Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Islami:Kadri Veselit të SHIK-ut, duhet ti ndalohet me ligj marrjen me politikë

Shko poshtë

Gazmend Islami:Kadri Veselit të SHIK-ut, duhet ti ndalohet me ligj marrjen me politikë Empty Gazmend Islami:Kadri Veselit të SHIK-ut, duhet ti ndalohet me ligj marrjen me politikë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 01, 2012 12:03 am

Kadri Veselit të SHIK-ut, duhet ti ndalohet me ligj marrjen me politikë

Gazmend Islami:Kadri Veselit të SHIK-ut, duhet ti ndalohet me ligj marrjen me politikë 403x30235236gazi

Shkruan: Gazmend Islami


Mënyra se si donë që të vijë në pushtet Kadri Veseli tashmë po dihet, nuk mbeti asgjë pa dalë në sipërfaqe. Tashmë edhe naivët ma të mëdhenj e kanë kuptuar se klani i Kadri Veselit për të ardhur në pushtet nuk po kursen mjete as metoda, te këta vlen maksima ‘’ Qëllimi e arsyeton mjetin’’.

Ish shefi i SHIK-ut Kadri Veseli dhe makineria e tij nuk do të duhej lejuar që ta marrë nën kontroll një parti në Kosovë si kjo e PDK-së e cila me gjitha të metat e saj duhet të reformohet dhe ti shtyjë porceset përpara , e jo të merret nga ata të cilët dyshohen për krim të organizuar si: vrasje, korrupsion, shpërlarje e parasë, pasurim i paligjëshëm e çka jo tjetër. Pra në këtë rast prokuroria e shtetit duhet exofcio ( sipas detyrës zyrtare) që të fillojë hetimet ndaj Kadri Veselit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe duhet marr seriozisht këtë problem. Në pamje të parë duket i thjesht dhe i lehtë për tu zgjedhur por problemi është më i rënd dhe për tu zgjedhur duhet kurajo dhe punë e sinqertë.

Duke u nisur nga parimi më i thjesht dhe duke marrë parasysh strukturën e SHIK-ut si diçka legale, duhet shpresuar se ka bërë punë të ndershme dhe se ka mbrojtur vendin nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm .Kjo organizatë e fshehtë nëse është ashtu siç thonë se kryer punët e veta si është më së miri atëherë kjo nuk duhet të hamendet por duhet të dal publikisht dhe të sqarohen rreth veprimtarisë së sajë. Të tregoi kujt i ka raportuar dhe cilës qeveri të Kosovës, le të dalin me vetëm një projekt madhor që është bërë në interes të sigurisë nacionale.
Le të tregojnë se ku janë dosjet sekrete të përpunuara, apo të klasifikuara si ‘’ Top secret’’. Pse deri më sot nuk po lejojnë që të formohet një komision brenda kuvendit të Kosovës dhe të sqarohen si dhe të hetohet puna e tyre, atëherë i gjithë opinioni do të ndihej i lehtësuar nga gjithë ajo mjegullë që është krijuar rreth tyre.Mënyra dhe forma se si janë futur i gjithë kreu i SHIK-ut në parlamentin e Kosovës lë vend për dyshime se këta e kanë bërë me të vetmin qëllim që të vishen me imunitetin e deputet dhe ti forcojnë pozitat e tyre brenda strukturave të partisë dhe të shtetit të Kosovës.
Prandaj prokuroria dhe gjyqësia duhet të mendoi seriozisht për deklaratat e disa zyrtarëve të PDK-së për vjedhjen e votave dhe të fillojë hetimi për tu marr mandatet gjithë stafit të SHIK-ut të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt kanë hyrë në parlamentin e Kosovës pa asnjë kriter.
Nëse kjo organizatë nuk del për ti sqaruar vrasjet politike që janë bërë në baza partiake siç është rasti më i përfolur i Xhemajl Mustafës e cila kohëve të fundit është duke u spekuluar se vrasësit janë identifikuar, dhe si do të komentonin pjesëtarët e SHIK-ut deklaratën e Xhavit Halitit në një intervistë dhënë një mediumin të Kosovës ku ai thotë se agjentët e shërbimit informativ të Kosovës më lajmëruan me kohë për një komplot të mundshëm, atëherë pse nuk e lajmëruan Xhemail Mustafën dhe shumë e shumë të tjerë kur ata ishin të rrezikuar a thua pse u bë ky seleksionim nga një shërbim i inteligjencës që thirrej në emër të interesave nacionale, kur për për dikë ishin vigjilent dhe grumbullonin të dhënat, i përpunonin dhe ju sugjeronin për rrezikun që mund ti kanosej e për dikë ishin varrmihës , prandaj është ma se e sigurt se SHIK-u ka dosje , ka informacione të bollshme, për të gjitha vrasjet politike të kryera pas luftës . Kjo strukturë përderisa nuk sqaron asnjë vrasje të vetme, përderisa i ka shërbyer vetëm një partie politike, përderisa e gjithë struktura e saj ka pushtuar majat e pushtetit përmes PDK-së nuk ka si të sqarohet ndryshe pos asaj që këta janë pjesë përgjegjëse e krejt asaj që ka ndodhë.
Shumë shërbimeve informative të huaja u shkon për shtati që struktura e SHIK-ut ta marrë nën kontroll tërë kryesin e PDK-së sepse e kanë lehtë të punojnë me ta. Strukturat e huaja duke ditur krimet e shumta të bëra nga paslufta nga SHIK-u e kanë lehtë të bëjnë pazare me ta për çështjet politike që janë të ndjeshme kur edhe po ofrohen bisedimet politike për dhënien autonomisë veriut të vendit. Më së keqi është për qytetarët e vendit sepse Kosova po humb në dy fronte, në njërin front humb politikisht karshi Serbisë dhe në frontin tjetër mund të mbulohen krimet e bëra dhe mos të zbulohen kurrë.
Pra me këtë strukturë duhet marrë seriozisht dhe duhet ndaluar që derisa të përfundojnë hetimet për vrasjet, përfitimet, uzurpimet derisa nuk do të themelohet një komision i veçantë parlamentar dhe të hetoj punën e tyre kujt i kanë dhënë llogari, kush ka dhënë urdhër, kush të ndiqet penalisht. Të gjitha këto duhet të na hapin sytë që mos ta kapin partinë PDK-së këta kriminelë sepse po i kriminalizojnë edhe institucionet. PDK dhe anëtarësia e saj duhet të distancohet nga këta element për hir të atdheut dhe të tyre dhe mos ta bëjnë atë, parti kriminelesh, hajdutësh, rrugaçësh sepse kjo nuk shkon me statutin dhe programin e saj. (Autori është analist politik dhe gazetar)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi