Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JOZEFINA TOPALLI:Ejani dhe shikoni si funksionon liria

Shko poshtë

JOZEFINA TOPALLI:Ejani dhe shikoni si funksionon liria Empty JOZEFINA TOPALLI:Ejani dhe shikoni si funksionon liria

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 09, 2012 11:40 pm

Ejani dhe shikoni si funksionon liria

Nga JOZEFINA TOPALLI
JOZEFINA TOPALLI:Ejani dhe shikoni si funksionon liria Largea_topalli10-10-121349511461
Shqipëria është prej 21 vitesh anëtare e OSBE. Por kjo është hera e parë që Asambleja e OSBE mblidhet në Shqipëri. Është hera e parë që përfaqësues nga 3 kontinentet, deputetë nga 56 vende, që nga Kanadaja (Vancouver) në Vladivostok kanë vendosur që këtë forum, më të madhin, ta zhvillojnë sot, këtu. Ngrohtësisht, përzemërsisht Ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri. Faleminderit që pranuat kërkesën time dhe të Kuvendit të Shqipërisë, që ky sesion të bëhet sot këtu. Që të jem deri në fund e sinqertë, unë jam edhe e emocionuar dhe nuk mund ta fsheh se do të doja shumë që ju të njihnit përtej kësaj salle, më afër këtë vend të bukur, të vogël, të cilin shumë prej Jush e vizitoni për herë të parë. Do të isha e gëzuar po të gjeni kohën për të parë edhe bregdetin tonë, edhe trashëgiminë kulturore mijëravjeçare. Por mbi të gjitha, jam e lumtur se mbi 200 parlamentarë nga bota jemi këtu, tamam në 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit tim. Si shqiptare, jam e gëzuar që në këtë vit jubilar, jemi bashkë, jemi në Shqipëri, përfaqësuesit e rreth 1 miliard qytetarëve për të diskutuar për temën "OSBE: promotor i mirëqeverisjes dhe integrimit, bazë për stabilitetin dhe sigurinë". Kush do ta kishte imagjinuar para 20 vitesh, para 10 vitesh këtë? Për ne dukej e pamundur. Edhe për ju mendoj. Por, kaq e pamundur dukej që Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s.
E pamundur dukej që vendi im të drejtonte Këshillin e Ministrave të Këshillit të Europës, siç po e drejtojmë sot që flasim. E pamundur dukej për brezin tim, që gjysmën e jetës e kemi kaluar në vendin e diktaturës më çnjerëzore, kur thuhej "Rroftë diktatura", e vendit të ndalimit të fjalës, të besimit fetar, e ndalimit të lirive universale të të drejtave të njeriut, të vendit më të izoluar, më të hiperkolektivizuar, më të varfër.
Natyrshëm dukej e pamundur, edhe për Ju! Thuhet se liria funksionon. A nuk është Shqipëria mishërimi i gjallë i të vërtetës së madhe se, "Po, liria funksionon". Se në liri ajo që dukej e pamundur bëhet e vërtetë, konkrete, e prekshme?!! A ka qenë e vështirë? Po, ka qenë e vështirë, madje mjaft e vështirë. Ka qenë plot me sfida, në disa raste me shumë sfida të rrezikshme. Por i kemi kapërcyer, ia kemi dalë. Shqiptarët, si një ndër popujt me histori mijëravjeçare, ia kanë dalë, sepse kanë guxuar, kanë besuar e kanë punuar për projektin e ëndrrës së tyre të madhe - për t'u rikthyer tek shtëpia e tyre e vlerave. Por unë kam edhe shumë falënderime për të bërë. Së pari, të falënderoj për mbështetjen që OSBE i ka dhënë vendit tonë. Të falënderoj Asamblenë e OSBE si dimensionin më të vërtetë të saj. Të falënderoj shumicën e vendeve që Ju përfaqësoni sot këtu, për mbështetjen e gjithanshme ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Vendi im, Shqipëria është krenare që pret këtë sesion vjetor të Asamblesë parlamentare të OSBE. Jashtë kësaj salle, ka një ekspozitë modeste të traditës shqiptare. Aty mund të shihni edhe një film të shkurtër me titullin "Të drejtët", të realizuar nga të huajt, ku do të kuptoni se ky vend, para dhe gjatë Luftës së II Botërore u bë streha e shpëtimit të hebrenjve. Sapo keni zbritur nga avioni, keni parë se aeroporti ynë mban emrin e Nënë Terezës, shqiptares së lumnueme, humanistes së madhe dhe pa mbërritur në qendër, do të shihni sa mirë rrinë bashkë kishat dhe xhamitë. Ne shqiptarët, pavarësisht se cilit besim fetar i përkasim, jetojmë në harmoni e respekt me njëri-tjetrin. Dhe ky besoj është civilizim. Vetëm popujt e civilizuar respektojnë njëri-tjetrin, pavarësisht racës, besimit apo diferencave të tjera. Ne nuk jemi të pasur, ne kemi shumë punë për të bërë, kemi shumë rrugë përpara, por ne jemi të vendosur, pavarësisht disa pengesave të brendshme të panevojshme e të pakuptimta, të ecim përpara. Në vitet e fundit, ne kemi rikuperuar jo dekada, por shekuj të humbur. Nuk e di nëse ekziston një vend tjetër që të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë në një kohë kaq të shkurtër. Në këtë kohë të globalizimit dhe krizës financiare e ekonomike, ne nuk jemi të bypasuar, por ne u mbrojtëm nga stuhia. Nuk kemi rënë në recesion, pavarësisht se jemi të rrethuar nga vende që përballen me vështirësi të mëdha. Ne vazhdojmë të kemi rritje ekonomike. Ne nuk jemi Monako, ne e dimë se kemi shumë potenciale të reja të pazhvilluara dhe po punojmë për t'i zhvilluar ato.
Duke qenë për një kohë të gjatë të panjohur, për disa Shqipëria është ende vend i pazbuluar. Unë ju ftoj ta zbuloni atë e t'i tregoni kolegëve e qytetarëve tuaj. T'i sugjeroni atyre: Ejani zbuloni një vend të vogël, me alpe e bregdet që takohen në distancë kohe për gjysmë ore. Ejani e provoni mikpritjen shqiptare. Ejani e vizitoni Shqipërinë, ejani e investoni në Shqipëri. Ejani e shikoni si funksionon liria. Thuajini qeverive tuaja se shqiptarët janë europianë dhe duan shumë të pranohen në këtë komunitet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi