Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputeti dhe polici, vrasësit e Xhemajl Mustafës?

Shko poshtë

Deputeti dhe polici, vrasësit e Xhemajl Mustafës? Empty Deputeti dhe polici, vrasësit e Xhemajl Mustafës?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 09, 2012 11:52 pm

Deputeti dhe polici, vrasësit e Xhemajl Mustafës?

Deputeti dhe polici, vrasësit e Xhemajl Mustafës? F1_09xhema11349812331


Prishtinë, 9 tetor - Për vrasjen e Xhemajl Mustafës dyshohen dy persona. Njëri është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëri polic, ndërkaq sipas Klan Kosovës ata pritet që të arrestohen së shpejti. Klan Kosova thotë se i di emrin e të akuzuarve, por që nuk do të flasin derisa të ndodh arrestimi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t'i identifikojë të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe shumë shpejt pritet ta bëjë arrestimin e tyre. Lajmin e kanë konfirmuar burime të Klan Kosovës në kushte anonimiteti. Ndërkaq këtë gjë nuk e ka përgënjeshtruar as EUELEX-i.
Zyrtarja për informim e Misionit Europian për Sundim të Ligjit, Bardha Azari, ka sqaruar përmes telefonit se krejt çka kanë për të thënë organet e ndjekjes "është se janë duke hetuar rastin".Klan Kosova kontaktoi edhe familjarët e Mustafës, të cilët thanë se nuk janë në dijeni të një informacioni të tillë.
Pak ditë më herët prokurorët e EULEX-it u takuan me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.
Në këtë takim, sipas liderit të LDK'së, është diskutuar m'u mbi vrasjet politike të pasluftës, për të cilën vetë Mustafa bëri thirrje që të ndriçohen.
Xhemaj Mustafa ishte këshilltar politik dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova.
Ai u vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë. Ndërsa ky akt cilësohet si nder më të rëndit pas luftës.


KD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi