Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mblidhet qeveria, informohet kabineti për takimin me Daçiqin

Shko poshtë

Mblidhet qeveria, informohet kabineti për takimin me Daçiqin Empty Mblidhet qeveria, informohet kabineti për takimin me Daçiqin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 12, 2012 11:57 pm

Mblidhet qeveria, informohet kabineti për takimin me Daçiqin


Mblidhet qeveria, informohet kabineti për takimin me Daçiqin Largea_12_11_12_62055_12-111352734778
Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ka formuar Komisionin për hartimin e Studimit të Ndikimit Ekonomik dhe Social për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit dhe ka marrë disa vendime të tjera nga fushëveprimtaria dhe kompetencat e saj.

Në hapje kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin e tij lidhur me takimin e dytë me kryeministrin serb Daqiç në Bruksel. Fillimisht z. Thaçi ka thënë se takimi i dytë ka ndodhur në një atmosferë pozitive. Ky takim ka qenë në vazhdën e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Më tutje, kryeministri Thaçi ka veçuar gjashtë çështje që kanë qenë tema diskutimi në takimin e Brukselit ndërmjetësuar nga Baronesha Ashton. Së pari, ka qenë çështja e zbardhjes së fatit të të zhdukurve, që është një çështje shumë e dhimbshme për të gjithë në Kosovë. Jemi pajtuar që fati i personave të zbardhet definitivisht.

Çështja e dytë ka qenë Menaxhimi i Integruar i Kufirit. Jemi pajtuar që zbatimi në praktikë të filloj në dhjetor, në katër vendkalime kufitare. Dy pikat tjera kufitare do të implementohet në periudhë të mëvonshme për shkak të çështjeve teknike. I gjithë implementimi i këtij procesi do të jetë sipas standardeve evropiane, - ka thënë z.Thaçi.

Çështja e tretë e rëndësishme që kemi diskutuar në Bruksel, ka qenë hapja e zyrave ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd dhe Serbisë në Prishtinë.

Serbia ende ka rezervat e saja, sepse e kupton qartë se një hap i tillë është edhe njohje e shtetit të Kosovës. Por, shpresoj se do të arrihet progres lidhur me këtë çështje në takimin e radhës – tha kryeministri Thaçi.

Si çështje tjetër, sipas Kryeministrit Thaçi, është diskutuar edhe për masat e trashëgimisë së kishave dhe manastireve në Kosovë.

Kjo çështje është mjaft mirë e qartësuar në Dokumentin e Presidentit Ahtisaari. Në këtë aspekt, është konsideruar si sukses situata në terren, që është përmirësuar shumë, por mbetet për t’u bërë edhe më tepër. Komuniteti serb ka disa shqetësime që ndërlidhen me mbrojtjen fizike të kishave dhe manastireve. Unë kam propozuar krijimin e një njësie të veçantë në kuadër të Policisë multietnike të Kosovës, që do të merret me ruajtjen e këtyre objekteve fetare dhe kulturore – potencoi z.Thaçi.

Çështja e katërt e diskutimit në takimin mes dy kryeministrave në Bruksel ishte transparenca e financimin të strukturave paralele në veri të vendit. Zhbërja e strukturave ilegale të sigurisë, që funksionojnë në veri të vendit është kushti kyç që duhet të përmbushë Serbia në raport me Bashkimin Evropian për të bërë progres drejt integrimit në BE. Ne nuk mohojmë të drejtën e interesimit të Serbisë për qytetarët serb në Kosovë. Mendoj se shumë çështje janë adresuar në Dokumentin e presidentes Ahtisaari.

Serbia mund të vazhdoj përkushtimin që është në Dokumentin e Ahtisaarit, por këtë duhet ta bëjë në mënyrë transparente dhe ndihma financiare duhet të kalojë përmes Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe nga aty të shpërndahet në komunat me shumicë serbe – tha z.Thaçi.

Çështja e gjashtë që është diskutuar ka të bëjë me ndërtimin e projektit të përbashkët infrastrukturor, i cili do të financohej nga BE. Kjo ka qenë ide e jona, që të përmbyllet projekti i autostradës Vërmicë në drejtim të Prishtinës, deri në kufi me Serbinë. Pra, është ide e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo ide për këtë projekt ka marrë mbështetjen edhe të BE-së, dhe kjo prezantohet qartë edhe në Deklaratën përfundimtare nga takimi i baroneshës Ashton me kryeministrin e Kosovës dhe atë të Serbisë. Ajo që është me rëndësi është se përmes ndërtimit të kësaj autostrade, Kosova do të ketë lidhje të drejtpërdrejt me Korridorin Evropian – tha para kabinetit qeveritar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Thaçi përfundoi raportimin e tij para kabinetit qeveritar, duke njoftuar anëtarët e Qeverisë se takimi tjetër mes dy kryeministrave pritet të ndodhë gjatë muajit dhjetor, ndërsa “unë sot duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kam informuar presidenten Jahjaga, tani kabinetin qeveritar dhe do të informoj edhe spektrin opozitar, në mënyrë që të vazhdojmë punën tonë të përbashkët”.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ka për qëllim të bëjë zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale si dhe krahasimin e zgjidhjen e dallimeve në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të marra në Kosovë nga pushteti serb para qershorit të vitit 1999 dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

Me vendim të Qeverisë është themeluar Komisioni për hartimin e Studimit të Ndikimit Ekonomik dhe Social për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, Qeveria e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 92 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe duke u bazuar në nenin 4 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit ka marrë vendim për themelimin e Komisioni për hartimin e Studimit të Ndikimit Ekonomik dhe social për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Në mbledhjen është miratuar vendimi për shpronësimet të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Vërmicë-Merdarë, Sektori 9 Zonat Kadastrale, Mazgit dhe Llazarevë të Komunës së Obiliqit dhe Zonat Kadastrale Bërnicë e Poshtme, Bardhosh dhe Trudë të Komunës së Prishtinës.

Në bazë të rekomandimit të Ministrisë së Administratës Publike, sipas Ligjit për Shërbyesit Civil, Qeveria ka përkrahur kandidaturën e z. Basri Muja për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Akreditimit.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me aktivitetet e ministrive të linjës lidhur me përmbushjen e obligimeve për procesin e integrimit evropian të Kosovës. Sipas ministres Çitaku për këtë proces që është prioritet i Qeverisë duhet forcuar kapacitetet njerëzore dhe profesionale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi