Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

Shko poshtë

Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë Empty Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 28, 2012 2:59 am

Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë


Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë Largea_980-6262501_n1354058235
Berisha, Thaçi e Basha vlerësojnë figurën e komandantit legjendar


Është zbuluar në Tiranë, shtatorja e Komandantit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari është përjetësuar në bronz, në kryeqytetin shqiptar. Me një ceremoni ushtarake, siç i ka hije një komandanti, Bashkia e Tiranës organizoi sot inaugurimin e shtatores së Adem Jasharit, 6 metra i lartë. Krahas truprojës së nderit të ushtrisë shqiptare, merrnin pjesë edhe 23 ushtarakë të forcës së sigurisë së Kosovës.

“Flamurmbajtësit më dinjitoz pas Skenderbeut, që ktheu Prekazin e Drenicën në Krujën e dytë të shqiptarëve”. Me këto cilësime Kryeministri

Berisha vlerësoi komandantin legjendar, Adem Jasharin në ceremoninë e zhvilluar në rrugën e “Durrësit” në kryeqytet, pranë bllokut të ambasadave.

Sipas kryeministrit Thaçi, komandanti, Adem Jashari ishte ai që i dha kuptim lirisë, ndaj ceremonia sot i jep kuptim festimeve të 100 vjetorit.

Ndërsa sipas kryetarit te Bashkisë se Tiranës Adem Jashari i tregoi botes se për shqiptarët nuk ka vlere jeta pa liri.

Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë Shtatorja-e-Adem-Jashari1

“Të gjithë e dimë, se kur shumëkush nga ne ndoshta do të jetë tretur, Adem Jashari do të qëndrojë këtu, i paplakshëm dhe i paperëndueshëm, sepse heronjtë, heronjtë e mirëfilltë si ai, e mundin kohën dhe e shtrëngojnë fort në putrat e tyre prej luani.
Dhe për shekuj, ky emër dhe kjo legjendë e vërtetë, do të ngjallë adhurim dhe shtangie, adhurim për ne dhe shtangie për këdo që do të guxonte t’i shkaktonte dhimbje kësaj toke, sepse prej dhimbjes, kjo tokë ka dëshmuar se di të ringjallë çlirimtarët e dhimbjes dhe nismëtarët e lirisë së mohuar. Tirana është sot krenare, që e ka Adem Jasharin sërish në gjirin e vet” , u shpreh kryebashkiaku Basha.


Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë Shtatorja-e-Adem-Jasharit
Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë Shtatorja-e-Adem-Jashari2
Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë Shtatorja-e-Adem-Jashari3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi