Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi e informoi Kuvendin për takimin e dytë me Daçiqin

Shko poshtë

Thaçi e informoi Kuvendin për takimin e dytë me Daçiqin Empty Thaçi e informoi Kuvendin për takimin e dytë me Daçiqin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 6:36 pm

Thaçi e informoi Kuvendin për takimin e dytë me Daçiqin


Thaçi e informoi Kuvendin për takimin e dytë me Daçiqin Largea_thaci-kuvend-1000px1353056042
Kryeministri Hashim Thaçi e ka informuar sërish Kuvendin e Kosovës në lidhje me takimin e tij të dytë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq të mbajtur më 7 nëntor në Bruksel nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Zbardhja e fatit të personave të pagjetur të luftës, zbatimi i Marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit, hapja e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd, pastaj çështja e financimit të strukturave ilegale nga ana e Serbisë në veri të Kosovës, dhe çështje tjera, sipas Thaçit kanë qenë temat e takimit të dytë me homologun e tij serb, Daçiq.

Duke u ndalur tek hapja e zyrave ndërlidhëse, Thaçi tha se Beogradi ka hezitime, por si u shpreh ai, pritet që të ketë përparime në takimin e radhës.

Thaçi tha se Serbia nuk do të mund të integrohet në Bashkimin Evropian pa i zhbërë strukturat ilegale të ngritura në Kosovë.

Në kuadër të temave të diskutuara me kryeministrin serb Daçiq, Thaçi tha se është diskutuar edhe çështja e formimit të një policie të veçantë që do të përkujdeset për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Thaçi informon Kuvendin në lidhje me takimet e tij me homologun serb, Daçiq. Sikurse edhe në seancën e kaluar, Thaçi ka marrë kritika të ashpra për këto takime nga deputetët e Vetëvendosjes, përderisa subjektet tjera kryesisht mbështesin këtë dialog të filluar në nivelin më të lartë politik me Serbinë. Seanca po i vazhdon punimet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi