Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inaugurohet tuneli i autostradës Tiranë – Elbasan

Shko poshtë

Inaugurohet tuneli i autostradës Tiranë – Elbasan Empty Inaugurohet tuneli i autostradës Tiranë – Elbasan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 16, 2013 2:29 pm

Inaugurohet tuneli i autostradës Tiranë – Elbasan

Inaugurohet tuneli i autostradës Tiranë – Elbasan Largea_tuneli1371380091
U inaugurua sot tuneli i autostrades Tirane – Elbasan. Ndertimi i ketij tuneli u bë në kohë rekord për 13 muaj, duke treguar fuqine tranformuese te Shqiperise moderne tashme te rilindur.
Emocionet janë të mëdha sa vetë rruga, kënaqësia gjithashtu. Kështu u shpreh kryeministri Berisha në nisje të fjalës së tij lidhur me inaugurimin e këtij tuneli kaq të rëndësishëm jo vetëm për këto dy qytete por për të gjithë vendin.
Pas falënderimeve të shumta mbi firmën e ndërtimit kreu i qeverisë e cilësoi këtë ndërtim si një motiv më shumë për të besuar në alternativën që përfaqëson mazhoranca aktuale.
“Siç bashkon Tiranën me Elabasanin ky tunel, do bashkojë shqiptarë. Ky është modeli ynë i punësimit, zhvillimit, rritjes së rrogave i mirëqenies, i integrimit në BE. Është rasti që të ftoj të gjithë qytetarët e Elbasanasit, e të Shqipërisë të bashkohemi në përpjekjen tonë për Shqipërinë e zhvilluar, që djersa jonë e ballit të japë më shumë fitime e mirëqenie, të bashkohemi për të bërë realitet projekte të tjera të mëdha”, vuri në dukje Berisha.
Por ndërkohë ndërtimi i këtij tuneli përveç rëndësisë që ka për treguin e brendshem, ai ka një rol të veçantë në Korridorin 8 .
“Tuneli, autostrada, është segmenti më i rëndësishëm i Korridorit 8, korridorit që do të sjellë fluks të mëdha të energjisë nga lindja, portë e të cilit në Ballkan është Shqipëria. Eshtë segmenti më i rëndësishëm i korridorit të jugut, që do sjellë Beratin dhe Tepelenën në një kohë rekord në Tiranë. Ky korridor me rëndësinë e tij është i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Shqipërisë, për zhvillimin e shqiptarëve. Tuneli monumenti madhështor i një projekti që ka synim përmirësimin e jetës tuaj. Me të ne bëjmë që tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit të shkrihen në një. Ne bëjmë që prodhimet të vijnë në tregun më të madh të vendit me koston më të ulët, që nëna me fëmijën e saj që kërkon ndihmë të kualifikuar të vijë në Tiranë në kohë rekord, studentët nuk kanë më nevojë të kërkojnë më strehim, për çerek ore janë në destinacion”, deklaroi Kryeministri.

Por një përgjigje vjen dhe për sloganet kundërshtuese të së majtës për infrastrukturën rrugore.
“Unë jam mjek, ju e dini për mua trupi i kombit është si trupi i individit. Muskujt e tij janë të kotë nëse zemra nuk funksionon. Po kështu edhe vendi. Le të ketë pasuri përrallore, potenciale të mëdha, po nuk pati rrugë nuk ka zhvillim. Të gjitha mbeten asete të fjetura”, deklaroi ai.
Gjithashtu, pasi evidentoi bojkotin që kreu i Bashkisë së Elbasanit i bëri inaugurimit të këtij tuneli, një ftesë erdhi dhe për Ben Blushin.
“Të gjithë kanë dëgjuar për zotimin e Ben Blushit. Kam vendosur ta ftoj në selinë e PD dhe t'i dorëzoj dokumentin e PD-së vetëm e vetëm për t'i dhënë atij mundësinë një herë në jetë që të mbajë fjalën e tij. Kur të dojë e pres në seli t'i dorëzoj atë dokument”, u shpreh Berisha.
Por kreu i qeverisë bëri dhe një evidentim të asaj çfarë përfaqëson alternativa e majtë.
“Le të shikojmë modelin tjetër, modelin e dëshpërimit, trishtimit, pesimizmit. Ky model i fabrikuar nga njerëz pa ide, kërkon që tunelin tuaj, rrugët tuaja, ujësjellësat, t’i mohojë t'i fusë në thesin e Kocos dhe bashkë me Kocon në autobusin mavi. Atë e ka kapur sindromi i moshës time. Shoku i autobusit ka ardhur te të 50-at me ide boshe në kokën e tij. Meqë tani nuk kap dot vizionin tonë, gërmon gërmon në të shkuarën e tij dhe nxjerr ide të shkuara, mashtrime, mallkime dhe gjëra tërësisht pa vlerë. Por kjo nuk është përgjegjësia ime. Ai u rrit zvarranik në bunker, unë u rrita zog malesh dhe ja ku jam”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij.

Autostrada Tirane - Elbasan
Ky tunel eshte me standartet e fundit europiane, eshte me dy tuba ne zemer te malit me gjatesi mesatare rreth 2.5 km secili.
Autostrada Tirane - Elbasan ka filluar ne muajin maj te vitit 2011 me punimet ne tunelin e Kerrabes.
Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera te segmenteve rrugore para dhe pas tunelit.
Sot ne perrurojme perfundimin e tunelit ne nje kohe rekord prej 13 muajsh.
Ne dite jane germuar mbi 2000 m3 shkemb dhe jane derdhur mbi 550 m3 beton .
Kohe rekord per hapjen per qarkullim te segmentit nga Tuneli ne Elbasan dhe nje segment para tunelit nga Mulleti ne Ibe.
Keshtu rreth 2/3 e rruges eshte ne perdorim te qytetareve ku megjithe kushtet e veshtira dhe te vecanta atmosferike kompania ka arritur te realizoje nje volum te madh punimesh.
Shpejtesia levizje deri 120km/ore.
27 km e gjate, 4 korsi, tuneli 2.5 km i gjate, 7 mbikalime, 21 viadukte, 4 nenkalime,
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatesia 13 km)
Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatesia 11.5 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatesia 2.5 km )
Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton ose u kursen së paku 40 minuta kohë.
• Rruga kryesore drejt kryeqytetit për qytetarët e rretheve Elbasan, Librazhd, Korce, Pogradec, Kolonje
• Pjesa e pare e Boshtit te Jugut. (Cerrik, Belsh, Kucove, Berat, Tepelene,Gjirokaster, Delvine, Satrande)
• Skajet ekstreme jugore apo lindore te Shqiperise do te arrijne ne Tirane per me pak se 2 ore me perfundimin e segmenteve qe vijne pas autostrades se re.
Ne qarqet Tirane – Elbasan jane ndertuar 2100 km rruge, 310 shkolla e koshte, 230 qendra shendetsore e ambulanca, 170 Sistem ujesjellesash e KUZ e subvencionuar mbi 5000ha
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi