Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hafiz Gagica:Lobimi dhe imazhi i ‘përlyer’

Shko poshtë

Hafiz Gagica:Lobimi dhe imazhi i ‘përlyer’ Empty Hafiz Gagica:Lobimi dhe imazhi i ‘përlyer’

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 02, 2012 12:24 am

Lobimi dhe imazhi i ‘përlyer’

Hafiz Gagica
Hafiz Gagica:Lobimi dhe imazhi i ‘përlyer’ Largea_hafizi1349110329
Lajmet që vijnë ditëve të fundit nga Nju Jorku, për lexuesin e rëndomtë duken inkurajuese.
Grupi i politikanëve kosovarë pati rastin e mirë që ta sheh se si zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe ky ishte një rast i mirë që të njoftoheshin se si funksionon aparati i organizatës më të madhe në botë. Gjithashtu, kanë pasur rastin të shëtisin në Mannhatten, rrugën më të famshme të Nju Jorkut. Disa funksionarë patën takime me shefa të shteteve të ndryshme të botës, e disa të tjerë ende po vazhdojnë qëndrimin atje duke lobuar për Kosovën, gjë që është për t’u përshëndetur. Mirëpo, se a do të ketë ndonjë rezultat nga ky lobim masiv i shqiptarëve në Nju Jork, mbetët të shihet në ditët dhe javët e ardhshme.
Në kohën kur po lexojmë për takimet e shumta të kryeministrit të Kosovës në NY, të z.kryeministrit dhe ministrave, në anën tjetër në Kosovë po lexojmë për afera dhe fillimin e hetimeve që po i bënë EULEX-si dhe Policia e Kosovës ndaj disa “funksionarëve dhe biznesmenëve”, të dyshuar për korrupsion, gjë që takimeve të tij (tyre) në NY iu qet, pa dyshim, hije të zezë duke degraduar lobimin tej mase.
Pra, nga zhvillimet në Kosovë del i qartë fakti se institucionet e Kosovës janë të korruptuara që në opinionin ndërkombëtar kanë krijuar një imazh të keq për vendin tonë, për brezat që po rriten dhe gjithë shoqërinë kosovare, e cila qe disa vjet është zënë peng nga individë dhe grupe të interesit. Ky trend negativ, i cili është instaluar në Kosovë për vendet mike që na përkrahën për liri e pavarësi, sidomos për biznesmen të huaj që janë të interesuar me investue në Kosovë, por dhe ata që kanë ardhur me zhvillue vendin tonë, i bën të pamundura investimet e tyre në Kosovë.
Aferat korruptive, konflikti i interesit, ndërhyrja e politikës në drejtësi, shpëlarja e parasë etj, etj, nuk lejon në asnjë mënyrë që të krijohet hapësirë për funksionim normal të institucioneve të Republikës së Kosovës, por as për politikanë dhe veprimtarë të ndershëm, të cilët kanë qenë dhe janë të gatshëm që ta japin kontributin e tyre në shtet-ndërtimin e mirëfilltë të Kosovës. Drejtësia në Kosovë dhe ajo ndërkombëtare duhet t’i hapin letrat dhe me emra e mbiemra t’i denoncojnë ata që tjetërsuan pronat e shtetit, ata që futën logjikën e korrupsionit si dhe ata që krijuan institucione nepotiste-autokratike.
Kosova si shtet i pavarur nuk është dhe nuk mund të jetë monopol i një grupi politik dhe afarist, por një shoqëri e cila do angazhohet për të mirën e popullit, e cila garanton lirinë dhe demokracinë për të gjithë, për ekonomi të tregut, për lirinë e fjalës dhe mendimit të lirë, për media të pavarura, institucione të qëndrueshme që krijojnë kredibilitet kombëtar dhe bashkëpunim të suksesshëm ndërkombëtar në të gjitha fushat.
Një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar në krim të organizuar, përveç se ia zënë frymën zhvillimit të kapaciteteve tona njerëzore dhe ekonomike, ajo po e bën të pamundur zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës, duke penguar dhe ngadalësuar kështu integrimin e saj në BE dhe familjen e vendeve demokratike të Evropës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi