Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:HYRJA NË DATËN 21 DHJETOR 2012

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:HYRJA NË DATËN 21 DHJETOR 2012 Empty Sabit Rrustemi:HYRJA NË DATËN 21 DHJETOR 2012

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 21, 2012 9:28 am


Sabit Rrustemi:HYRJA NË DATËN 21 DHJETOR 2012 560881_3304983354420_1641162823_n

Sabit Rrustemi:HYRJA NË DATËN 21 DHJETOR 2012

ndodhi krejt pahetueshëm
si netëve të tjera
akrepët nuk i zura në zero - zero
as që më shkuan sytë kah ora
sa i a ula zërin KTV-së
për t' mos i prishur Artit gjumin
pas gjithë atij buzëgazi
çela derën
aty tek dollapi i shkallëve
ngroha fytin me raki shpie
e dola jashtë

rrethuar prej qetësie
të ftohtin e kish përpirë toka
qielli çiçërr vezullonte prej yjesh
hëna sa kish kaptuar Bjeshkët e Nemura
shpendtë nëpër Çepur i kish zënë gjumi
As Kita as Roni zë nuk lëshuan
mësa këndezët

vetëm e teshtitura ime
trembi fletët e thara të një luleje
aty skaj porte
një herë dy tri

asgjë të zjarrtë përvëluese nuk pashë
as ndjeva
përveç teje
imja dashuri

po e lë trupin këtu
e po nisem kah ty

ta përshëndes veten time
tek ata dy sy

duke mbyllur një kalendar të vjetër
për t' hyrë në një kalendar të ri
me zemrën e paqtë e plot dashuri


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi