Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvend, Krasniqi: Hetuesia ta gjejë kush është boss-i i vërtet i privatizimit?

Shko poshtë

Kuvend, Krasniqi: Hetuesia ta gjejë kush është boss-i i vërtet i privatizimit? Empty Kuvend, Krasniqi: Hetuesia ta gjejë kush është boss-i i vërtet i privatizimit?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 2:59 pm

Kuvend, Krasniqi: Hetuesia ta gjejë kush është boss-i i vërtet i privatizimit?


Kuvend, Krasniqi: Hetuesia ta gjejë kush është boss-i i vërtet i privatizimit? Largea_krasniqi1349264304
Privatizimi i ndërmarrjeve publike në Kosovë po diskutohet në Kuvendin e Republikës, diskutime këto të cilat po shoqërohen edhe me debate të nxehta ndërmjet ligjvënësve.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kundërshtuar sot mënyrën e këtij privatizimi, duke thënë se autoritetet nuk kanë denjuar as të bëjnë përpjekje për të përmirësuar mangësitë e shënuara.

Krasniqi madje ka thënë se Kuvendi duhet të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të ndërprerë privatizimin, përderisa nuk forcohet sundimi i ligjit në vend.

“Mungesa e ligjeve të mira, ekzistimi i liderëve mbi ligjin së bashku me krimin e organizuar, janë argumente të fuqishme se privatizimi nuk po bëhet për të mirën e publikut”, ka thënë Krasniqi.

Kjo legjislaturë, sipas tij, ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet pastaj kanë dalë prej atyre zgjedhjeve dhe si të tilla nuk e kanë legjimitetin e plotë për të privatizuar pasurinë publike.

Duke përmendur edhe rastin e përfolur për afera korruptive në privatizimin e hotelit “Grand”, Krasniqi tha se ky rast ka dëshmuar se “ka pasur sekserë, të cilët kanë kërkuar miliona para, por tash duhet kërkuar kush është boss-i privatizimit”.

Rasti “Grand”, së cilës i referohet kryetari i Kuvendit, ka të bëjë me procesin e shoqëruar me akuza për afera korruptive të privatizimit të këtij hoteli në Prishtinë, proces ky në të cilin janë përfshirë edhe emra të lartë udhëheqësish të institucioneve.

“Dikush mund ta akuzojë të ndjerin Dino Asanaj, por ai nuk ka qenë aq i fortë, ai nuk ka pas truproja, që të jetë boss-i. Kush është boss-i i vërtetë? Këtë duhet ta tregojë gjyqësia dhe hetuesia”, ka thënë Krasniqi.

Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe njëherit shtetas amerikan, sipas raportit të mjekëve ligjorë në Kosovë, kishte bërë vetëvrasje më 14 qershor 2012, duke i shkaktuar vetes 11 prerje dhe therje me thikë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi