Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100-vjetori, Majko: Të nderohet Lek Dukagjini, si ligjvënësi i parë

Shko poshtë

100-vjetori, Majko: Të nderohet Lek Dukagjini, si ligjvënësi i parë Empty 100-vjetori, Majko: Të nderohet Lek Dukagjini, si ligjvënësi i parë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 29, 2012 6:56 pm

100-vjetori, Majko: Të nderohet Lek Dukagjini, si ligjvënësi i parë


100-vjetori, Majko: Të nderohet Lek Dukagjini, si ligjvënësi i parë Largea_majko1351508005
Anëtari i kryesisë socialiste, Pandeli Majko, ka vlerësuar figurën e Lekë Dukagjinit duke deklaruar se atij meriton t’i ngrihet një bust si ligjvënësi i parë i kombit shqiptar.

Deklarata e Majkos është shpërndarë përmes faqes së tij në rrjetin social 'Facebook', ku deputeti shprehet se mes të tjerash, duhet të kishte të paktën një bust për këtë personalitet të historisë shqiptare, të cilin shumë kombe do ta kishin ëndërruar.

“Lek Dukagjini…Askush nuk e përmend për mirë dhe ende nuk ka një bust të vetin në territoret shqiptare. Një personalitet i gjenezës shqiptare që shumë kombe do ta ëndërronin ta kishin pjesë të historisë kombëtare. Lek Dukagjini qëndron thjeshtësisht si ligjvënësi i parë i kombit shqiptar me Kanunin e Lek Dukagjinit. Ky kod mbetet jashtë çdo kriticizmi si vepra madhore e një kombi për t’u vetëqeverisur sipas rregullave të shkruara dhe të lidhura fort me moralin dhe traditën kombëtare”, shkruan Majko në profilin e tij në 'Facebook'.

Sipas tij, komentimi negativ që i bëhet Kanunit të Lekë Dukagjinit nuk ka lidhje me cilësinë e tij, sesa me moszbatimin e ligjit në Shqipëri. “I përmendur për keq për zakonin e gjakmarrjes, i cili vazhdon edhe sot, kjo figurë historike nuk sfidon ligjin në Shqipëri sesa mungesën e të studiuarit të Kanunit të tij… Nuk është faji i Lek Dukagjinit, fakti që ligji sot në Shqipëri nuk është në nivelin e moralit të bashkëjetesës të shqiptarëve, siç ai bëri qindra vjet më parë…”, shkruan Majko më tej.

Komentet e Majkos janë bërë në prag të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, edhe më herët deklaratat e tij për figurat historike kanë ngjallur debate, siç ishte rasti kur Majko vlerësoi figurën e Ahmet Zogut, duke e quajtur largimin e tij në prill 1939-s si akt juridik”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi