Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Propaganda politike” në arsim

Shko poshtë

“Propaganda politike” në arsim Empty “Propaganda politike” në arsim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 27, 2009 8:10 pm

“Propaganda politike” në arsim

Deputeti Agim Veliu
Debate
“Propaganda politike” në arsim Sh_b

“Propaganda politike” në arsim Agim%20veliu%20(Small)
Çështja e licencimit ë institucioneve private në Kosovë deri vonë ishte një prej temave më të rëndësishme të debateve politike, institucionale dhe mediale. Marrja e licencave të të gjitha institucioneve të larta në Kosovë dhe kërkesa për rilecencim është politizuar deri në skaj me ndrjen “për” dhe “kundër”. Agim Veliu ish-ministër i Arsimit dhe deputet i LDK-së shpjegon proceset e licencimit të institucioneve të larta në kohën sa ishte ministër i Arsimit.
“Institucionet e arsimit privat kanë qenë të licencuara në bazë të ligjit për arsimin e lartë dhe udhëzimin administrativ të Ministrisë. Ndërkaq vendimi i Qeverisë së tashme që pas një raporti të Agjencisë britanike për vazhdimin e licencimit të institucioneve private për mua, e kam thënë edhe më herët, ka qenë një vendim jo i matur mirë dhe i gabuar. Arsimi privat i nevojitet Kosovës, sepse Kosova ka përfshirje të ultë të maturantëve në Evropë, dhe institucionet private, sidomos ato universitare e kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në arsimin në Kosovë dhe vendimi për mos licencimi të të gjitha institucioneve ka qenë vendim i gabuar. Është dashur të bëhet ndoshta një seleksionim dhe ndonjë nga institucionet është dashur të përmirësojnë diçka në punën e saj, por ka pasur institucione shumë serioze të arsimit të lartë, dhe një vendim i tillë i qeverisë besoj se e ka dëmtuar arsimin privat në Kosovë.
Në ndërkohë ne nuk duhet të pretendojmë që arsimi në Kosovë, apo në një vend ka përmirësime vetëm gjatë një periudhe, apo gjatë një viti të qeverisjes. Kjo do të ishte tepër e gabuar nëse dikush mendon ashtu. Unë konsideroj se në Kosovë është bërë një reformim i arsimit. Në kohën sa kam qenë unë ministër ai reformim ka vazhduar dhe është përmbyllur në atë periudhë. Ka qenë një periudhë e reformimit të sistemit arsimor në përgjithësi dhe rezultatet e reformimit pritet pas disa vitesh të shihen. Të pretendosh se ka rezultate, se ka përmirësime gjatë një viti, është tepër jo serioze dhe tepër qesharake. Nuk shihet ndonjë përmirësimi kush e di sa në arsimin e Kosovës gjatë një viti që e lëmë pas.
Edhe këtu ka politikë në ndërtimin e objekteve shkollore. Qeveria vitin e kaluar ka pasur një buxhet më të madh për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, që unë e përshëndes, ndërsa përpjekjet e mija të vazhdueshme dhe kërkesat e mija kanë qenë që Kosovës i mungon ende hapësira shkollore e mjaftueshme. Në të vërtet një ndër sfidat e ministrisë ka qenë mungesa e objekteve shkollore të mjaftueshme për zhvillimin e arsimit. Unë përshëndes ndërtimin e objekteve të reja shkollore, por këtu ka edhe elemente të fushatës të përpjekjeve të përfitimeve të ndryshme politike, etj. Tash ato shkolla që janë duke u ndërtuar në këtë qeveri ato kanë qenë projekte në kohën kur unë kam qenë ministër, kështu që kjo nuk është dashur të politizohet. Fundja hapësirat shkollore i kam paraparë edhe në strategjinë zhvillimore për arsimin fillor dhe të mesëm 2007-2017, e cila strategji edhe është aprovuar në kohën sa unë kam qenë ministër, e cila është vlerësuar si nga institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare si një prej strategjive sektoriale më të mira. Unë e kam vërejtur se MASH po bënë përpjekje të punojë në bazë të asaj strategjie, dhe aty kërkohet edhe ngritja e cilësisë, edhe rritja e hapësirave shkollore, ngase unë atë kohë e kam identifikuar se ka shkolla që punojnë më tri ndërrime. Është diçka e mirë që po bëhet në Kosovë, por jam kundër asaj që kjo çështje të bahet në kudër të fushatës së politizimeve etj.
Duhet të thuhet se disa nga shkollat kanë qenë të planifikuara edhe në mandatin sa unë kam udhëhequr MASHT-in, mirëpo ka edhe projekte të cilat janë filluar në qeverinë e tashme. Sidoqoftë, “propaganda politike” për arsimin nuk i kontribuon në radhë të parë ngritjes së cilësisë së përgjithshme të arsimit në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi