Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia nuk do të shuajë institucionet në veri

Shko poshtë

Serbia nuk do të shuajë institucionet në veri Empty Serbia nuk do të shuajë institucionet në veri

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 11:20 am

Serbia nuk do të shuajë institucionet në veri


Serbia nuk do të shuajë institucionet në veri Largea_nebojsa-stefa1353053078
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, as që do të shuajë institucionet në veri. Stefanoviq ka theksuar se Beogradi do të bëjë transparente financimin e institucioneve në veri të Kosovës dhe do të ftojë institucionet e Bashkimit Evropian për të pasur qasje komplete në to.

Sipas kryeparlamentarit serb, shuarja e institucioneve për shkak të ”paaftësisë” së Prishtinës të ofrojë kushte themelore për jetën e qytetarëve të veriut të Kosovës do të thotë shpërngulje të tyre, që si pasojë do të ketë territorin e pastër etnike.

”Çështja e kishës, e pronës shtetërore dhe private në Kosovë, krahas rrezikimit konstant të sigurisë së serbëve, gjithashtu paraqet probleme të rëndësishëm që duhet zgjidhur që tani”,ka theksuar Stefanoviq.

Sipas tij, negociatat e ardhshme do të duhej të zhvillohen në paqe, pa kërcënime për jetën dhe pronën të banorëve lokalë serbë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi