Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gloria Aliaj:Kuptimi profesionist i muzikës dhe konceptet e saj të para publike

Shko poshtë

Gloria Aliaj:Kuptimi profesionist i muzikës dhe konceptet e saj të para publike Empty Gloria Aliaj:Kuptimi profesionist i muzikës dhe konceptet e saj të para publike

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 29, 2012 9:35 pm

Kuptimi profesionist i muzikës dhe konceptet e saj të para publike


Gloria Aliaj:Kuptimi profesionist i muzikës dhe konceptet e saj të para publike 195

Nga:Gloria Aliaj, Muzikologe


Çështja e muzikës profesioniste është një problem i trajtuar gjërësisht në rrjedhat e zhvillimit historik. Ajo është një çështje që, pavarësisht nga praktikat konkrete, ka qenë prezent në të gjitha problematikat e ndërlikuara të muzikës, jo thjesht për shkak të kuptimit të saj, por sidomos, për shkak të marrëdhënieve me artin popullor dhe atë folklorik. Nga kjo pikepamje, trajtimet profesioniste dhe problematikat që lidhen me kuptimin e tyre e kanë prejardhjen që nga periudhat e hershme të zhvillimit. Pikërisht për këtë arsye, percaktimi i orgjines se muzikes ka terhequr shume filozofe e shkencetare, te cilet i kane kushtuar ketij fenomeni, trajtime e hapesira te vecanta midis studimeve te tyre, duke u perpjekur te sjellin argumenta te rendesishme ne lidhje me prejardhjen e saj, te bazuar here ne aspektet thjesht biologjike, e here ne aspekte sociologjike. Midis tyre, do te vecoja studimet e bera nga Herbert Spenser “Origjina dhe funksioni i muzikes”; Rikard Valashek, “Fillimet e muzikes”; Carls Darvin, “Origjina e njeriut” etj.

Muzika, si nje nder llojet e vecanta te shprehjes artistike, eshte krijuar, jo si imitim apo riprodhim i vetvetishëm i tingujve natyrorë, por si nje shprehje e natyrshme e tingëllimave të pafundme të shpirtit të njeriut. Në këtë mënyrë ajo eshte plotësuar e është pasuruar kohe pas kohe, duke arritur kështu, një standard të qartë e specifik dhe duke u përputhur plotësisht me zhvillimin intelektual e jetesor te njeriut. Një proces i tillë ka bërë të krijohet një lidhje e forte dhe e pandashme mes muzikes e shpirtit njerezor dhe vetë njeriu të mësojë, permes tingujve te natyres dhe hapësires, rregullat baze te thelbeve të muzikës dhe zhvillimin e saj historik. Kështu, paralelisht me evolucionin e tij shqisor, njeriu filloi të imitojë e të riprodhoje tingujt e natyrës; të krijojë me to modelet e ndjeshmërisë emocionale të secilit individ e t’i trashëgojë ato brez pas brezi: Nga ati tek biri; nga një epokë, në një tjetër dhe nga një shkallë e caktuar përfytyrimi, në shkallë të tjera komunikimesh të pafundme me natyrën. Në këtë kuptim, vetë bota e tingujve ishte një faktor i rëndësishëm ndërmjetësimi mes qënies bilogjike të njeriut dhe natyrës shoqërore, intelektuale e shpirtërore të tij.

Kështu, te gjitha burimet tingëllore të botës, një hapësirë e pakufizuar nga skemëzimi i llojeve, (zhurmat e eres mes pemeve, pikat e shiut në çfardo mjedisi, ulerimat e kafsheve, kengët e zogjeve etj..), kane qene te afta, jo vetëm të demonstrojnë fuqinë e pamatshme natyrore, por edhe të kushtëzojnë gjendjen shpirterore te njeriut. Duke nenvizuar kalimin gradual të diteve, te stineve e te ritmeve, ato kanë sjellë edhe përfytyrimin e kontrasteve të befasishme dhe emocionalitetin e mprehtë që vjen si rrjedhojë e tyre. Në një kuadër të tillë njeriu arriti të bëhet, jo thjesht perceptues mekanik i dukurive, por edhe krijues i natyrshëm i shëmbëlltyrave. Të marrim, përshembull, instrumentet muzikore: lira, lahuta, harpa, daullja etj.. te cilat evoluan me zhvillimin psikologjik të njeriut për te shtuar zë dhe lëvizje emocionale sic ishte kërcimi. Përfundimisht disa kultura i shoqëronin ritualet me instrumente muzikore. Këto kultura kishin zhvilluar veglat muzikore me perkusion

Në aftësinë e njeriut për të përsosur mjetet e punës e të prodhimit, gjënden edhe fillesat e zotësisë për të diferencuar tingujt; për të rregulluar nënrenditjet e mbirenditjet e tyre; për të luajtur me koloritin e timbreve dhe më në fund, për të krijuar e zhvilluar instrumentat sipas mënyrës që ndjekin për prodhimin e tingujve. Të gjitha këto mundësuan që, ndonse fillimisht në një nivel primitiv, njeriu ta ndjejë muzikën si pjesë të qenies së tij, por edhe të shprehet nepermjet saj në mënyrë figurative. Ai provoi te realizoje në këtë kuadër shumë tingëllima të pëlqyeshme për veshin dhe më pas, në mënyra gjithmonë e më shumë të vullnetshme, të formojë meloditë dhe gjithë përbërësit e tjerë të çfardo muzike.

Pra, afirmimi i njeriut si qenie e veçantë dhe e ndryshme nga bota frymore rreth tij, u arrit permes komunikimit me sendet dhe qeniet e tjera biologjike qe e rrethonin. Ishin pikërisht ato, me te cilet ai krijoi nje forme bashkjetese dhe ashtu si shfaqej konkurrent, ashtu ishte edhe një qenie mbështetëse për mbrojtjen e tyre dhe organizimin tërësor të vlerave. Kjo bëri që në të gjitha proceset, njeriu të imitonte çfarë kishte përreth, por edhe të krijonte një experience që, sigurisht, do ta çonte përpara konceptin e tij të zhvillimit dhe pamjen evolucioniste në tërësi.

Kete e dëshmon qartësisht, edhe etnografi dhe psikologu gjerman Karl Shtumpf, i cili, ne vepren e tij “Fillesat muzikore”, sjell argumente të shumta mbi situatën e përshtatjes njerëzore në mjedisin organik e inorgarik që e rrethonte. Duke vlerësuar sinjalet qe njeriu primitiv përdorte per komunikim, ai arrin të përcaktojë edhe diferencen biologjike prej nje oktave mes zerit te burrit e te gruas dhe ndryshimin që kishin ato në vetë sistemet e përgjithëshme të komunikimit.

Nje situate e tille e formave primitive muzikore dhe menyrat e aplikimit te tyre, e cila tregonte edhe shkallen fillestare te veprimtarise se ndergjegjshme artistike, bëhej që në pikenisje, dyfish e natyrshme: Në fillim zërat e grave; pastaj ata të burrave; më pas të fëmijëve dhe gjithë përzjerjet e tyre, janë vetëm njëri nga aspektet e zhvillimit të muzikës. Por, po t’u shtojmë këtyre edhe tingëllimin e instrumenteve dhe bashkëveprimin e tyre me njëri tjetrin, apo bashkëveprimin me zërat e njerëzve, çlirohet një dritë e paparë per te përfytyruar rrugen e gjatë që ka pasur zhvillimi ne gjithë etapat e tij të mëvonshme historike.

Vetë historia e muzikës dhe studime të shumta e të ndryshme mbi këtë problematikë, kanë sjellë dëshmi të pakufishme për gjendjen e saj fillestare primitive dhe pastaj, për “aktet” e saj të ndryshimit në kushtet e jetës moderne dhe përballjet e drejtëpërdrejta me publikun.

Ne librin “Estetike ne tri pamje”, Prof. Dr. Fatmir Hysi ben nje periodizim te qartë, i cili perputhet me pjekurine e shkallezuar te artit sipas progresit intelektual, social e fetar te shoqerise. Nga kjo pikepamje ai kërkon, në radhë të parë, të fokusojë vëmendjen e lexuesit mbi ndryshimet që kanë ardhur si rrjedhojë e ndryshimeve të vetë publikut historik të tij. Kështu, nëse flitet për etapën e parë te zhvillimeve ose ndryshe, për “artin primitiv”, aty dallohet qartë edhe niveli intelektual e kulturor i njeriut; aftësia e tij për t’u përshtatur me mjedisin natyror e më pas, për t’i ikur atij në mënyrë graduale dhe përpunimet fillestare të shijes artistike.

Po kështu, autori sjell si një vazhdimesi te natyrshme historike edhe artin antik, kohë kur vetë arti e për rrjedhojë edhe muzika bëhet veprimtari e ndërgjegjëshme e profesionale dhe udhëhiqet nga parime e tipare të përcaktuara e të projektuara nga artisti.

Në të njëjtën linjë, arti mesjetar trajtohet si një ndermjetesim i veprimit fetar dhe qënies shoqërore e individuale të njeriut, një dualitet që në periudhën e Rilindjes do të marrë kuptimet konkrete të humanizmit dhe luftës për triumfin e tij.

Në një kuadër të tillë të përgjithshëm, secila nga pariudhat e zhvillimit të artit është motivuar më së shumti nga gjendja e njëkohshme e publikut artistik; prirjet e tij intelektuale e shpirtërore dhe kuptimi që ai kishte për botën. Të marrim, përshembull, Antikitetin:

Sipas Historise se Muzikes Botërore, fillimi i kultures muzikore te lashtesise nis atje ku filloi organizimi i shteteve te para skllavapronare; ku, sipas historianeve, kushtet sociale dhe raportet e njerëzve me botën ishin të tilla, që krijonin hapësira për çfardo zhvillimi. Kështu, territore të tilla si ato të Lindjes se Afert e te Larget; të Babilonisë së vjeter, Egjiptit të vjeter, Izraelit, etj., ishin troje të begatë ku muzika do të luante nje rol te rendesishem. Kjo do të lidhej me zhvillimin intelektual të njeriut, por edhe me konceptet e tij për qytetërimin dhe organizimin shoqëror e shteteror te vendeve perkatese. Ne keto hapesira, muzikanti ishte njeri i nje niveli te larte intelektual dhe pergjithesisht, në hierarkitë reale e të përfytyruara nga populli, ai vinte mbas perendive ose faraoneve.

Ne pamjen e saj konkrete muzika e lashtesise kishte nje lidhje te ngushte me jeten, me kultin, me magjine e ne menyre te vecante, karakterizohej nga një situatë e qartë e lidhjeve sintetike artistike. Në këtë kuptim, ajo shprehej për të gjitha format e përfytyrimeve dhe e bënte këtë në lidhje të ngushte me poezinë, levizjen plastike (pantomimen) dhe fjalë recituese të njeriut. Gjithashtu, si një formë paralele me artin profesionist (të kultivuar), me një karakter sinkretik (në përbërje të veprimtarive të tjera jetësore të njeriut), shfaqej edhe muzika e festimeve popullore qe krijoheshin mbi bazen e bestynive magjike, nderimit të perëndive, etj. I tillë ishte, përshembull, miti i Osirisit, i cili bente fjale per vuajtjet, vdekjen dhe ringjalljen e kesaj perendie. Në konceptin pagan të “nderimit” artistik, ky mit bashkonte ne nje te vetme veprimin skenik, kenget e vajit, pantomimen dhe kishte rendesine e nje riti popullor me karakter disi magjik.

Një situatë e tillë e hapave profesioniste të muzikës dhe diferencimit gradual mes artistit dhe publikut artistik, arriti një nga kulmet “fillestare” të saj në Greqine e Vjeter. Të dhënat kryesore mbi këtë proces i gjejmë në shumë vepra letrare të Antikitetit por, sidomos, ato i gjejmë në mënyra të qarta e konkrete në poemat e Homerit. Aty është pasqyruar gjërësisht jeta shoqerore e Greqise ne periudhen e pare te ndarjes se shoqerise ne klasa antagoniste dhe aty shfaqen, më shumë se kudo tjetër, cilësimet e muzikës dhe “përkufizimet” e para mbi publikun artistik.

Permes poemave te Homerit ne mund të njihemi gjërësisht me rendesine e madhe qe pati muzika ne Greqine e Vjeter dhe rolin e saj ne edukimin e pergjithshem qytetar; per perhapjen qe paten kenget e mullixhinjve, te tjerrësve, te argateve, te vjelesve, etj.., dhe për strukturat e thjeshta tematike të vetë muzikës. Kështu, në veprat e mëdha letrare të kësaj epoke mund të zbulojmë edhe mënyrën se si ndërtohej muzika për t’u interpretuar dhe se si këndohej nga grupe me bazë të gjerë shoqërore: burra, gra, djem, vajza, fëmijë dhe grupime të tjera të ndërmjetme. Ne poemat e Homerit e me vone te Heroditit dhe të tjerëve, behet fjale edhe per kenget e dasmave dhe ato te vajit. Te “Iliada” përshembull, Akili qan Patroklin:





…Por ky dheu i Trojes eshtrat e mi do t’i mbuloje, Patrokel,

pse fill mbas teje do te me mare mortja dhe trupin tend s’e

salikoj me ndere pa sjelle me pare ketu armet e koken e Hektor

shpirtmadhit qe ta shojti jeten, e per ta therur para stives sate…

Sipas këtij shembulli dhe me këtë model, Greqia homerike solli ne drite vepra të mëdha epike, të cilat bashkonin në struktura të zgjeruara, këngët e vajit, te luftes, te gojedhenave dhe këndonin trimëritë e aventurat mbitoksore të heronjve. Të tilla janë “Iliada” e “Odisea”, të cilat kanë, padyshim, ngarkesën e rëndësishme letrare e figurative, por shërbejnë, ndërkohë, edhe si vepra të rëndësishme shkencore për njohjen e thellë të asaj bote.

Nje tjeter faktor i rendesishem, i cili tregon zhvillimin dhe rolin qe pati muzika, si nje nder efektet jetesore te vecanta ne Greqine e Vjeter, eshte trinomi poezi, muzikë dhe valle, i konceptuar si një strukturë e vetme artistike. Në këtë trinom ne mund të gjejmë edhe efektet specifike të muzikës, të cilat rrjedhin vetiu nga format poetike të hipodermës, ditirambit, odes, peanës etj. Të gjitha këto jane pjese organike të formave muzikore dhe mbi bazen e tyre lindi vetiu edhe gjinia me e rendesishme poetiko-muzikore e tragjedisë, një gjini që e koncepton artistin sikur të jete spektator, por edhe spektatorin si artist i jetës së tij.

Duke marre shtyse nga festimet popullore pagane të shek. VII para Krishtit, te njohura gjërësisht ne Lesbos e ne Peloponez e me kalimin e kohes edhe ne qytete te tjera, ditirambet morën formen e tregimit mbi peripecitë e Dionisit, një perendi qe ne fantazine popullore paraqitej me shembelltyren e nje qenieje gjysme njeri e gjysme cjap. Ne vazhdimesine e kohes, keto festime moren formen e spektakleve te perbera nga nje numer i konsiderushem episodesh. Ne fillim ngjarjet tregoheshin nga kori (50 vete) e me vone, prej tij nisi te vecohej nje solist, i cili dilte ne emer te vete Dionisit.

Krahas tragjedise, një mbështetje e madhe për lindjen dhe zhvillimin e muzikës me karakter profesionist, ishte edhe drama satirike (komedia), me perfaqesuesin kryesor te saj Aristofanin, i cili duke respektuar idete demokratike, i dha skenes formen e nje arene lufte, permes se ciles propagandonte idete e tij qytetare e demokratike. Lidhja kryesore e këtij terreni me zhvilimin e muzikës, ka të bëjë me faktin që komedia mbështetej ne kenget dhe vallet e gezueshme te kultit te Dionisit, ku vendin me me rendesi e zinte vallja e dialogu dhe ku, vetiu, muzika do të kërkonte e do të gjente struktura te pershtatshme për ndërtimin e saj. Kjo ishte një shkallë e re e konceptit profesionist, një shkallë që do të shërbente si mbështetje edhe për zhvillimet e epokave të tjera historike dhe për zgjerimin e mëtejshëm të konceptit profesionist.



. . .

Në konsolidimin e konceptit profesionist të muzikës, një ndër epokat më të rëndësishme do të ishte ajo e Mesjetës, vazhdimesi dhe plotësim konceptual i gjithë muzikës së trashëguar nga lashtësia, dhe pikënisje për prirjet e mëvonshme humaniste.

Terrenin social e politik kultura muzikore e Mesjetes e gjeti tek ndarja e Peradorise se madhe Romake ne dy perandori: Në perandorine e Lindjes dhe ne ate te Perendimit. Pikërisht kjo ndarje ishte edhe shtytja e madhe për degëzimet kryesore të vetë muzikës dhe zhvillimet paralele të tyre. Pra, ne kuadrin e kesaj ndarjeje, sa politike aq edhe sociale, kishte arritur nje kulture e re muzikore, e cila do të quhej e tillë, jo thjesht për natyrën sociale e përmbajtëse të saj, por edhe për prurjet e reja e të sofistikuara të formës e përmbajtjes. Ndryshe nga periudha e meparshme, ajo solli nje fryme te re artistike, duke u lidhur ngushtesisht me kishen dhe ritualet e saj.

Ky zhvillim i ri krijoi një epokë të madhe konceptuale, por, me fundin e shek. IX pas Krishtit, ai solli edhe “dokumentimin” e shprehjeve profesioniste. Ky ishte momenti që filloi të aplikohet shkrimi muzikor dhe praktikat e reja polifonike.

Persa i perket permbajtjes, muzika ishte e lidhur kryesisht me jeten shpirterore te njeriut, por tashme, ndryshe nga me pare, lënda kryesore lidhet me ndjeshmërinë fetare dhe praktikën konkrete të saj. Besimi tek zoti dhe te Krishti, si biri i tij, ishin temat kryesore të çfardo krijimtarie. Dhe jo vetem kaq e jo vetem muzika, por te gjitha artet e krijuara nga mendja dhe dora e njeriut, përcollën në forma konkrete e mistike, pikërisht këto figura. Nga kjo pikepamje, historia e jetes se Krishtit dhe sakrifices se tij ne emer te drejtesise njerezore; detajet e kësaj jete, nga lindja deri ne kryqezim; emocionalitetet e aspekteve të ndryshme e të larmishme e të tjera, ishin motivet kryesore që synonin paraqitjen figurative të Krishtit dhe besimin e padiskutueshëm tek Zoti.

Te gjitha keto orientuan edhe format e artit te kesaj epoke, forma qe kishin ne thelbin e tyre specifik kengen kristjane dhe karakterin e saj mbitokësor, mistik e fetar. Kjo ka bërë që edhe pjesa me e madhe e kesaj muzike, veçanërisht ajo e periudhave më te hershme, të mos destinohej aq shumë per publikun e as per grupe te caktuara besimtaresh, por të krijohej nga persona te vecante e te frymezuar nga perkushtimi ndaj zotit, duke i ofruar atij lutjen ne format te nje recitimi te kenduar e te zbukuruar. Ketu fillon edhe shkeputja nga kultura muzikore e Antikitetit dhe orientimi i saj ndaj nje tjetër kulture, shkencërisht më të pjekur dhe më të përqëndruar në dukuri të caktuara konkrete të jetës.

Ashtu sikurse, historia e krishterimit eshte e lidhur me Izraelin, edhe rrenjet e kenges kristjane i gjejme tek Sinagoga Izraelite, ku u shfaq per here te pare recitimi i intonuar, deklamacioni melodik i psalmeve apo himneve. Qe nga fillimet e saj kisha primitive ngulmoi te ruante ritin hebraik dhe menyrat qe e paraqesin ate intonativisht e sipas kesaj, kenga kristjane, si nje trashegimi e kishave primitive te Palestines dhe Sirise, presupozohet se ka patur tre forma trajtimi: Psalmodia (nje recitim i intonuar), Himni (nje kenge lavdesh, me melodi silabike) dhe Aleluja.

Ne periudhen e pare te organizimit te kishes, psalmodia mbajti karakteristikat e nje recitimi melodik qe me kalimin e kohes iu shtua fjala “Amen” si dhe vargje te shkurtra, te cilat kendoheshin nga nje solist.

Sikunder psalmodia, edhe himni ishte nje kenge qe kishte nje drejtim kryesor ne liturgjine hebraike por ne ndryshim nga ajo, edhe pse shkrimi i perkiste atij biblik, nuk bazohej gjithmone ne shkrimet e shenjta. Shembulli me i lashte i nje himni, i cili ka mberritur deri tek ne, eshte fragmenti i nje kenge te kushtuar Sh. Trinita-se, e cila, per me teper, eshte shkruar nga nje kristian grek.

Ndersa Aleluja ben pjese ne grupin e kengeve melizmatike (kenge shpirterore) dhe eshte nje term hebraik i quajtur ndryshe “lavde”, qe te krishteret judej sollen nga Sinagoga ne kishen kristjane.

Gjithashtu, pervec tri formave kryesore (psalmodia, himni, aleluja), ne literaturen hebraike futet nje element i ri, ai i te kenduares koral me dy grupe te alteruara (kenga antifonare). Ne fakt, kjo praktike qe kerkonte nje numer te konsiderueshem kengetaresh, nuk e ka prejardhjen nga ritet e shenjta te Sinagoges por nga kulti i Tempullit, i cili kerkonte me teper solemnitet.

Te gjitha keto forma te trajtuara brenda Mesjetes, nuk kendoheshin vetem ne gjuhen greke por edhe te perkthyera ne gjuhet latine e siriane, pasi Siria u be nje nder qendrat kryesore, ku kenga kristiane perparoi shume ne te gjitha drejtimet. Këtu e ka burimin edhe himnografia dhe e gjithe kultura e muzikës bizantine, e cila, siç theksuam gjatë këtij trajtimi, perben drejtimin tjetër të rëndësishëm të muzikes mesjetare.

Muzika biznatine kishte nje rol shume te rendesishem, si ne jeten shoqerore ashtu edhe ne ate shpirterore. Së bashku me ansamblet madheshtore korale e instrumentale ajo merrte pjese ne ceremonite perandorake, ne shfaqjet teatrale e ne cirk, duke u bere pjese integrale e ritualeve kishtare.

Së bashku me muzikën tjetër të kishës së Perëndimit ajo ka pasur një zhvillim gradual e të pandërprerë, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera në konceptet profesioniste të muzikës. Me tërësinë e formave të saj specifike dhe shkëmbimet e pasforcuara e të natyrshme që arriti me muzikën popullore e laike, ajo u bë pjesë e fillimeve të rëndësishme të konceptit profesionist të muzikës dhe mbështetje për zhillimet e shekujve të ardhshëm të saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi