Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitoi familjen e tij

Shko poshtë

Jahjaga bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitoi familjen e tij Empty Jahjaga bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitoi familjen e tij

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 1:17 am

Jahjaga bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitoi familjen e tij Xxl_ditelindja_e_presdientit_rugova_1354463444

Jahjaga bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitoi familjen e tij


Jahjaga bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitoi familjen e tij Largea_ditelindja_e_presdientit_rugova_1354463444
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri sot homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, dhe vizitoi familjen e Presidentit Rugova me rastin e 68-vjetorit të lindjes së tij.

Presidentja Jahjaga tha se është obligim qytetar por edhe institucional, për të nderuar punën, veprën, sakrificën dhe gjithë angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për shtetin e Kosovës.

Ajo tha se nderimi i figurës së Presidentit Rugova është nderim i punës e angazhimit të tij për të gjitha proceset në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, për vendosjen e themelit të shtetit të Kosovës.

Në ditëlindjen e Presidentit Rugova erdha të nderoj figurën e tij, angazhimin e tij të vazhdueshëm në vendosjen e bazës së shtetit tonë, në themelimin e shtetit tonë, tha Presidentja Jahjaga,thuhet në komunikatën e lëshuar për medie.

Jahjaga bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitoi familjen e tij Ditelindja_e_Presdientit_Rugova_0
Ajo gjithashtu çmoi lart kontributin e Presidentit Rugova në krijimin e urave të miqësisë e bashkëpunimit me miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, për miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në atë kohë dhe në ato rrethana ka qenë punë e vështirë.


Gjithashtu, Presidentja Jahjaga tha se ne kemi vazhduar idealin e tij dhe sot kemi shtetin e pavarur, kemi shtet sovran dhe jemi në rrugën e qartë drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian dhe në NATO.BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi