Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Der Spiegel: “Kosova është kapur nga Krimi”

Shko poshtë

Der Spiegel: “Kosova është kapur nga Krimi” Empty Der Spiegel: “Kosova është kapur nga Krimi”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 07, 2012 1:16 am

Der Spiegel: “Kosova është kapur nga Krimi”


Der Spiegel: “Kosova është kapur nga Krimi” Largea_eu-police1352194190
Ndërtimi i shtetit juridik në Kosovë është angazhimi më i madh edhe më i shtrjntë në historinë e Bashkimit Evropian. I ashtuquajturi Mision i EULEX-it me 2500 puntorë ka kushtuar nga viti 2008 mbi një miliard euro. Sipas një raporti të Gjykatës së Auditorëve të BE-së, sukseset pothuajse mungojnë. Niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet i lartë, drejtësia është joefikase dhe vuan nga ndërhyrjet politike.
Një polic gjermanë, i cili prej vitesh i njeh rrethanat në Kosovë, konfirmon raportin në bazë të përvojave të tij në Kosovë. Për arsye që ndërlidhen me Ligjin mbi shërbyesit civilë (në Gjermani), ai ka shkruar si anonim.
Ky polic Gjermanë në shkrimin e Der Spiegel, thotë se nuk është arritur asgjë dhe se është i zhgënjyer me punën e policisë së Kosovës. Ai thotë se përkundër shumë vite të trajnimit intensiv dhe pajisjeve që përputhet me standardet evropiane, ata polic më shumë janë të interesuar të punojnë me radar se sa për të luftuar krimin.
"Kam përshtypjen se korrupsioni mes policisë së Kosovës është shumë i përhapur. Kur dikush kapet me një makinë të vjedhur, një ryshfet për policët çështja është zgjidhur", thotë oficeri gjerman.
Tregu i drogës sipas këtij polici, kontrollohet nga ish komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e të cilët në një formë janë të paprekshëm nga pjesëtarët e policisë së Kosovës. Një pjesë e pjesëtarëve të policisë janë ish pjesëtarë të UÇK-së, të cilët nuk preferojnë të nisin hetim për ish komandantët e tyre të cilët tash janë bosët e kontrollimit të tregut të drogës. Këtë polici gjerman thotë të ja kenë thënë vetë ish koleg të tij të policisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi