Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selimi: Vrasjen e Xhemajl Mustafës s’e ka bërë askush nga VV

Shko poshtë

Selimi: Vrasjen e Xhemajl Mustafës s’e ka bërë askush nga VV Empty Selimi: Vrasjen e Xhemajl Mustafës s’e ka bërë askush nga VV

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 18, 2012 6:19 pm

Selimi: Vrasjen e Xhemajl Mustafës s’e ka bërë askush nga VV


Selimi: Vrasjen e Xhemajl Mustafës s’e ka bërë askush nga VV Largea_selimi1350562863
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën plenare të Kosovës theksoi se shkrimet në media se deputeti i dyshuar për vrasjen ish-anëtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafa është nga radhët e Vetëvendosjes është dezinformim.
Rexhepi para deputetëve theksoi se as Prokuroria e EULEX-it dhe as Policia e Kosovës nuk ka të dyshuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës nga radhët e Vetëvendosjes.
Sipas tij, plasimi i informatës fillimisht nga Klan Kosova ishte gënjeshtër e qëllimshme për të krijuar efekte politike dhe në drejtësi.


“Opinioni publik duhet ta dijë se, as prokuroria speciale e EULEX-it, siç thuhet, as Policia e Kosovës nuk e ka asnjë të dyshuar as të hetuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e aq me pak ndonjërin nga deputetet e saj, në lidhje me vrasjen e Xhemajl Mustafës”, tha Selimi.

Rexhepi tha se pas shkrimeve të tilla ka qenë e nevojshme që të reagonin Policia ose EULEX-i.
“Të parët që do të duhej të reagonin janë EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Ata, ose duhej ta arrestonin atë far deputeti vrasës ose të mos e lejojnë mediat e SHIK-ut e që të manipulojë me emrin e Misionit të BE-së në Kosovë dhe të flasë në emër të këtij misioni. Kjo fushatë propagandistike, përveç që është e lig, në aspektin etik është e pamoralshme, në aspektin emocional është shumë e ndjeshme, në aspektin juridik e kundërligjshme, dhe në aspektin publik e pabesueshme e cila në të njëjtën kohë si dezinformatë paraqet formën më të vrazhdë të manipulimit me publikun”, tha Selimi.
Ndërkohë Liburn Aliu u ka kujtuar qeveritarëve se ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit i lejon deputetit hyrje të lirë në të gjitha organet shtetërore dhe deputetëve të VV gjatë ditës së djeshme u është mohuar kjo e drejtë.
“Institucioni kontrollohej nga truprojat me rast deputetët pengoheshin të futeshin brenda, Ata madje dhe u fyen. Kjo e bën institucionin të rrëmbyer dhe të rrëmbyer politikisht e bën urdhri i Bajram Rexhepit dhënë truprojave dhe rojave dhe pastaj vie te ndërhyrja e policisë. Policia në vend se të çlirojë institucionin në përputhje më ligjin i nënshtrohet urdhrit të Bajram Rexhepit” tha Aliu.
Aliu e ka quajtur Kapadai Ministrin Rexhepi ndërkohë veprimet e tij i ka quajtur si “nevojë për tu dëshmuar potent”.
Sipas Aliut pas gjithë dështimeve Rexhepi ka veojë për tu dëshmuar.
“Pas të gjitha këtyre Bajrami ka nevojë për tu dëshmuar. Le të dëshmohet. Kjo sjellje, pastaj frika në për institucione se mos e humbin vendin e punës njerëzit, kërcënimet shantazhet, shërbimet. Të gjitha këto përbëjnë fundin e cilit do pushtet që shtyp qytetarët e vet” tha Aliu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi