Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajram Gecaj, Milaim Zekës: Kush janë vrasësit e Malokut, Krasniqit, Zemës, Mustafës...?

Shko poshtë

Bajram Gecaj, Milaim Zekës: Kush janë vrasësit e Malokut, Krasniqit, Zemës, Mustafës...? Empty Bajram Gecaj, Milaim Zekës: Kush janë vrasësit e Malokut, Krasniqit, Zemës, Mustafës...?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 27, 2015 2:10 pm

Bajram Gecaj, Milaim Zekës: Kush janë vrasësit e Malokut, Krasniqit, Zemës, Mustafës...?

Bajram Gecaj, Milaim Zekës: Kush janë vrasësit e Malokut, Krasniqit, Zemës, Mustafës...? Largea_largea_heronjet14237587631430116376


Bajram Gecaj, ka reaguar pas postimit të gazetarit Milaim Zeka, i cili ka kërkuar që nga z. Gecaj të prononcohet për të bëmat e Bujar Bukoshit kundër Presidentit Ibrahim Rugova.


Në një postim në facebook, Gecaj thekson se nuk duhet me pas guxim të madh për me folë për të bëmat e Bukoshit, edhe nëse ato janë të vërteta.
Milaim Zeka, ka theksuar se Bukoshi nuk ia ka paguar telefonatat Rugovës, etiketime të ndryshme si dhe disa bileta e pagesa të hoteleve të cilat nuk ia ka bërë Rugovës.
Gecaj, në kundërpërgjigjen e tij kundër Zekës, thotë se “guxim i nevojitet njerëzve të cilët njohin e dinë për njerëz të cilët ishin të involvuar në krime të rënda kundër patriotëve e institucionalistëve, siç ishin Enver Maloku, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Xhemajl Mustafa, Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj, e shumë e shumë të tjerë”.
“Në një postim të tijin, Milaim Zeka paska apostrofuar emrin tim duke kërkuar që unë (dhe disa të tjerë) të marrim “guximin” e të flasim hapur për “të bëmat” e Bujar Bukoshit kundër Ibrahim Rugovës. Ai në këto “krime” të Bujar Bukoshit liston telefonata të papaguara, disa etiketime të cilat gjoja i paskësha bërë Bukoshi ndaj Rugovës, disa bileta e pagesa hotelesh të papaguara, si dhe ndikimin e tij në ftohjen e marrëdhënieve në mes Rugovës e Berishës. E unë i them Milaim Zekës se nuk nevojitet ndonjë guxim i madh të deklarohesh për gjëra të tilla, edhe nëse të gjitha këto janë të vërteta.
“Guxim i nevojitet njerëzve të cilët njohin e dinë për njerëz të cilët ishin të involvuar në krime të rënda kundër patriotëve e institucionalistëve, siç ishin Enver Maloku, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Xhemajl Mustafa, Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj, e shumë e shumë të tjerë. Milaim Zeka do të duhej t’i thërriste këta njerëz që të marrin guximin e të flasin, sepse familjarët e këtyre të vrarëve, si dhe populli i gjerë tani e gjashtëmbëdhjetë vite presin rezultate në ndriçimin e këtyre akteve barbare e kriminale.
Nëse Milaim Zeka i din emrat e atyre të cilët janë në dijeni për “të bëmat” e Bujar Bukoshit, ndoshta ka mundësi të na listoi edhe ndonjë emër i cili do të mund të merrte guximin të na flasë për ata kriminel të cilët urdhëruan dhe/ose ekzekutuan gjithë këta patriot shqiptarë....Ndërsa unë nuk kam fare dyshim se njëri prej këtyre individëve do të mund të ishte edhe Klosi “veterani””, ka shkruar Bajram Gecaj, transmeton gazeta "Bota sot".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi