Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerta Dervishi:Formula e Evropës: Çdo gjë përveç Shqipërisë

Shko poshtë

Blerta Dervishi:Formula e Evropës: Çdo gjë përveç Shqipërisë Empty Blerta Dervishi:Formula e Evropës: Çdo gjë përveç Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 10:03 pm

Formula e Evropës: Çdo gjë përveç Shqipërisë


Blerta Dervishi:Formula e Evropës: Çdo gjë përveç Shqipërisë _--Blerta-
Shkruan Blerta DERVISHI
Ku ka shqiptarë Evropa shef ”vakum”, kështu më mirë i bie të shpif kombe tragjikomike, se sa tu lejojë shqiptarëve drejtësi njëherë së paku gjatë historisë. E këtu fillon faji i shqiptarëve që kërkojnë drejtësi (e jo luftë) me ata që kanë bërë padrejtësi historike ndaj tyre. Drejtësi nuk kërkohet nga okupatori! Kjo do të duhej të ishte prova e historisë shqiptare.

Në rrethana tjera, pak më normale, do të ishte logjike t’i mbroje bullgarët e FYROM-it nga Serbia. Por atyre nuk u pengon që Serbia i shndërroi në “serbë”. Po si e arriti Serbia këtë alkimi politike?
Prej vitit 1912 deri në vitin 1945 shqiptarëve e bullgarëve u ndodhi Serbia si një fatkeqësi historike, ndodhën dy luftëra botërore për të ndërtuar Serbinë e Madhe në Ballkan. Dallimi midis shqiptarëve dhe bullgarëve që jetonin në të ashtuquajturën e mëvonshme Maqedoni, është dallim esencial: Bullgaria ishte fillimisht aleate e Greqisë dhe Serbisë, derisa Shqipëria nuk ishte aleate e tyre. Shqiptarët i dinin interesat e veta dhe qëllimet e Serbisë dhe Greqisë, derisa bullgarët nuk i dinin qëllimet e Serbisë në Maqedoni. Bullgarët atëherë, sikur bullgarët e FYROM-it sot, kishin harruar se serbët bëjnë propagandë kryesisht për vendimmarrësit e fuqive të mëdha të Evropës perëndimore. Nuk e di a është tragjike, ironike apo thjesht vetëm qesharake, kur njerëzit sinqerisht u besojnë rrenave të propagandës që e kanë çpikur vetë, e këta rrenacakë, siç e pranon vet akademiku i tyre (Qosiqi), janë serbët vet. Duke e gënjyer Evropën, e kanë indoktrinuar popullin e tyre, dhe kështu është krijuar filozofia ekspansioniste sllave si bazament i politikës së tyre ”moderne”. Nëse bullgarët e FYROM-it edhe sot vazhdojnë ta rrahin tupanin e krishterimit, kjo do të jetë vetësakrificë e tyre për ndaj identitetit mezi të trilluar. Krishterimi nuk do t’ju dalë në ndihmë, ashtu si nuk u doli as në vitin 1912. Greqia dhe Serbia mbaruan punë me “myslimanët” dhe harruan se ishin duke luftuar në emër të krishterimit kur ia kthyen shpinën Bullgarisë. Pasojat i dimë të gjithë. Bullgarët e Greqisë (si çdo minoritet tjetër në Greqi - i krishterë, mysliman a i pafe) u shtypën dhe u heshtën u asimiluan në të krishterë grekë (orthodoksë). Derisa Serbia (dhe më vonë Jugosllavia) e shndërruan FYROM-in në një fabrikë të tragjedive për shqiptarët, (shpërnguljet, shtypja ekonomike dhe policore, dearsimimi, shndërrimi në qytetar të dorës së dytë, etj.etj.etj.) kështu Maqedonia u bë eksperimentariumi më spektakular në historinë e Evropës. Serbia shpifte identitete në FYROM (sidomos atë “musliman” për t’i ta tjetërsuar identitetin kombëtar shqiptar, për t’i diverzuar shqiptarët e atjeshëm nga pjesa e tjetër e kombit në Shqipëri. Po kështu Serbia veproi edhe me bullgarët. Por bullgarët u asimiluan, e shqiptarët - jo!
Derisa shqiptarët e FYROM-it në disa aspekte dallojnë nga shqiptarët tjerë, sidomos nga feja, ata megjithatë ndihen shqiptarë. Qëllimi për ta forcuar islamin në mes të shqiptarëve të FYROM-it, kishte qëlllim që identitetin fetarë ta krijonin si ”identitet parësor” në përpjekje për ta “zëvendësuar” me identitetin shqiptar. Në teori, një gjë e tillë është logjike, nëse dikush është shumë fetar, ai do të identifikohet me ata që e ndan fenë dhe jo gjuhën, traditën dhe historinë. Me fjalë tjera për një mysliman fetar shqipfolës, më i afërt është një somalez sesa një shqiptar i krishterë. Por ajo që ishte ”logjike” në teori, rezultoi në paradoks në realitetin e FYROM-it. Shqiptarët atje e ”trashën pak fenë” por mbetën megjithatë shqiptarë, madje shqiptarë patriotë, atdhetarë. Ndërsa bullgarët e FYROM-it u shndërruan në identitet të ri, (dhe turpin e Bullgarisë) duke u indoktrinua si maqedonas edhe “antik” edhe sllavë në të njëjtën kohë! Tek e fundit këtu nuk është relevant ”procesi” ose çfarë ndodhi në ”mendjen kolektive” të bullgarëve të FYROM-it, por ndodhi që shqiptarët të shtypen nga një popull i shpifur, nga një ”populli” që nuk është komb, që nuk e dinë as vetë çka janë. E natyrisht metoda më e mirë për të forcuar (e në këtë rast për ta krijuar) një identitet është ta gjesh ndonjë ”viktimë” (që nuk është në pozitë të të kërcënojë) që e shpall armik, dhe armiqve të vërtetë ju hyn në hak duke ju treguar se kanë armiq të përbashkët. Të gjithë e dimë çfarë ndodhë me shpirtin e robit kur ia jep një kamxhik në dorë. Robi për dallim prej ”zotëriut” (që ka përvojë në përdorimin e kamxhikut), as nuk ka mëshirë e as ndonjë sens të sofistikuar të masës. Robi fishkëllinë kamxhikun deri sa nuk mundet më. Kur robi furnizohet edhe me shtypshkronjë, e institucione shtetërore, robit i shkon mendja se është bërë zotëri, por robërit e këtij rasti konkret e kanë zgjedhë ”viktimën” e gabuar.
Shqiptarët nuk janë aq të dobët sa mendojnë bullgarët e FYROM-it, dhe në fakt ua sigurojnë ekzistencën këtyre bullgarëve. Shqiptarët janë populli më pragmatik i Ballkanit, dhe nuk lodhën fort si duan bullgarët e FYROM-it ta quajnë vetën, por natyrisht jo në kurriz të shqiptarëve. Dhe nëse shkojmë në bërthamë të çështjes, bullgarët e FYROM-it nuk janë fajtorë. Fajtorë janë shqiptarët dhe Evropa, në mënyra shumë të ndryshme. ”Faji” i Evropës në këtë rast është që refuzon të devijojë prej politikës së saj ”çdo gjë përveç Shqipërisë”. Forcimi artificial i Serbisë dhe Greqisë për t’i kontrolluar popujt tjerë në Ballkan, dështoi pas një shekulli të tëre, dhe aty ku duhej të udhëhiqnin popujt “e zgjedhur” të Evropës, është krijuar ”vakum i forcës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi