambientet e Akademisë Kombëtar në Prishtinë.
Në librin "Kujtimet e mia" dëshmi historike e autorit Ramadan Rexha përmes kujtimeve të tij dhe penës së mprehtë shpalosë një varg ngjarjesh me dimenzion historik që nisin nga ditët e para të luftës së dytë botërore, e deri në ditët e pas luftës. Ky libër është një monografi e cila na jep kënaqësinë që përmes tij të promovojmë edhe kujtimet historike, politike dhe kombëtare të autorit, i cili njiherit ishte edhe protagoinst i të gjitha këtyre zhvillimeve të përshkruara në këtë libër, është shprehur recenzenti i këtij libri Selim Daci:
"Janë këto kujtime me plot fakte, me plot dramaticitet me ngjarje të bujshme për kombin, ndërsa duhet veçuar edhe origjinalitetin e këtyre kujtimeve dhe fakteve".
Autori në librin e tij prezanton një varg të dhënash që dallohen për nga qëndrushmëria e tyre, origjinaliteti i cili i nxitur nga bashkëkohësit e tij dhe intelektualë i ka hyrë kësaj pune që të nxjerrë në letër kujtimet e tij duke qenë i vetëdijshëm se kjo është mënyra për të sjellë një drejtëpeshim në vlerësim të disa figurave në këto ngjarje është shprehur me këtë rast recenzenti i botimit Fazli Hajrizi:
Mbarshkrimi i tekstit të këtij libri ndërkaq është bërë duke i sistemuar kujtimet sipas përmbajtjes dhe kronologjisë, në bazë të pyetjeve të bëra dhe përgjigjeve në formë dialogu. Ndërkaq teksti i kësaj monografie është ndarë në 12 kapituj në mënyrë që lexuesit të orientohen për çështjet që u interesojnë.
P.S.: Monografia e vetarint të luftës nga zotni Ramadan Rexha: “KUJTIMET E MIA” gjendet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Kadri Mani: Letër e hapur hoxhës Mirsim Maliqit nga Kumanova dhe hoxhës Mulla Bedriut nga Vushtrria

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2009 1:51 am


Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? U1_KadriMani2007
Kadri Mani
Letër e hapur hoxhës Mirsim Maliqit nga Kumanova dhe hoxhës Mulla Bedriut nga Vushtrria
Nga Kadri Mani
Zotni Mirsim Maliqi e Mulla Bedriu mirëdita!
Teksti juaj: ''atëherë për mua dhe miliona shqiptarë të tjerë patriotizëm është t’i trashëgojmë emrat si: Adem, Hamza, Shaban, Jashar, Isa, Azem, Hasan, Ismajl, Ismet e Qemajl, Abdyl, e Naim'', e mijëra emra të tjerë, që dashtë Zoti do jenë një shkak që të përkujtohen këta burra të shqiptarisë, derisa në Tokë te ketë njerëz që bukës i thonë bukë, e ujit ujë.”- për botën përparimtare është tejet anakronik dhe i papranueshëm: emrat që propozoni ju, janë me prejardhje turko-arabe dhe s’kanë asnjë lidhje me atdhetarizmin shqiptar. Aty ku ka atdhetarizëm, ka vetëm emra shqip, në mënyrë që foshnja duke mësuar fjalët e para: mëmë, baba, bukë, ujë... ta kuptojë domethënien e emrit të vet; dhe foshnja shqiptare do t’i kuptonte emrat: Afrim-Afrime, Burim-Burime, Gëzim-Gëzime, Lum-Lume, Pajtim-Pajtime... por kurrën e kurrës emrat e çoroditur që propozoni ju: Adem, Hamza, Shaban, Jashar, Isa, Azem, Hasan, Ismajl, Ismet e Qemajl, Abdyl, e Naim... ( ju i keni nxjerrë nga naftalina me qëllime tinëzare e me prapavi reaksionare emrat e dëshmorëve, paçka se dëshmorët përkujtohen në bazë të veprave; pra, kurrë më as Kadri e as Osman!!
Traditën e vjetër do ta përplasim e do ta thyejmë copë e grimë, sikur gastaren për beton!!
Para pak kohe ishim në një restorant afër xhamisë në Vushtrri, ku erdhi hoxha Mulla Bedria, i cili u shpreh: Skënderbeu ka qenë tradhtar, Amerika është tradhtare!!
E kundërshtuam rreptë dhe u ndamë si kundërshtarë.
Po ju informoj nga vendi i ngjarjes se në Prishtinë po ndërtohet Katedralja, të cilën e kanë kundërshtuar dindushmanët që s’kanë as fe as atdhe!- pseudointelektualët, që keni dëshirë të na hidhni romuze neve!
Ju po e shfrytëzoni rastin e xhematit tuaj analfabet, të cilët po ju bëjnë- amin! Por duke u arsimuar xhemati alias fëmijët e tyre, do ta gjeni belanë? Propozojmë që për paraqitje të tilla antikombëtare, të inkriminohen ato paraqitje si kundërvajtje e vepra penale antikombëtare dhe aktorët të merren në përgjegjësi.
Shëndet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël? Empty Re: Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi