Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Shkarkimi i kryeprokurores, atentat ndaj Kushtetutës

Shko poshtë

Rama: Shkarkimi i kryeprokurores, atentat ndaj Kushtetutës Empty Rama: Shkarkimi i kryeprokurores, atentat ndaj Kushtetutës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 20, 2012 8:39 pm

Rama: Shkarkimi i kryeprokurores, atentat ndaj Kushtetutës


Rama: Shkarkimi i kryeprokurores, atentat ndaj Kushtetutës Largea_edirama1353417120
Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se tentativa e mazhorancës për të shkarkuar kryeprokuroren Ina Rama është atentati i radhës që i bëhet Kushtetutës pas Fierit.
Ndërsa i është referuar takimeve të sotme të presidentit Bujar Nishani, kryesocialisti Rama theksoi se vendimi që pritet të merret për kryeprokuroren është një tjetër hap rrënues për institucionet e vendit.
“Vendimi i fundit erdhi si për të provuar që kjo qeveri nuk do as integrimin dhe as ligjin. Kryeministrilëshoi vartësin e tij në presidencë për të shkarkuar kryeprokuroren në kundërshtim me ligjin. Në fakt kjo është porosia antikushtetuese e kryeministrit që po e zbaton ministria e presidencës. Prokurorja e përgjithsme nuk mund të shkarkohet përpara datës 23 maj 2013. Këtë e thotë kushtetuta dhe këtë kanë shprehur qartë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo do të ishte rrënuese dhe ky është një hap tjetër rrënues për institucionet e vendit. Saliu flet në emër të ligjit por vijon përpjekjet të kapur institucionet e shtetit duke shkelur ligjin. Ky është atentati i radhës kundër Kushtetutës. Ai do të kapë edhe institucionet e pavarura të prokurorisë që nuk arriti do ta kap në këto 5 vjet as përmes presioneve as përmes parave” tha Rama.
Gjithashtu kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar se buxheti i shtetit është prezantuar nga kryeministri me vonesë dhe në kundërshtim me ligjin ndërsa akuzoi qeverinë se po e fut vendin në qorrsokakun e borxheve.
“Buxheti i shtetit që kryeministri e cilësoi si buxhetin më të madh u prezantuar me 25 ditë vonesë dhe në shkelje të ligjit të sistemit buxhetor të Shqipërisë. U pranua hapatazi që kufiri i borxhit do të jetë më shumë se detyrimi ligjor prej 60 përqind. Shqipëria u fut në qorrsokakun e borxheve që i merr Saliu po i paguajnë shqiptarët të cilët po mbajnë gjallë vetëm frymën. Ne e themi me plotë bindje që buxheti i 2013-ës është në fakt pararendësi i një problemi tjetër të madh pas problemit të piramidave” tha Rama.
Kryesocialisti Rama e cilësoi gjithashtu si të dështuar privatizimin e OSSH-së me pasoja të rënda për shtetin dhe shqiptarët.
“Ne paraqitëm shifra dhe prova dhe fakte që shpjegojnë atë që ndodh tani me buxhetet familjare në raport me energjinë elektrike. Janë vërtet ato që kemi parashikuar në momentet kur nisi privatizimi dhe kemi argumenta lidhur me shtimin e paralajmëruar të procesit të privatizimit. Jo se ne jemi profet por ata që qeverisin Shqipërinë janë aq të trashë aq edhe të lexueshëm në paaftësinë dhe në babëzinë e tyre ” shtoi Rama.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi