Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj vizitoi familjen Rugova

Shko poshtë

Haradinaj vizitoi familjen Rugova Empty Haradinaj vizitoi familjen Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 14, 2009 10:57 pm

Haradinaj vizitoi familjen Rugova



Haradinaj vizitoi familjen Rugova Visar_kryeziu_ramush_haradinaj-490x320

Nga Express

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vizitoi sot varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe familjen e tij.

Haradinaj e ka vlerësuar lart figurën e Rugovës dhe tha se AAK-ja u kushton kujdes të posaçëm traditës dhe vlerave të popullit të Kosovës.

Në shenjë respekti për vlerat dhe traditën Haradinaj përkujtoi se ditët e fundit ka vizituar edhe Prekazin, për të cilin vlerësoi se edhe aty ka traditë të vlerave të vendit tonë.

Lideri i AAK-së ritheksoi sot orientimin e këtij subjekti si parti e djathtë në spektrin politik të Kosovës. Sipas tij, historiku i AAK-së si parti e djathtë daton që në themelimin e saj dhe në debatet e brendshme partiake është arritur në konkluzionin për pozicionimin e djathtë.

Haradinaj përsëriti ofertën për bashkëpunim me partitë e tjera, të cilat e llogarisin veten parti të djathta.

I pyetur nëse bashkëpunimi me partitë e këtij spektri do të përfshinte edhe Partinë Demokratike të Kosovës në rast se ajo profilizohet si e djathë, Haradinaj theksoi “Është në vullnetin politik të PDK-së të vendos nëse ata profilizohen si parti e djathtë. Ky do të ishte një avancim në skenën politike, por Aleanca dhe koncepti ynë qeverisës dallon me konceptin e sotëm të PDK-së në shumë aspekte. E them edhe njëherë besoj shumë që në të mirën e vendit është që vendit me i dhanë një qeveri përmes të cilës qytetarët munden me pa qeverisjen e sotme Thaçi sa e dëmshme është, dhe një qeveri Haradinaj sa e dobishme do të jetë për vendin”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi