Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: Epitaf Lirie (Cikël poetik)

Shko poshtë

Nehat Jahiu: Epitaf Lirie (Cikël poetik) Empty Nehat Jahiu: Epitaf Lirie (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 11:23 am

Nehat Jahiu: Epitaf Lirie (Cikël poetik) U1_NehatJahiu


Nehat Jahiu

Cikël poezish të shkëputura nga përmbledhja “Epitaf Lirie” ,2001
LISIN
E prenë lisin në degë
trung e rrënjë mbet
rrënjët në tokë i shtrëngoi
thellë në dhe i lëshoi


Sa herë gjaku pikoi mbi lis
u mbush trungu me degë e pip
sa herë degën e shkurtuan
rrënjët trungut iu forcuan


E prenë lisin e na e shpuan
po për tokë s, mund e shtruan
u mbush lisi plot me degë
trupin lart e lëshoi përpjetë


GJAKU I LIRISË

Thellë nga zemra buron
shumë shtrenjtë kushton
i ruhet atdheut trimrisë
i dhurohet vetëm lirisë


Nga trupi gurron si gurra
e dhurojnë gra e burra
e falin pleq e të ri
gjaku jepet vetëm për liri


Për gjakun e lirisë dot
nuk qahet,nuk derdhet lot
si duan lotët trimat dëshmorë
gjaki i lirisë thurrë kurorë


ËNDRRA E VRARË

Tej Sharrit një zë dëgjohet
zë i një të riu që nga sytë verbohet
jo, Kosovë, ti këshut nuk ke qenë kurr
për ty, foshnja sot bëhet burrë


Nusja sot na mbetet pa dhëndërr
fëmijës i mbeti e ngrirë një ëndërr
djali shkruan një letër gjaku
e plaku nuk është ta lexoj te oxhaku


Dashuria e dy të rinjve sot mori fund
ndër atë bli që rrinin atje në katund
me lule lirie vasha rri si kandjell
të dashurin e saj për në luftë përcjell


LIRIA

E bukur me dhembje e trishtime
qëndisur me pika gjaku
e qëndisur nga vashat trime
me gjak të njomë- të riu e plaku


Po më dukesh si mali me borë
sa hije të paska rrezja kurorë
sa e bukur si nuse kreshnike
në duar të trimave ti na u rrite


Hije të paska gjerdani i dëshmorëve
trimat të thurrën malin e kurorëve
të thurrën vashat,vashat trime
ty, Kosovë, një rreze me shumë gëzime


JA KËTU

Ja, kët ndër shekuj me radhë
në arat tona ne mbjellëm farë
ja, këtu bukës i thonë bukë
edhe ujit i thonë ujë ,mu këtu


Ja, këtu ne gjithmonë jemi
edhe eshtrat këtu i kemi
këtu ishim gjithmonë
me djersë e gjak, në tokën tonë mu këtu


Ja, këtu nën tokë në rrasa guri
themelet e thella i ka muri
vatra, konaqe ,mbushur lisa e trima
në këto djerrina mu këtu


Ja, këtu janë rrënjët e mia
i njeh toka i njeh historia
ja ,këtu nndër shekuj fise Ilire
më njohu kultura ,gjuha ime…


TEK KJO TOKË

Tek kjo tokë,tokë e kuqe
kanë mbirë shumë lulëkuqe
kanë rënë në varr shumë nuse
shumë trima lulëkuqe nëpër varre


Tek kjo tokë me lisa
janë aty buka dhe rrita
gjakëra të ngjizur në rrasa guri
shkaba qëndisur tek flamuri


Tek kjo tokë- tokë e fortë
arat mbjellur me eshtra dje e sot
lule skuqur me gjak Kosove
tek kjo nënë me shumë morte


Tek kjo tokë ka varre shumë
u derdh gjaku,u derdh lumë
e të bleruara janë mal e fushë
dasëm bëjnë dasmorët me krushq


Tek kjo tokë,tokë shqiptare
mbijnë lulëkuqet përmbi varre


NË BALLË TË OXHAKUT

Në ballë të oxhakut
ti hoqën plagët, ti hoqën rrudhat
ta ruajtën sofrën, ta ruajtën pragun
ta mbrojtën nderin, ta mbrojtën konakun


Në ballë të oxhakut ngritur nga vdekja
O, nuk falet kjo tokë, o kurrë, o kurrë
nuk falet nderi e nuk turpërohet fisi
rrënjët e thella i ka lisi


Shumëherë në oxhak
u ruajt trungu,u ruajt foleja
harruan se me shekuj këtu ka një prag
shumëherë vdiset për një oxhak


DO TË BËHET DASËM

Do të bëhet dasëm-dasëm në Kosovë
vallen do ta udhëheqin shumë dasmorë
vallja do të niset mu aty në Drenicë
do të vallëzojnë dasmorët e lirisë


Do të bëjmë dasëm të madhe
le të gëzohen fusha e male
konakun do ta hapim,do ta hapim derën
nuse do ta bëjmë të bukurën pranverën


Nusen do ta stolisin me kurorë
Adem Jashari me shumë shokë
nusja e bukur,nusja Ilire
me duvak të kuq, duvak lirie


Do të bëjmë dasëm, dasëm në Kosovë
kemi ftuar shumë krushq e dasmorë
konaku është hapur në Drenicë
në ballë të oxhakut Azem Bejta e Baca Isë


Në maje të Kullës valon flamuri
krushqve para u del Bajram Curri
në ballë të oxhakut Hasan Prishtina
mirë se vini na thotë tërë Drenica


Do të bëjë dasëm tërë Kosova
sofrën do ta shtrojnë Xheva e Shota
do të gëzohet sot Kosova e kuqe
dasëm do të bëj- do të bëhet nuse


ARBËRISË

Sa herë të kapi ty fortuna
e ti prekën oxhaqet në kulla
sofrën shtruar nuk deshën ta lënë
e gjallë u mbajte ti ,o nënë


Kur të mbuloi mjegulla
kur deshën edhe emrin për ta shly
kur tu shtuan shumë brenga e halle
e fortë u mbajte ,o nënë e madhe


Mbahu nënë,ngrite kokën përpjetë
nuk të lënë bijtë e tu kurr për të vdekë
nuk do të numërohen ,nënë kurr këto varre
rritu nënë, në këto troje, ti oj nënë e madhe


PO TË SHOH

Një fjalë amaneti në pranverë
ti lule sa bukur çelë
të shoh, pra aty buzë Drinit
lulja e bukur, kënga e Dugagjinit


Po të shoh lulëkuqe
kur sot Drenica po bëhet nuse
të shoh lule, lule e bardhë
se pranvera tek ti ka ardhë


Po të shoh moj lule,ty lulëshqerrë
të shoh në pranverë, mu në pranverë
të shoh moj lule si rreze ne prag
po të shoh bashkë me shqipen në }abrat


Po të shoh moj lule mjegull gjaku
ju shoh të lulëzuara në ato varre
po ju shoh, ju shoh atje diku në Junik
ju shoh në Kosovë, ju shoh në Pashtrik


Po ju shoh juve lule,lule të bukura
Ju shoh në pranverë s,bashku me flutura
Po ju shoh gjithëkun në Gjakovë
Ju shoh atje, ju shoh në Kosovë


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nehat Jahiu: Epitaf Lirie (Cikël poetik) Empty Re: Nehat Jahiu: Epitaf Lirie (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 11:29 am

HEU KOSOVË

Heu ,Kosovë çerdhe e lashtë
një vdekje
tokë Ilire
Drenicë ti fole martire


Heu ,Kosovë lulëkuqe në kullë
e përgjakur me flamur
fole në shkrepa
nuk të lanë të vdisësh shota e Azem Bejta


Heu, Kosovë djep prej druri
në ty u përkund Bajram Curri
ti shqipe mali
me gjak të ujiti Adem Jashari


Heu, Ksovë kështjellë e vjetër
sa herë të është nxirë oxhaku
kurorë të thurrën ditët nga gjaku


Heu, Kosovë ti djep plak

kurr nuk u dridhe u lave me gjak
që ndjell lotë guri
kur për tokë nuk të ra flamuri


Kosovë, o ti Kosovë ,nënë e madhe
Kosovë e mbuluar me varre
manushaqe prilli
Kosovë, Kosovë ti lule Dugagjini


Heu ,Kosovë ti e lashta tokë
gjitmonë u rrite në barot
sa herë që të mbuloi errësira
ti ndezi qirinjtë Hasan Prishtina


Heu, Kosovë rritur në histori
e përgjakur në luftëra gjithkund për liri
mbushur mbushur me plagë
e ruajtur shekuj me radhë


Heu,Kosovë ti loke fisnike
shumë pranvera në kullë i prite
kala mur mbi mur
themelet askush nuk mundi për ti shkulë


Heu, Kosovë korbat nuk të lanë të qetë të flesh
të dhanë plagë të plagosën shpesh
dëshmorët të qofshin lavdi
që me varre të stolisën lirinë


Heu, Kosovë sa herë ti thirre në kushtrim
në ballë të oxhakut të doli nga një trim
për ty u dha besa- besë
i gjallë pa ty Kosovë askush nuk deshi të mbesë


EJANI DALLËNDYSHE

Ejani dallëndyshe pse më flisni ndryshe
vendlindja ju thërret- këtu të ktheheni
ejani dallëndyshe mos harroni kurrë
unë krahëhapur ju pres në kullë


Ejani dallëndyshe se erdhë pranvera
ju prêt vendi juaj- ju prêt foleja
ejani dallëndyshe, ejani në Gjakovë
ejani gjthëkund në Kosovë…


Ejani dallëndyshe- ejani fluturim
ju thërret i juaji Dugagjin
ejani dallëndyshe mos u vononi
atdheun tuaj të dashur mos e harroni


Ejani dallëndyshe pse më flisni ndryshe
ejani ti shihni të dashurat varre
ejani dallëndyshe ejani në }içavicë
ejani gjithëkund ejani në Drenicë


KTHEVA

Ktheva me mallin tënd në sy
me dashurinë tënde të ruajtur në gji
dheun që në grusht ta ruajta prap ta solla


Juve fusha e male të bukura
gurë, ferra e varre me rend ju putha
të përqafova ty, o , i dashuri vendi im
të përkëdhela ty, o ,i imi Dugagjin


Ktheva tek ti legjendë tek ti Drenicë
tek ti rreze drite rreze e lirisë
ktheva tek ti o e dashura Gjakovë
e përqafova dheun tënd Kosovë


Ktheva aty ku mu çelën sytë
ku i lava me ujë kujtimet në Bistricë
ku i pashë lulëkuqet mbi varre
dëshmorët e lirisë që mbetën në anale


TI ERDHE PRANVERË

E pritur shumë
e skuqur shumë lagur, gjak
e vonuar shumëherë
ti erdhe, erdhe pranverë


E plagosur
e dashur një ngrohje midis nesh
e harruar
ti erdhe erdhe pranverë


E lodhur shumë
e në zemrat e dëshmorëve kurr e fikur
e dashur në tokën tënde përherë
ti erdhe ,erdhe e dashura pranverë


E kërkuar në male
e dashur nga gratë fëmijët e burrat
e përgjakur në prag e në derë
ti erdhe, erdhe e bukura pranverë


E buzëqeshur
e përqafuar
e shtrënguar në gji nga ata që dhanë jetë
ti erdhe, erdhe e pritura pranverë


E shpuar me thikë
e kurr e kurr e pa epur
e ndalur e humbur
ti erdhe, erdhe pranverë


Të deshëm shumë
e të sollëm ty në Kosovë
të sollëm ty dhe brengën e ndjerë
ti erdhe, erdhe e dashura pranverë


PRANVERË E VONUAR

Pranverë, pranverë e vonuar
këngë e ëmbël me vlerë
e plagosur gjithmonë pranverë


Eh,pranverë e ngujuar
eh ti këngë e paharruar
pranverë që more fusha e male
e lulet e bukura i dhe në livadhe


Eh pranverë e strukur
edhe nga zogjtë ti kurr e humbur
pranverë ti lule ti ditë e vlerë
lule që lëshon të këndshmën erë


Eh pranverë ,pranverë e harruar
pranverë të përqafoftë ty gëzimi


Eh pranverë pranverë e ndrydhur
as nga varret e të parëve e harruar
pranverë zonjë e dashur krenare
zonjë e bukur ti moj lozonjare


SA JAM PËRMALLUAR

Sa jam përmalluar për ty
lotë të patharë më kanë mbetur në sy
në zemër e ruaj një grusht dhe
ty shqipe dëshiroj të të gjej aty në fole


Sa jam përmalluar për fusha e male
për gurë për ferra për të dashurat varre
për bukurinë të ëmblin vendin tim
që duket si uji i krroit në shkëlqim


Do të kthehem po, po betohem
në atë ujë të krroit tim nga gjaku të pastrohem…


TË KËRKOJ
(poetit Ymer Elshanit)


Si nuk të gjeta o mik shpat më shpat
si nuk të gjeta o vëlla vargjet me gjak
ta kërkoj fjalën aty ku mbet
në botën e gjakut do te gjej o poet


Të kërkoj në vargun e poezisë
në rrezen e heshtjes në rrezen e zisë
do të kërkoj në gjethin e lagur me vesë
ti o gur i dashur ti o varr e besë


Të kërkoj pranë oxhakut në kullë
në zemër të fëmiut e në flamur
të kërkoj aty
në vargun e gdhendur të fatit të ngrirë


Të kërkoj në vendlindje ku më nuk je
aty ku gjakun dhe jetën ti i dhe
të kërkoj aty aty në Drenicë
do të gjej o poet aty në vargun e poezisë


Të kërkoj poet në çdo pranverë
gjëmën tënde ta nuhas
vargu yt gjithmonë në poezi do të mbesë
jo vdekja nuk është në ty se ti nuk vdes


TË KUJTOJ ME MALL
(Poetit dhe mikut tim Agim Spahiut)

Bora dhe akulli u shkri
vargu yt shpërtheu në poezi
Drini i Zi e Drini i Bardhë
Shumë kohë na kishin ndarë


Të kujtoj me mall ty unë
nuk të harroj o mik kurrë
nuk i harroj netët pa gjumë
deri natën vonë ti dhe unë
mbi brenga mbi varg


U çmallëm nën lotë me shikime
më dhe një fjalë the do të vij
nuk do të na ndalin dhe do ti shkelim stuhitë
një trung një gjak Kumanovë e ujë lumi


Eh takimi iparë takim me lot
vargu idhembjes o vëlla na bashkoi
tani fjalë zemre të them më shumë
eh për ëndrrat tona të bëra shkrumb


Heu miku im u mik në kujtesë më mbetet
kur më thoje- vëllai për vëlla tretet
një nga deti në mal një jemi ne
kurr nuk do ti harroj dhembjet që mi le
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi